Papa sulmon mafian: Do shkoni në ferr, pasurinë s'e merrni në jetën tjetër

22 Mars 2014, 10:15Lifestyle TEMA

Papa Françesku ka nisur një fushatë sulmesh e kritikash ndaj mafias, duke paralajmëruar gangsterët se do të shkojnë në ferr nëse nuk pendohen dhe ndalojnë së bëri keq.

“Paratë me njolla gjaku, pushtetin me njola gjaku, nuk e merrni dot në jetën tjetër, pendohuni,” tha ai.

Sipas BBC, ai po fliste në një meshë me të afërmit e atyre që janë vrarë nga mafia.

Papa ka folur shpesh për të keqen e korrupsionit dhe ka shkruar madje një libërth për këtë çështje në vitin 2005, kur ishte kryepeshkop në Buenos Aires.

Takimi, që u zhvillua të premten në Romë, ishte organizuar nga një grup qytetarësh, të quajtur Libera.

Qëllimi ishte që të tregohej se Kisha Katolike është kundër krimit të organizuar, duke refuzuar kështu lidhjet historike me bosët e mafies, që pretendojnë se janë katolikë të mirë.

“Kjo jetë nuk u jep ju kënaqësi apo lumturi. Keni akoma shumë kohë që të mos përfundoni në ferr,” tha Papa.

Korrespondenti i BBC thotë se ka një listë priftërinjsh trima në Itali, që kanë dalë kundër mafies, madje duke e paguar edhe me jetë.

Megjithatë, ai shton se Kisha është akuzuar se nuk ka bërë aq sa duhet për të konfrontuar gangsterët.

3 komente në “Papa sulmon mafian: Do shkoni në ferr, pasurinë s’e merrni në jetën tjetër”

  1. Neorealizmi says:

    Ne shembullin e Papes edhe imami i Shkodres do te denoncoje vjedhjen e pasurise te shkodraneve nga mafia e Jozefines.

  2. Bakër Bitum Zinku says:

    Edhe Zoti mafjoz paskërka ken perderisa bota osht ndërtu e padrejt.

  3. ? says:

    po kunder porn industry?!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje