16-vjeçari i mbijeton fluturimit në rrotat e avionit

21 Prill 2014, 09:35Lifestyle TEMA

Një adoleshent i ka mbijetuar fluturimit, ndërsa ishte futur tek gomat e avionit.

Sipas BBC, 16- vjeçari qëndroi tek gomat e avionit për pesë orë udhëtim nga Kalifornia në Havai.

Një zëdhënës i kompanisë Hawaiian Airlines tha se ata e vunë re djaloshin vetëm kur avioni u ul.

Ai është marrë në pyetje nga FBI dhe të dhënat mjekësore tregojnë se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Një zëdhënës i FBI tha se djaloshi është shumë me fat që i ka mbijetuar këtij fluturimi.

Me vete kishte vetëm një krehër për flokët.

Ai ishte arratisur nga shtëpia dhe kishte kapërcyer rrethimin e aeroportit të San Jose.

Adoleshenti i ka mbijetuar mungesës së oksigjenit dhe temperaturave të akullta në 12 mijë metër lartësi.

Raportohet se djaloshi ka qenë pa ndjenja gjatë pjesës më të madhe të fluturimit.

Që prej vitit 1947, raportohet për të paktën 100 persona që kanë tentuar të udhëtojnë kështu, por tre të katërtat e tyre kanë vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje