Perëndimi po jeton tani në botën e Putinit. Ndodhet aty jo sepse Putini ka të drejtë apo sepse ai është më i fortë, por sepse Putini po merr iniciativën. Putini është “i egër” ndërkohë që Perëndimi është “i matur”. Teksa udhëheqësit amerikanë dhe europianë e pranojnë që rendit botëror po i ndodh një ndryshim dramatik, ata nuk munden ta rrokin tërësisht atë që po ndodh. Ata mbeten të trullosur prej transformimit të Putinit, nga një CEO i “kompanisë” Rusia Inc., në një udhëheqës kombëtar i nxitur prej ideologjisë, i cili nuk do të ndalet para asgjëje për të rikthyer influencën e vendit të tij.
Politika ndërkombëtare mund të bazohet mbi traktate, por ajo funksionon mbi bazën e pritshmërive racionale. Nëse këto pritshmëri rezultojnë të gabuara, atëherë ndodh kolapsi i rendit ndërkombëtar. Pikërisht kjo gjë ka ndodhur gjatë krizës së Ukrainës.
Vetëm disa muaj më parë, shumica e politikanëve perëndimorë ishin të bindur se një revizionizëm i pavarur i botës është shumë i kushtueshëm, dhe pavarësisht vendosmërisë së Putinit për të mbrojtur interesat e Rusisë në hapësirën post-sovjetike, ai nuk do të kishte menduar të përdorte forcën ushtarake për këtë qëllim. Tani është e qartë se gaboheshin rëndë.
Më pas, kur trupat ruse pushtuan Krimenë, vëzhguesit ndërkombëtarë supozuan që Kremlini do të mbështeste ndarjen e saj nga Ukraina, por do të ndalej dhe nuk do ta bënte pjesë të Federatës Ruse. Edhe kjo bindje e tyre rezultoi e gabuar.
Në këtë pikë, Perëndimi as nuk e ka idenë se cfarë është e gatshme të bëjë Rusia, por Rusia e di me saktësi se cfarë do të bëjë Perëndimi (dhe më e rëndësishmja, cfarë nuk do të bëjë). Kjo ka krijuar një asimetri të rrezikshme.
Për shembull, kur Moldavia të kërkojë anëtarësimin në Bashkimin Europian, Rusia mund të vihet në lëvizje dhe të aneksojë rajonin e Transnistrisë, aty ku trupat ruse janë vendosur prej dekadash. Dhe Moldavia e di që, nëse kjo ndodh, Perëndimi nuk do të ndërhyjë ushtarakisht për të mbrojtur sovranitetin e saj.
Sa për Ukrainën, Rusia e ka bërë të qartë se shpreson të pengojë zgjedhjet presidenciale të muajit maj, që udhëheqësit perëndimorë shpresojnë se do të cimentojnë ndryshimet në Ukrainë, ndërkohë që do të shndërrojnë negociatat kushtetuese të vendit, në aktin e parë të krijimit të një rendi të ri europian.
Rusia e parashikon Ukrainën të bëhet dicka e ngjashme me Bosnjen – një vend i federalizuar në mënyrë radikale, i përbërë nga njësi ekonomike, ku secila ka preferencat e veta ekonomike, kulturore dhe gjeopolitike. Me fjalë të tjera, ndërkohë që do të ruhej teknikisht integriteti territorial i Ukrainës, pjesa lindore e vendit do të kishte marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, se sa me pjesën tjetër të Ukrainës – dicka e ngjashme pra me marrëdhënien mes Republika Srpska në Bosnje dhe Serbisë.
Kjo gjë krijon një dilemë për Europën. Ndërkohë që federalizimi radikal do të lejonte që Ukraina të mbetej e paprekur pas krizës aktuale, ai me shumë gjasa do ta vuloste fatin e këtij vendi, drejt shpërbërjes dhe dështimit në terma afatgjatë. Sic ka demonstruar përvoja e Jugosllavisë, decentralizimi radikal funksionon në teori, por nuk funksionon gjithmonë në praktikë. Perëndimi do të përballet me detyrën e sikletshme, që të hedhë poshtë në hapësirën post-sovjetike, ato zgjidhje të cilat i mbështeti fort dy dekada më parë në ish Jugosllavi.
I gjendur përballë revizionizmit të Rusisë, Perëndimi i ngjan atij të dehurit proverbial, i cili kërkon celësat e humbur poshtë neonëve të rrugës, për arsye se vetëm aty ka dritë. Pasi supozimet e tyre kanë rezultuar të gabuar, udhëheqësit perëndimorë po mundohen shumë që t’i japin formë një reagimi efektiv.
Në Europë, strategjitë që janë shfaqur – konsiderimi si gjë e vogël e aneksimit të Krimesë apo trajtimi i Putinit si një i marrë – janë “autogolë”. BE është duke u luhatur mes ekstremizmit retorik dhe minimalizmit të politikave. Ndonëse disa kanë rekomanduar një ekspansion të NATO-s në hapësirën postsovjetike, shumica kufizohen vetëm në mbështetjen e sanksioneve simbolikë, si për shembull ndalimi i vizave, gjë që prek vetëm disa dhjetëra zyrtarë rusë. Por kjo gjë mund të rrisë trysninë mbi elitat ruse që nuk janë objekt i sanksioneve, që të vërtetojnë besnikërinë e tyre ndaj Putinit, apo mund të nxisin edhe një lloj spastrimi të elementëve më properëndimorë në klasën politike ruse.
Në të vërtetë, askush nuk beson realisht se ndalimi i vizave do të sjellë ndonjë ndryshim. Ky sanksion u vendos sepse ishte i vetmi veprim për të cilin mund të binin dakord qeveritë perëndimore.
Kur vjen fjala tek Ukraina, si udhëheqësit perëndimorë ashtu edhe publiku perëndimor janë në një gjendje të parandalimit të zhgënjimit. I “djegur” prej një dekade me dëshira dhe pritshmëri të tepruara – që nga “revolucionet shumëngjyrësh” në botën post-sovjetike e deri tek pranvera arabe – opinioni publik perëndimor ka zgjedhur që për momentin të dëgjojë vetëm lajme të këqinj. Dhe ky është risku real, sepse e ardhmja e rendit europian varet kryesisht nga ajo që do të ndodhë tani në Ukrainë.
Tani është e qartë që Krimea nuk do i rikthehet Kievit. Por është gjithashtu e qartë që shtyrja e zgjedhjeve të majit do të vulosë fundin e Ukrainës, sic e njohim. Eshtë përgjegjësi e Perëndimit që të bindë Rusinë të mbështesë zgjedhjet – dhe të garantojë që reformat kushtetuese, aq shumë të nevojshme do të vendosen në Kiev, dhe jo në Dejton.
*Kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje. Libri i tij i fundit është: “In Mistrust We Trust: Can Democracy Survive When We Don’t Trust Our Leaders?”
Marrë nga project-syndicate.org
Përgatiti: Ermal Gjini-bota.al/
Lideret e pucit ne Ukraine sapo firmosen marrveshje me FMN. Mirpo me cfare kushtesh ? ? Asjge…ulje rrogash, pergjysmim pensionesh, pra si ne Greqi – ku tashme eshte provuar se edhe me kete masa gjendja behet me keq.
Fati i Ukraines eshte vulosur. A ka zot qe ti mbushe mendjen ruso-folesve se marrveshja me FMN na qenka me e mire se ajo me Rusine dhe per kete marrveshje na u be nje derro puci qe shkaterroi edhe ate pak shtet qe kishte?
Me ne fund nje shkrim me nje analize te persosur!
Të gjithë “analistët” (lexo propagandistët) perendimorë, “harrojnë” faktin që Krimea ju bashkua Rusisë, jo me “aneksim ushtarak” siç pëlqehet të thuhet, por me Referendum popullor (bile 96,7%, ku dhe tatarët myslimanë, gjoja properendimorë dhe të “diskriminuar”, votuan “pro” në shumicën e tyre). Dhe “Referendumi” predikohet nga “demokracia perendimore” si metoda më demokratike e marrjes së vendimeve… (Apo është i tillë, vetëm “kur kryhet nge ne dhe jo nga ata”…)
Ti mor lakuriq pa xhepa me duket se shikon vetem RT ruse. Neqofte se je i bindur 100% se Krimeja u shkeput me referendum, me mire vishu dhe mos rri me lakuriq dhe ulu ne biblioteke ose internet kafe dhe lexo shtypin jo vetem analistet. Nuk ka referendum serioz qe behet per nje jave. Nga e ke marre lajmin se tataret kane marre pjese ne referendum. Eshte e drejta jote te besosh propaganden ruse. Por ka edhe nje kufi intelektual. Mos gelltit te gjitha qe thote Putini si te verteta. Ashtu sic nuk duhet te gelltisim edhe propaganden perendimore si 100% te vertete.
Jo per referendum duhen 12 muaj para-pergatitje si ne Shqiperi. Trajnsim shpellaro-komisioneresh, shperndarje parash ne dore, thaset me mjell, administrata ne mitingje etj etj ?
Tartaret dihet qe e bojkotuan, ndaj dhe perqindja e votusve ishte rreth 82% (rreth 15% eshte gjithe popullsia tartare ne Krime)
Jo po do linte Rusia fatin e Krimese ne dore te kukllave qe dikush tjeter katapultoi ne pushtet me dhune.
Nderkohe Obama del e thote se nderhyrja e SHBA ne Irak nuk ishte aq e keqe sa ajo qe ndodhi ne Krime. Hej, wtffffffffff
REFERENDUM ME dhe NÊN TANKE.
Le të predikohet që edhe shqiptarët në tokat e veta (Në FYROM, Preshevë, Camëri, Mal të Zi) që të referendojnë pa praninë e tankeve.
KU i ke pare tanket ne qytetet e Krimes o monster?
Por perse perendimin e ha malli kaq shume per Ukrainen. Ata nuk i kane as vellezer as kushurinj. Po sikur ti lene rehat ne punen e tyre te zgjedhin vete c’fare eshte e mira e tyre behet gje?. E kruajten nje here me “euromajdanin” dhe gati e futen ne lufte civile! Kjo i kushtoi Krimene. Por tani c’fare duan?. Le ti lene rehat te zgjedhin ke te duan dhe vete do te jene rehat. Bota nuk eshte tani si ne vitet 90 kur Kina dhe Rusia kishin oreks te madh por nuk u kishin dale dhembet. Tani oreksi u eshte shtuar por dhe dhembet u dolen te rinj dhe te mprehte.