Një familje arriti të shpëtojë për mrekulli, pasi makina e tyre mori flakë në mes të një parku safari, të mbushur me luanë.
Ngjarja ndodhi në Longleat Safari Park në Britani, që njihet edhe si i pari park safari jashtë Afrikës dhe që përfshin një territor prej 36 kilometrash katrorë, të mbushur me kafshë të egra.
Por një nënë me dy fëmijët e saj, që po udhëtonte përmes parkut me një fuoristradë, u detyrua të dilte nga makina, pasi ajo mori flakë.
Pranë tyre ishin edhe 12 luanë të rritur.
Rojet e parkut u treguan shumë të shpejtë dhe arritën të largojnë familjen.
Shumë turistë të tjerë thanë se u shokuan nga skena.
Parku u mbyll përkohësisht pas kësaj ngjarje.
makinat i pam, po 12 luanet e uritur ku jane?!
o 12 o ska, po me 11 bohet gj?
Luane te uritur ne Britani??? Nuk ma merr mendja.
eshte shkruajtur luane te ritur, dhe jo te uritur, megjithese une nuk pashe as njerin as tjetrin.