Meksika vret trafikantin e ... ekzekutuar tre vjet më parë

10 Mars 2014, 10:06Lifestyle TEMA

Zyrtarët në Meksikë thonë se kanë vrarë një trafikant droge, që ishte raportuar si i vrarë tre vjet më parë.

Sipas BBC, Nazario Moreno, i njohur edhe si “I çmenduri”, ishte themeluesi i kartelit “Familja” dhe shihej si një lider shpirtëror.

Vdekja e tij u raportua fillimisht në vitin 2010, por askush nuk e pa trupin e tij dhe pati zëra se e kishin parë gjallë.

Policia thotë se tani ka provuar përmes gjurmëve të gishtërinjve se viktima është Nazario Moreno Gonzalez.

Policia e ndaloi atë në një postbllok, por kur i kërkoi që të dorëzohej, ai hapi zjarr.

Ky është suksesi i dytë më i madh për policinë meksikane pas arrestimit të Joaquin Guzman, të njohur edhe si “Shkurtabiqi”.

1 komente në “Meksika vret trafikantin e … ekzekutuar tre vjet më parë”

  1. vedat says:

    A ka mare pension,keto kohe qe ka qene i vrare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje