Një grup me shoferë e pasagjerë, që ngecën në trafik për rreth tre orë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosën të që bëjnë humor me arsyen se përse ishin bllokuar.
Shkaku ishte një person që kërcënonte se do vriste veten duke u hedhur nga ura.
Ata realizuan disa ‘selfie’ me personin e dëshpëruar në sfond.
Por menjëherë ndaj tyre kanë vërshuar kritika të forta.
Për fat, personi që tentoi vetëvrasjen u shpëtua nga forcat e sigurisë.
Para pak muajsh një tjetër amerikane gjeti momentin të bënte foto në Nju Jork, ndërkohë që në sfond kishte një person që po hidhej nga ura.