FOTOT/ “Ti je martuar me Zotin dhe babai është i dashuri yt”

21 Mars 2014, 20:26Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Ti je martuar me Zotin dhe babai është i dashuri

Quhen ‘ballot e dëlirësisë’ dhe po përhapen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani zhvillohen në 48 nga 50 shtete.

Në këto ballo, vajza zotohet se do mbetet ‘e pastër’ deri ditën e martesës, duke u ‘martuar’ në mënyrë simbolike me Zotin dhe duke premtuar përpara babait të saj se ajo do jetë e virgjër deri në këtë ditë.

Këto ballo gjigande u ngjajnë ceremonive të martesave.

Të gjithë vajzat, kryesisht rreth 12 vjeç, mbajnë të veshur fustane të gjata të bardhë dhe kërcejnë me baballarët, duke u premtuar atyre se do e ruajnë virgjërinë.

Gjatë ceremonisë, baballarët u japin vajzave ato që quhen ‘unazat e dëlirësisë’, që simbolizojnë angazhimin e tyre për virgjëri.

Në një nga këto ballo, nga më të mëdhatë në SHBA, 60 baballarë angazhohen për të mbrojtur zgjedhjen e vajzës së tyre për dëlirësi.

Ata nënshkruajnë një kontratë, në të cilën angazhohen përpara Zotit për të mbrojtur virgjërinë e vajzave të tyre.

Një dokumentar televiziv sjell detaje nga këto ceremoni.

Në një prej tyre, Ron, themelues prej 16 vitesh i kësaj ballo, i jep unazën vajzës së tij.

“Kjo është për të të kujtuar se të ruash dëlirësinë tënde si një gjë të rëndësishme. Mbaje në unazë që ta kuptosh se tani e tutje je martuar me Zotin dhe babai është i dashuri yt”.

10 komente në “FOTOT/ “Ti je martuar me Zotin dhe babai është i dashuri yt””

  1. tironsi says:

    Po ndonje dhemb te prishur lejohen te heqin keto para martese…?
    Nuk quhet prishje virgjirise..?

  2. Dritan says:

    pse nuk i nxirrni komentet apo vetem ato qe ju interesojne ne “misionin teper fisnik”

    1. Besniku says:

      Nje Bravo te madhe kesaj nisme. Jo per zotin por i mbron vajzat nga ky degjenerim qe sa vjen edhe shtohet ne rruzullim tokesor. Nga njera ane te gjitha vajzat myslimane qe martohen qe femije plus qe mbulohen me perce edhe nga ana tjeter Perendimi qe i nxjer lakurqesine. Eshte per tu vleresuar vertet.

      1. dije says:

        1.vajzat muslimane nuk martohen qe femije
        2. ato martohen ne baze te te njejtit mision simbol si keto, pra jan te vigjera derisa ikin tek burri.

  3. edi says:

    sa i ofenduar ndihem qe nje nga gjuhet simbol te mbrojtjes se kultures europiane nga sulmet e barbareve tani flitet nga barbaret qe pretendojne ta kene edhe te tyren.

  4. Greis says:

    Kjo ne fakt eshte nje ceremoni qe te krishtetet ungjillore bejne per te mbrojtur femijet e tyre nga ajo qe sot eshte bere e modes kudo ne bote” seksi para marteses”. Per disa mund te duket anormale, per mua ka shume rendesi sepse nuk do te doja kure qe femijet e mij te hynin ne te ketilla mardhenje qe cojne ne shkatrim te trupit, mendjes. Seksi u dizenjua nga Zoti per nje mardhenje burre – grua per kenaqesi dhe intimitet dhe per ripridhim , dhe sot eshte kethyer ne dicka jashte kontrollit, dicka qe nuk e nderon ate qe e ka krijuar ne kete rast Zotin.

  5. I KRISHTERI says:

    TE JESH NJERI DO TE THOTE TE JESH I MORALSHEM SIPAS LIGJEVE TE ZOTIT,ATA QE JETOJNE NE VIRGJERI JETOJNE SI ENGJEJ, LARG NDYRESISE SE BOTES DHE AFER MBRETERISE SE PERENDISE.
    NE TE ASHTUQUAJTUREN KOHE MODERNE MEKATI DHE IMORALITETI ESHTE BERE MODE, POR PASOJAT NUK DO VONOJNE.

    1. fshatari says:

      Me acarohen nervat kur i drejtoheni zotit per cdo gje.
      Mblidheni mendjen o trushkulur qe e kaloni jeten me frike-Zoti nuk ekziston.Ekzistojne vetem ligjet e natyres

  6. I KRISHTERI says:

    NE DITEN E FUNDIT TE JETES CDO NJERI KUPTON FUQINE E ZOTIT,

    NE QE MOHUAM PERENDINE PER QINDRA VJET QE NE PUSHTIMIN OSMAN,KEMI SOT REALITETIN ME TE HIDHUR NE EUROPE, VARFERI INJORANCE KRIM HIPOKRIZI PABESI URREJTJE,SEPSE ISHIM KUNDER PERENDISE,

    EDHE FIJET E FLOKUT TEND JANE TE NUMERUARA

  7. - says:

    nje gje eshte e sigurt qe keto vajza jane te garantuar qe nuk do vuajne nga semundje te transmetuara nga seksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje