Facebook do ofrojë internet për të gjithë me drone

28 Mars 2014, 20:12Lifestyle TEMA

Facebook ka një plan ambicioz për të ofruar internet për dy të tretat e botës që nuk kanë akses, duke përdorur satelitët, lazerët dhe mjetet fluturuese të telekomanduara (drone).

Kjo u bë e ditur nga themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg.

Projekti do i vendosë ata në konkurrencë direkte me Google, që ka në plan të ofrojë akses në internet duke përdorur aerostatet.

Sipas BBC, qëllimi i këtyre kompanive gjigande është që të zgjerojnë audiencën e tyre, veçanërisht në botën në zhvillim.

Facebook thotë se ka në plan që të ngrejë një flotë me drone që furnizohen me energji nga dielli.

Kompania ka kontraktuar që tani disa firma të specializuara në këtë drejtim.

Më herët ishte folur se Facebook do blejë kompaninë e prodhimit të drone-ve, Titan.

Qëllimi është që kompania të zgjerohet përtej 1.2 miliard përdoruesve.

Facebook ka lidhur që tani marrëveshje me operatorët e telekomunikacioneve në Paraguaj dhe Filipine për të dyfishuar numrin e atyre që përdorin internet në këto rajone.

Mark Zuckerberg ka deklaruar se interneti është një e drejtë njerëzore themelore.

3 komente në “Facebook do ofrojë internet për të gjithë me drone”

  1. mark marku pri shpali says:

    ” Mark Zuckerberg ka deklaruar se interneti eshte nje e drejte njerezore themeleore ” . Atehere bej te mundur qe tua japesh falas aksesin , bleju edhe nga nje kompjuter . Jane te mire per moral kta pasaniket e rinj , sidomos kur morali qe bejne u shton pasurine e tyre .

  2. Droni duket dicka mjaft praktike nji shanc IDEAL per abuzusit e ksaj bote .

  3. Tironci says:

    ai ta jep falas dhe prape fiton,se ne c do faqe fut edhe reklama dhe firmat paguajne per reklamat te shesin mallin.ky eshte qellimi,dhe keshtu jane bere te pasur,pa menduar informacionet e cdo personi qe shkojne tek ata qe i duan dhe paguajne shume per to.Mendo qe te jesh duke dhjere ne banjo dhe ata e dine se cfare po ben.Ky eshte reziku dhe do vije koha qe njerezit do ta urrejne internetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje