FOTOT/ Oscar Pistorius pëson një krizë në sallën e gjyqit

4 Mars 2014, 22:12Lifestyle TEMA
FOTOT/ Oscar Pistorius pëson një krizë në sallën e

Ai është një nga gjyqet më të ndjekura në histori.

Bëhet fjalë për gjyqin ndaj Oscar Pistorius, atletit paraolimpik nga Afrika e Jugut, i akuzuar se ka vrarë të dashurën e tij, Reeva Steenkamp më 14 shkurt të vitit të shkuar.

Kjo ishte dita e dytë e gjyqit, që transmetohet live nga mediat, përveç dëshmive.

Pistorius e ka mohuar akuzën e vrasjes, duke u shprehur se ai ka qëlluar pas mendoi se në shtëpi ishte futur një hajdut.

Por dëshmitë e para të fqinjëve flasin për të kundërtën.

Ata thonë se kanë dëgjuar zhurmë nga shtëpia, që dukej si një zënkë mes çiftit.

Avokati i Pistorius ka deklaruar në përgjigje të fqinjëve se truri i Reeva Steenkamp ishte dëmtuar aq shumë, sa ajo nuk mund të thërriste për ndihmë.

“Me plumbin në kokë, ajo do kishte rënë përtokë menjëherë dhe nuk do reagonte,” tha avokati.

Në këto momente, atleti u pa duke vënë kokën mes duarve. Më pas ai nxori një shami nga xhepi dhe fshiu lotët.

Disa thonë se është një shfaqje, të tjerë besojnë se gjyqi do jetë i lodhshëm për të dhe në një moment ai do rrëfejë krimin e rëndë.

Në media ka pasur raportime se nëna e modeles së vdekur ka deklaruar se e ka falur Pistorius, por sërish nuk mund ta shohë në sy për atë që ka bërë.

Gjyqi vazhdon, ndërkohë që përpara godinës së gjykatës ka pasur grumbullime njerëzish.

Vendimin do e marrë një gjyqtar, pasi në Afrikën e Jugut nuk ka juri.

Ekspertët thonë se fati i vendimit do varet kryesisht nga analiza balistike e prokurorisë.

3 komente në “FOTOT/ Oscar Pistorius pëson një krizë në sallën e gjyqit”

  1. Cavaliere says:

    Eshte skandaloze se ku kane arritur mediat e ksaj Bote te pascrupullt…
    duke shfrytezuar vdekjen e nji femre te re, thjeshte per perfitime ,
    absurde ,duke mbushur gazetat e Botes me foto trillime nga me bixarret ,
    fantazite e te cileve do frymezonin edhe regjizoret e tipit Tarantino, me te tilla Show Mediatik. Te shvendoses vemendjen e njerezimit ne te tilla Tema ..nderkoh qe Bota perballet me te tjera problemme buooh ,nji teme normale si kjo (qe s’kan asgje me shume se cdo gjyqe tjeter i ksaj Bote , VIP ose jo njerez jane te gjithe )duke i dhene nji rendesi kaq te madhe ,pompuar me ajer artificial ..kjo eshte mjaft e trishtushme per kte shoqeri fallso e hipokrite. I shkreti njeri si manipulohet nga media ,si mashtrohet nga bla bla bla-te kte art Brain Washing qe quhet Tv-on.
    Nderkoh qe fare mire dihet se ky kriminel dhe aktor diletant e ka vrare ate femer aq te mrekullushme ,aq te re . Cfar funderinash mban kjo Bote.

  2. Zigur Qarri says:

    Komplekset te bejn kriminel.Te lidhesh me nje njeri me shenje,kur je nje femer e lakmuar….!

  3. Per ne qe skuptojm ! says:

    Ky felliqesir kriminel, qe si shum po meren mediat dhe bota me te,te denohet te hidhet ne qeli e te bien rehat manipulimet e “kembeve prej hekuri”se na “preku” shum loja e tij ! Sakat te mir a gjen ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje