VENDIMI/ Ekzekutimi në Elbasan, gjykata “nxjerr” në pritë një tjetër të kërkuar

30 Prill 2014, 20:43Politika TEMA

Një 46- vjeçar u ekzekutua në qytetin e Elbasanit, ndërsa kishte duke parkuar makinën e tij.

Arben Çeta ishte shpallur person në kërkim nga policia.

Ai njihej si precedentë penalë, pasi në vitin 1998 kishte vrarë shtetasin Astrit Stambollxhiu.

Në atë kohë u tha se ai ekzekutoi të dashurin e motrës, pasi nuk ishte dakord për lidhjen mes tyre.

Ai u dënua me 20 vite burg, por bëri vetëm 13 vite pasi u lirua nga gjykatat për sjellje të mirë.

Por në shtator të vitit 2013, ai u arrestua për vjedhje.

Megjithatë, pavarësisht kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Elbasanit, me gjyqtar Taulant Tafën, vendosi ta lërë atë në detyrim paraqitje, duke argumentuar se ai nuk ishte i rrezikshëm dhe se kishte familje e fëmijë për të rritur.

Pas lirimit, në nëntor atij i bëhet një atentat në Labinot, ndërsa ishte duke darkuar.

Nga ana tjetër, prokuroria kishte apeluar vendimin e lirimit dhe në nëntor të vitit të shkuar, Gjykata e Apelit në Durrës vendosi që ta rrëzojë kërkesën për lirimin e tij, duke ndryshuar masën e sigurisë.

Por Çeta tashmë ishte në arrati.

Policia po e kërkonte, por armiqtë e tij e gjetën më shpejt.

Mbrëmjen e së mërkurës 46-vjeçari u qëllua brenda makinës së tij, të cilën sapo e kishte parkuar në një nga zonat më të populluara të qytetit, në lagjen “11 Nëntori”.

Mësohet se dy persona i janë afruar, duke kryer qitje nga afër, e duke e qëlluar Çetën me tre plumba në kokë, çka i ka sjellë atij vdekjen e menjëhershme.

9 komente në “VENDIMI/ Ekzekutimi në Elbasan, gjykata “nxjerr” në pritë një tjetër të kërkuar”

  1. Billy says:

    Policia po e kerkonte! Bredh gjithe diten me makine neper qytet, drekon neper lokale dhe policia e kerkon neper male.

    1. ali says:

      Ne nje vrasje duhet gjykuar shkaktari, pra shkaketari qe e bene tjeterin te kryej vrasje. Sejcili duhet ta shikoje fajin te vetja.Derisa njerzit te qyteterohen sigurisht qe shoqeria shqiptare do pastrohet nga spekullantet, nga mashtruesit,nga ata qe hiqen si te “fort” ,dhe me kalimin e kohes do kete me pak vrasje derisa shqiptaret ta kuptojne se nuk duhet bere padrejtesi ndaj te tjereve.

  2. Emin Matraxhiu says:

    Mire gjykata e paska liru, po policia ca bani per 6 muaj pse nuk e kapi kur e ktheu apeli ne burg apo keta jane mesuar vetem me ba letra ankesa si te jene kalamaj qurravec. Sa per dijeni ky tipi ben ceta e ka shpin ke pallati perballe policise vetem 10 metra larg.

  3. sherifi says:

    Kjo ska kuptim,per derisa gjykata e ka lene me detyrim paraqitje,nuk ka perse e kerkon policia,ketu problemi eshte tek gjykata qe here,here del ne mbrojtje te krimineleve dhe kunder akuzave te prokurorise.

  4. veterani says:

    Duhet shtuar komentit me siper se dhe flinte ne shtepin e tije,10m nga muri i policise,ose duke u pershendetur mir mengjes e mir mbrema me polic.

  5. Be-X says:

    derisa te mos funksionojne gjykatat, keto lajme do kemi. do te isha i mendimit qe mbas te vrisnin kundershtarin (te benin hakmarrjen) te vrisnin se bashku me te dhe gjyqtaren apo gjyqtarin qe e kish liruar viktimen. kjo eshte drejtesi e kohes.

  6. HILLBILLY says:

    keto kohet e fundit keni filluar te beheni si gazeta e te perndershmit Fahri Balliu! ?

  7. Burri says:

    Ku gjykates u shkarkua nga KLD mkur president ishte Moisiu dhe u rikthye kur edhe KuqeZiu Kreshnik Hajdut Spahiu.Me hajdut gjykates nuk ka.po ti shikosh ceshtjet do shohesh lloj lloj shkeljesh

  8. O Daje says:

    Ky Gjykates, ka vrare dy njerez ne Durres, i pire tape, i vrau i la ne mes te rrugeve, pagoi 300.000 euro ne KLD dhe u ribe gjykates, ky plehra Tafaji eshte nje pederast qe se ka shokun, po me mire ti dale shpirti avash avash, sa do ti vriten ketij e sa do heqi ky po nuk e qeroi NISHAN muti nga aty ku eshte, prokuroria prangat ketij kryehajduti me mbiemer tafa, prangat se ka bere krime ka vrare nje bije e nje gjyshe i pire…turpi i tij…kafshe e ndyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje