KEK/ Rama vlerëson performancën në tatime dhe dogana. Ekspertët e huaj: Marrëveshja me FMN, arritje (VIDEO)

5 Prill 2014, 14:56Politika TEMA

“Dua që t’i falënderoj sinqerisht, jo formalisht të gjithë miqtë tanë, që na ndihmojnë me këshillat e tyre. Dhe Dua t’ju them me modesti po me vërtetësi që marrëveshja që ne arritëm me Fondin Monetar pas një negocimi të vështirë është rezultat, pa asnjë dyshim edhe i ndihmës suaj, i konsultimeve që kemi bërë”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku gjithashtu morën pjesë krahas anëtarëve të përhershëm të KEK, edhe personalitete të njohur të fushës së ekonomisë, Stephany Griffith-Jone, Profesore në Universitetin e Columbias, Erik Berglof krye-ekonomisti i BERZH, Leif Pagrotsky, Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed etj. Ndërsa vlerësoi si positive performancën e administratës doganore dhe tatimore, Kreu i Qeverisë tha se praktikisht pjesa më problematike, që ne kemi pasur në diskutimin me Fondin ka qenë vendosja e tavaneve të të ardhurave, planit të të ardhurave që na është dukur mbase më ambicioz seç duhet.

“Por deri tani dhe posaçërisht me realizimin e muajit mars, kemi arsye që të jemi të kënaqur me performancën e administratës sepse tavani ka qenë i vendosur realisht lart dhe muajt nuk kanë qenë të lehtë. Kemi 6 mujor me 6 mujor, 150 milionë dollarë më shumë”, u shpreh Kryeministri.

Rama vlerësoi prezencën ekspertëve të huaj në Këshillit dhe i falënderoi për asistencën që kanë ofruar për Qeverinë shqiptare edhe para fillimit të punës në muajin Shtator.

Pas marrëveshjes së arritur me FMN, Qeveria shqiptare është duke negociuar dy marrëveshje të tjera më Bankën Botërore. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj bëri një prezantim të detajuar të marrëveshjes së Huasë së Politikave Zhvillimore, një hua për modernizimin e sistemit financiar ku krahas marrjes së një shume prej rreth 100 milionë dollarë, Qeveria shqiptare angazhohet të kryejë një sërë reformash të rëndësishme në sektorin financiar.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani prezantoi marrëveshjen e arritur me FMN dhe axhendën e reformave ekonomike të Qeverisë të mbështetura edhe nga kjo Marrëveshje. Objektivi kryesor, sipas Ministrit, mbetet fuqizimi i rritjes ekonomike dhe korrigjimi i disbalancave makroekonomike.

Në diskutimet e tyre të pranishmit e vlerësuan si në hap pozitiv përpara arritjen e marrëveshjeve me FMN dhe BB, me një ndikim tejet të rëndësishëm në rritjen e kredibilitetit të vendit, garantimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe realizimin e reformave të rëndësishme strukturore në kuadër të modelit të ri ekonomik të vendit.

Shumë prej tyre vlerësuan se marrëveshjet shënojnë dhe një moment të rëndësishëm për vetë FMN nga pikëpamja e filozofisë së marrëveshjes më qeverinë shqiptare. Modernizim të FMN dhe BB e kanë cilësuar ekspertët e huaj, negocimin dhe aprovimin e marrëveshjes së dizenjuar me parimin e rritjes së ekonomisë dhe zhvillimit, apo siç u vlerësua nga qeveria një marrëveshje e hartuar mbi parimin e inovacionit, sigurisë dhe progresit për vendin dhe qytetarët.

10 komente në “KEK/ Rama vlerëson performancën në tatime dhe dogana. Ekspertët e huaj: Marrëveshja me FMN, arritje (VIDEO)”

  1. Erlind says:

    Bravo Z. Rama per punen e bere deri me tani SIDOMOS ME TATIMET! Ishte nje telash i madh kjo pjese para ardhjes ne qeveri por sic thote populli :”Ku ka ze seshte pa gje”, fjalet per pune te mire u kthyen ne vepra! Presim gjera te medha nga kjo qeveri….

    1. Lindi says:

      Shume e drejte, puna e bere me tatimet eshte nje pune shume e mire qe ndikon shume ne te ardhmen e popullit Shqiptar.

      1. Sokrati says:

        shume shpejt do mberrije dita kur protestat e fuqishme do perzene FMN e bashke me kete edhe oligarket socialiste.
        Demokratet kane nxjerr mesim se si duhet te bejne me ju kur te jeni opozite

    2. arjani says:

      Administrate korrekte dhe ne sherbim te popullit. Jo me korrupsion

    3. Soni says:

      Per komente paguhesh ti morr burre a grua????Ekonomia eshte ne pike te hallit,te ardhurat ang dogana e tatime po keshtu,sepse nuk ka konsum,populli eshte ne pike te hallit ,ti ngele me falenderime per z Rama dhe Rama me Ministra e zv ministra ngelen duke bere marketing politik ne TV.Iku Berisha qe dilte cdo dite ne TV erdhi Rama qe del dy here diten me soj e sorrollop. kabineti me i dobet i 24 viteve eshte ky i z Rama

    4. Soni says:

      O vaj me det,Per komente paguhesh ti morr burre a grua????Ekonomia eshte ne pike te hallit,te ardhurat ang dogana e tatime po keshtu,sepse nuk ka konsum,populli eshte ne pike te hallit ,ti ngele me falenderime per z Rama dhe Rama me Ministra e zv ministra ngelen duke bere marketing politik ne TV.Iku Berisha qe dilte cdo dite ne TV erdhi Rama qe del dy here diten me soj e sorrollop. kabineti me i dobet i 24 viteve eshte ky i z Rama

  2. mano says:

    BERZH parashikon se rritja vjetore nuk do jete shume me e larte se e vitit te kaluar megjithese vendet e rajonit po e marrin veten. Raporti gjithashtu thote se ne vendet e Europes Lindore po krijohet nje oligarki e re si ne periudhen komuniste.

    C’mendim ka qeveria e re per kete pune?

  3. Cerri Skizofren says:

    Une nuk e kuptoj per cfare u mor borxhi nga fmn, kur me kto ritme, brenda shtatorit ne do kemi 300 milione arketime me shume. Nuk e kuptoj fare arsyen.

  4. Uji i ftohte says:

    I masakruari Kareli kalon neper dogane pa zemer-ja kane shkulur greket,zero mosmarreveshje me fqinjet,fuck you Bashkimi europian,Nikolla Gruevski eshte penecilin per greket dhe gej-istet e Bashkimit Europian,fuck you Bashkimi europian.

    1. Tironci says:

      na cavet k..n me karelin, a thua ishte Che Guevara apo ndonje figure e larte te cilen Shqiperia do ja ndjeje mungesen, cfare mbolli e korri, nuk me vjen aspak mire qe e masakruan, por ta kishte pyetur b..en mire para se ti merrte jeten tjetrit. Mjaft se na hapet barkun me kete histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje