Hamilton shokon fansat e Shumit: Çdo gjë ndodh për një arsye

14 Mars 2014, 09:55Lifestyle TEMA

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton i shokoi fansat e këtij sporti me përgjigjen që dha kur u pyet për aksidentin e Michael Schumacher.

“Çdo gjë ndodh për një arsye,” tha Hamilton.

Shtatë herë kampioni i Formula 1, Michael Schumacher është në koma të induktuar prej thuajse 11 javësh, pas një aksidenti me ski.

Dy ditë më parë familja e tij bëri të ditur se ai po tregon shenja të vogla inkurajuese.

Ata thanë se janë të bindur se Schumi do ia dalë dhe do zgjohet.

Përkrahësit e Hamilton thonë se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti, pasi ai është shprehur se ka besim që Schumi do zgjohet nga koma dhe do e marrë veten plotësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje