Një librari në Pakistan mban emrin e “Osama Bin Laden”

18 Prill 2014, 17:27Lifestyle TEMA

Një shkollë islamike për femra në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, ka vendosur që libraria e saj të mbajë emrin e Osama Bin Laden.

Kjo medrese është e lidhur me Xhaminë e Kuqe, që njihet për lidhjet e saj me militantët islamikë.

Sipas BBC, një letër e vendosur në derën e librarisë e quan Bin Ladenin “shehid”, që do të thotë martir.

Bin Laden u vra në vitin 2011 nga komandot amerikanë.

Trupat pakistaneze e kanë bastisur njëherë këtë xhami në vitin 2007. Më vonë pati përplasje dhe dhjetëra njerëz humbën jetën.

Një zëdhënës i medresesë tha se emri i ri është një homazh për heroin Bin Laden.

Libraria ka 2 mijë libra, por nuk ka karrige, vetëm dy kompjutera përtokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje