Shteti amerikan i Kolorados bëri të ditur se ka mbledhur 2 milionë dollarë në taksa nga legalizimi i hashashit.
Sipas BBC, kjo shumë u mblodh brenda muajit janar.
Kolorado u bë i pari shtet në SHBA që legalizoi shitjen e kanabisit për qëllime tregtare.
Dyqanet u hapën për biznes më 1 janar 2014.
Në total, 59 firma hashashi kanë paguar taksa për një xhiro të përllogaritur në nivelin e 14 milionë dollarëve.
Por shteti ka mbledhur 3.5 milionë dollarë taksa nga hashashi po të llogaritësh edhe firmat që e shesin për qëllime mjekësore.
Paratë do të shkojnë për shërbime në favor të të rinjve, për trajtimin e atyre që abuzojnë me substancat dhe për shëndetin publik.
Shumë shtete të tjera të SHBA janë duke ndjekur nga afër shifrat e Kolorados.
Së fundmi, presidenti Barack Obama tha se hashashi nuk është më i rrezikshëm se alkooli.
Ai ka udhëzuar Departamentin e Drejtësisë që të ndalojë procedimet ndaj bankave që bëjnë biznes me firmat e kanabisit.
Epo si ti behet qe se kapercejme dot fanatizmin Shqipetar, z’dalim dot nga egoja jone, duhesh legalizuar me kohe por nuk eshte vone gjithsesi.
Po te legalizohet ne Shqiperi, Lazarati mbledh 2 milione dollare per nje dite…
Po u legalizua kanabisi, kaonët e baba Mondit do të hedhin në erë me tritol të gjithë Shqipërinë….!
Nuk mund t’ia dalësh me mafiozët e drogës….!
Mos krahasoni Koloradon me Shqiperin,, ne jemi 20-30 vjet mbrapa botes,, e nuk e perballojme dot te kemi dhe kartela droge ne Shqiperi,, pastaj kanabisin nuk e kultivojne fshataret e thjeshte, por bosat e medhenje me lidhje politike, e nese legalizohet do behet nje kaos i madh qe do habiteni.
legalizimi largon blersit nga tregu i zi. kushtet natyrale jane te favorshme en shqiperi qe te rrisesh nje sasi personale. kjo e largon perdoruesin nga tregu i zi dhe ul kerkesen. te pakten nuk do kete probleme ne tregun e brendshem.
persa i perket tregut te jashtem dhe mbjelljes ne sasi te medha te pa lejueshme aty ka dore qeveria se jane lehtesisht te monitorueshme.
Ky do te hynte ne kategorite e meposhtme.
1. Artikull i Porositur per te hapur debat dhe bere gazeten me dinamike
2. Artikull i Porositur nga ata qe kane interes ta fusin kete fenomen ne shina Biznesi
ose
3. Koment i nje personi qe eshte ne favor
Nqs eshte e dyta, mire do te ishte ta kishte shkruar tek komentet.
4. Me 3.5 milion USD qe po fiton, shteti i Kolorados ia ka hedhur. BRAVO
5. Edhe ne kemi METALURGJIK ne ELBASAN
Mbledhim ndonje takse.
Por nuk e di, po fitojme apo po humbasim.
Rikuperimi i Rrumpalles Ekologjike, mendoj se do te kushtoje me shume.
6. Edhe me kete, sugjerim, koment, artikull, eshte e njejta logjike.
Kush humb dhe kush fiton, dihet.
nqs legalizohen kultivimet atehere duhet te legalizohen edhe konsumimet
sa shtete e lejojne konsumimin????????
me sa di une i vetmi ne europe hollanda ne vende te caktuara
pra eshte shume heret sepse nje tregti e tille duhet te jete e ligjshme dhe sot asnje shtet nuk importon me ligj