Ish- zëvendësministrja e Jashtme, Edit Harxhi, ka shfrytëzuar pesëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe vizitën në Tiranë të Jonathan Moore, Drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, për të promovuar një OJQ të saj për politikën e jashtme, çka do të jetë puna e re e saj në të ardhmen.
Data e konferencës është përzgjedhur ditën kur shumica e drejtuesve të vendit janë jashtë Shqipërisë dhe Moore e ka “pushim” në pritje të tyre.
Harxhi, e cila ka qenë personi kyç i Berishës në Ministrinë e Jashtme për tetë vite, mbahet mend se si një vit më parë, në prag të zgjedhjeve, shpërndau në media lajmin e shkarkimit të ambasadorit Aleksandër Arvizu, i cili për ironi të fatit është ende në detyrë përtej mandatit.
Moore është treguar i kujdesshëm në mesazhet e tij në konferencën e Harxhit, por mungesa e ambasadorit Arvizu duket se reflektonte jnë çarje mes ish- diplomates së Berishës dhe ambasadës.
Vetë Moore ka qenë pjesë e lobomit të Podestës për një mandat të ri të Berishës.
Ai u shfaq me tezat e tij tre muaj përpara zgjedhjeve, por rezultati i thellë provoi pafuqinë e lobimit.
Prezenca e tij në një konferencë të PD-së duket se është edhe çështje e inercisë së raporteve të vjetra me administratën e Berishës.
Moore: Dialog dhe bashkëpunim. Vendimi për statusin s’duhet të kushtëzohet nga ajo çfarë ndodh në Shqipëri
Drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit Jonathan Moore i ka drejtuar një apel politikës shqiptare që të dialogojë dhe bashkëpunojë për realizimin e reformave, ndërtimin e shtetit dhe një sërë çështjesh të tjera. I pranishëm në konferencën ndërkombëtare me temë “Bashkëpunimi transatlantik për paqe dhe siguri në Ballkan: axhenda shqiptare për integrimin në BE dhe në NATO”, Moore apeloi që vendimi për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajt e ardhshëm nuk duhet të kushtëzohet nga ajo që ndodh në Shqipëri.
Në këtë kuadër, zyrtari amerikan apeloi që pavarësisht se palët nuk mund të bien dakord për shumë çështje, ato duhet të dialogojnë për të çuar përpara vendin.
“Nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria ka një shoqëri dinamike. Sikundër dinamizmi i partive politike është shumë i madh, madje është shfaqur edhe më shumë se nga çfarë keni nevojë. Është partia e Kryeministrit Rama, partia e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, partia e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, partia e Fatmir Mediut dhe nëse shtrohet pyetja se me cilën parti janë SHBA-të unë po ju them se ne jemi me qytetarët shqiptarë, ne duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, ne duam të shohim progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, ne jemi partner të fortë të BE-së”, theksoi Moore.
Ndërsa përgëzoi dialogun mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe hmologut të tij serb Ivica Daçiç, zyrtari i lartë amerikan theksoi se një dialog dinamik mund të ndodhë edhe në Shqipëri, ku Kryeministri të dialogojë me Kryetarin e Bashkisë apo anasjelltas.
“Edhe në SHBA demokratët dhe republikanët nuk bien dakord për një sërë çështjesh në SHBA, por në të gjitha rastet dialogojnë, ndaj të gjitha forcat politike në Shqipëri duhet të dialogojnë mes tyre për të ecur përpara drejt BE. Ajo që mund të ndodhë në muajt e ardhshëm në lidhje me statusin e Shqipërisë për vendin kandidat nuk duhet të kushtëzohet nga ajo që ndodh këtu”, theksoi Moore.
Në këtë kuadër ai shtoi se nëse Shqipëria ia del mbanë që në muajin qershor të marrë statusin e vendit kandidat, atëherë është shumë e rëndësishme që mes palëve të ketë dialog, të ketë një bashkëpunim konkret.
“Ju keni bërë një rrugë të gjatë që nga rënia e regjimit diktatorial, por keni një të ardhme të ndritur përpara, ne jemi partnerët tuaj dhe ju jeni partnerët tanë”, theksoi Moore.
Përsa i takon zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se SHBA duan që të gjitha vendet e rajonit të bëhen pjesë e NATO-s, por çdo vend anëtar i Aleancës, përfshi këtu edhe Shqipërinë, ka të drejtë të japë opinionin e tyre.
“Të gjitha vendet që nuk janë anëtare të Aleancës kanë të drejtë të aplikojnë. Ne jemi në pritje që Kosova t’i bashkohet Partneritetit për Paqe dhe të bëhet pjesë e NATO-s. Por ekzistojnë edhe vende që nuk kanë aplikuar për anëtarësim sic është rasti i Serbisë. Mali i Zi mund të bëhet pjesë, kurse për Maqedoninë është çështja e emrit. Pra për vende të ndryshme ka stade të ndryshme, por ne duam që të gjitha vendet e rajonit të bëhen pjesë e NATO-s”, theksoi Moore.
Po ky nuk ka ndonje pune ne Amerike se ngeli ketu
Duket qarte qellimi i ketij vizitori qe te beje Shqiperine lesh e li. Kjo eshte pergjigja e vazhdushme per refuzimin e armeve kimike. Dergimi i ketij personi qe te aktivizoje opoziten kunder qeverise. Presion ndaj qeverise duke mbeshtetur opoziten qe te ngrihet ne demonstrata dhe te kaloje vendin ne kaos. Shume keq, qellimi eshte shume i lexueshem. Gjithcka ka takuar eshte Basha, Harxhi, Nishani dhe sigurisht kryehorrin Berisha, do te vije ne listen e takimeve. Shume turp.
Zoti Moore eshte nje person i shkelqyer, me nje karriere te paster ne Departamentin e Shtetit Amerikan.
Shqiptaret e dine mire qe Amerika dhe Turqia jane dy aleatet strategjike te Shqiperise.
Sa per pjesmarrjen e Moore ne kete feste te PD, duhet ta kuptoni diplomacine Amerikane qe di shume mire te luaje “Good cop, Bad Cop”.
Moore luan rolin sikur e mbeshtet opoziten, Arvizu te kunderten.
Edi Rama eshte ne pozita te mbeshtetjes se fuqishme nga Amerika, dhe nje nga ndihmat qe i jep Amerika eshte zbutja e Opozites.
disa nga mendimet e tua jane te drejta ne fillim por ardhja e Moore ne kohen kur k/mimnistri eshte ne turne nuk me duket e pelqyeshme per qeverine ndoshta amerikaneve nuk u pelqen arome kimike e EDIT.Levizjet duken shume qarte per politiken shqipetare
udheheqes te rinj ne politike,njerez tolerante me kulture dhe jo fashatare te qyteterizuar dhe qytetare te fshatarizuar me fjalore rrugacesh dhe jo serioze ne vendimarrje pergjegjesish.
Ama eshte e paimagjinueshme vjent tjetri nga Amerika qe te pajtoje politkanet tane —
-Keta politkanet tane sikur i perkasin dy popujve te ndryshem armiq
dhe jo te njejtit komb
Sa per Edit Harxhin, ajo eshte nje femer budallacke qe nuk e ka haberin fare te diplomacise
Te keqen moma a me thote ndokush kjo Edit Harxhi mos ishte ajo islamikja qe kerkonte armikun e jashtem tek Usa pas ’97 mos gaboj?
Po pra, ajo eshte. La nam atehere gjate vizites se saj ne USA.
Zgjatimet islamiste te Saliut,anti amerikane dhe anti europiane,na u mblodhen bashke,me maska te dhjera,per tu dukur dhe nje here ndryshe.
Kur do te na hiqen nga syte e shqiptareve kjo bande kriminale dhe ndytresirsh historike?
Propozoj …………………..
zoti J.Moore te shpallet armik i rilindjes , tani dhe qe administrata Obama dihet qe nuk do rinovohet me , e rregullojme politiken me ata te tjeret
Obama e solli Edin ne Qeveri, dhe po e ndihmon ne cdo hap.
Moore nuk vjen pe Opoziten, por ti thote opozites te uli koken.
Arvizu eshte mik i vertete i Shqiperise.
Shqiperia nuk eshte shtet islamik,sepse ketu te ne vendos Janullatos,per derisa ne krye te kishes ortodokse shqiptare(?) ne Shqiperi do jete nje grek nga Greqia( rast unikat ne Bote)politiken shqiptare do ta komandoje akademia e shkences greke.
jo vetem kishen po shqiperia komndaohet nga te huajt se keni pare sa pseduzyrtare vijne ketu nga Europa be amerika dhe jaipn mednime beni ate e beni kete gje qe ne shtete te tejra nuk guxojne as ne maqedoni me thuaj nje shtet uji i ftohte qe ambasadoret e huaj qe jane ne shqiperi i sillen diku tjeter si tek ne i fusin hundet kudo per cdo gje ligj.
sepse tek ne jane si pocn pilati qe guvernojne nje province europiane qe behen eksperimente
Ti “Uji i ftohtë”, më duket se je “ujë i valuar” dhe i ftohtë në tajare…
Por kjo Erdit. A eshte mashkull apo femer. NNE Harxhi qe punonte ne Ministrine jashtme ishte me nensbtetesi turke. Cdo ne Shqiperi akoma, apo ndoshta di shqip
bravo uji I ftohte
Adi,pyete njehere,se mos ka haruar Saliu ti jape parate e lobimit? Pyete se si shume po na viziton keto muaj.
Perralla aty ishte Arvizu
Ky miku ka ardhe me marre kestin e rradhes.
Te mjeret ne,nuk po na ndahen shushunjat nga trupi.
ky ka ardhe te marre haracin e podestes
Ah,ahah, Zotni Moore qenka me qytetaret e shqiperise!,,, Qe per mbi 50 % te tyre nuk votuan per keta politikane! Ah ah ah per qendrimin hypokrit te zotni Moore,qe kur nuk deshti me dite se pse mbi 50 % te shqiptareve refuzojne keto politikane qe ky perkrah tash e mbi 23 vjete!
Oh tash presim perkrahjen e zotni Moore per ‘popullin’ shqiptar pra…
Ah ,jo zotni Moore nuk mère asgje prej 50 % te shqiptareve qe nuk votuan per keta politikane,prandaj Zotni Moore i ‘harron’ ato e ngarrend aty ku punet me ‘lobuar’…