Ringjallet një virus gjigand që ‘flinte’ prej 30 mijë vitesh

4 Mars 2014, 11:10Lifestyle TEMA

Një virus i lashtë, që ishte në gjendje të fjetur prej më shumë se 30 mijë vitesh, është ringjallur.

Sipas BBC, virusi u gjet në tokën e ngrirë në Siberi, por pas shkrirjes, tani mund të infektojë sërish.

Shkencëtarët francezë thonë se ai nuk përbën rrezik për njerëzit dhe kafshët, por shtojnë se të tjerë viruse mund të çlirohen, ndërkohë që toka ekspozohet gjithmonë e më shumë.

Profesori Jean-Michel Claverie thotë se është hera e parë që një virus është sërish infektues pas një kohe kaq të gjatë.

Ky patogjen i lashtë u zbulua 30 metra në thellësi të tokës së ngrirë.

I quajtur Pithovirus sibericum, ai i përket klasës së viruseve gjigande që u zbuluan dhjetë vjet më parë.

Ai është 1.5 mikrometra dhe është më i madhi që është zbuluar.

Testimet kanë zbuluar se virusi mund të sulmojë amebat, që janë organizma me njëqelizore, por nuk infekton njerëzit apo kafshët.

Megjithatë, shkencëtarët besojnë se ka të tjerë patogjenë vdekjeprurës, që janë të izoluar në tokën e ngrirë të Siberisë.

Ata shtojnë se i gjithë rajoni është në rrezik pasi toka e ngrirë ka ardhur duke u reduktuar, ndërkohë që ndryshimet klimaterike mund të ekspozojnë viruset e rrezikshme.

13 komente në “Ringjallet një virus gjigand që ‘flinte’ prej 30 mijë vitesh”

  1. Ana says:

    Duket qe nga emri sa I rrezikshem qe eshte !!…

    1. Pelasgian says:

      hahahahahahahhahahahahahahahhahahhahahahahaha oooo sa kam qesh me batuten tende ,,,, e rilexova edhe 1 here se ne fillim nuk e kuptova se per ca e kishe fjalen ….hahhahahahaha je e madhe !

  2. ALLAHILE says:

    Dhe si gjithmon te tilla zbulime apokaliptike shoqerohen me thenjen klasike ,si tashme eshte e njohur ;” Jane zbulime qe ben “Shkenca” per te miren e njerezimit !!!!!!!!!!!!!!!
    Edhe bomben Atomike prandaj e shpiken kta, thane te njejten shprehje ;
    “Per ti ardhur ne ndihme njerezimit” !

    1. fausti says:

      po po edhe gribi i derrit eshte nje arritje shkencore e laboratorve per te miren e njezimit (KOMPANIVE FARMACEUTIKE).
      po lista e te mirave te shkences per perfitime ekonomike eshte e gjate
      -ADIS
      -SARS
      -LOPA E CMENDUR …………….. etj.

      faleminderit shkences

  3. elinor says:

    Na duhet sa me pare nje vaksine per te mbrojtur shume nga komentuesit njeqelizor te Tema!

    1. tahipi says:

      elinor ..virusin e ke ..mose vri mendjen per gjilper ..se do vij dhe gjilpera ceshtje kohe ,,e de nguleh te nje qelizoret pa merak.

  4. GopNgrenesi says:

    Virus qe i fillon emri me Pith! Une jam i infektuar me duket ?

  5. jusufi says:

    Hahahahhah ky o ai mer ,Elinori i infektu pre k.ari ?
    I ka depertu Sida n’tru te pedes.
    A thu qi ky virus te ket fjet mrena sums elinorit ! Vallaj o zbulim ky jo shaka .

    1. elinor says:

      Ik jusuf se t’i thashe tahipit…ta gjen gjilperen edhe ty!

  6. sel dushku says:

    Ne shqiptaret kemi 23 vjet qe jemi infektuar nga virusi i rrezikshem Saleh Ram Birisha dhe prap po rezistojme

  7. Niko says:

    Eshte femer ajo qe kapi emrin e virusit se mashkullit nuk i bie nderment

  8. Ana says:

    Jo, jo Niko. Jam mashkull 100 karat, po thashe te fshihem si femer qe te mos me shajne. Shendet Niko dhe gjithe te mirat byrazer !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje