Zyrtarët e shëndetit në SHBA kanë publikuar detaje të një rasti të rrallë të infektimit me HIV në një marrëdhënie homoseksuale mes femrash.
Sipas BBC, një 46- vjecare e mori virusin gjatë marrëdhënies gjashtëmujore me një grua pozitive me HIV në Teksas.
Lajmin e bëri të ditur Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
Virusi mund të transmetohet nëse lëngjet e trupit bien në kontakt me të çara, gërvishtura apo membranën e mukusit.
Në rastin në fjalë, çifti kishte bërë kontakt seksual direkt, pa përdorur barriera mbrojtëse.
Partnerja e painfektuar më parë thuhej se ka pasur një histori marrëdhëniesh heteroseksuale, por jo gjatë 10 viteve të fundit.
Po ashtu ajo nuk ka pasur mundësi tjetër ekspozimi ndaj HIV për shkak se nuk ka përdorur as drogë me shiringë.
Dhe thone pastaj pse nuk e honepsni dot Kristina Pinderin dhe il avokation ?