Bode sulmon Bashën: Udhëzimi të vinte nga organet, jo përmes individëve

30 Prill 2014, 18:21Politika TEMA

Deputeti demokrat, Ridvan Bode, në një intervistë për emisionin “Prizëm” të gazetarit Aleksandër Furxhi, sulmoi kryetarin Lulzim Basha për udhëzimin e shumëdiskutuar për zgjedhjen e drejtuesve të rinj.

Bode tha se një udhëzim i tillë duhej të vinte nga organet dhe jo nga individët.

“Pavarësisht se gjithësecili mund të ketë rezervat e tij personale lidhur me një kriter apo të themi procedurë, por në fund të fundit në qoftë se ato janë në funksion të shëndoshjes së përgjithshme të gjendjes, mendoj që kanë justifikimin brenda. Edhe po të ishte vendim kryesie, do të ishte i njëjti mospranim apo i njëjti reflektim nga ata që preken drejtpërdrejt. Mirë është që të tilla kufizime të vijnë përmes organeve dhe jo përmes individëve. Jo vetëm nga kryetari, pavarësisht se ka vetëm një mandat. Por rrethanat janë të tilla që më shumë u përdor udhëzimi i kryetarit sesa vendimi i forumeve të tjera që edhe mund të ishin mbledhur,” tha Bode.

9 komente në “Bode sulmon Bashën: Udhëzimi të vinte nga organet, jo përmes individëve”

  1. Treviso says:

    Zoti Bode, Krimineli Basha e krimineli Berisha kan menduar mire. Duke e ditur qe ju qe keni qene ministra dhe deputete do te perfundoni ne burg, por kan harruar vehten e tyre qe do perfundojne ne burg. Partia Demokratike ka nevoje te rinovohet 100%

  2. Berti says:

    Po mor Bode, po, vodhe sa e shkaterrove kete vend dhe tani pa pike turpi ke dhe verejtje. Jo po te te pyesin akoma se e ndrite me 23 qershor.

  3. Alma says:

    Prit, prit se vetëm sa keni filluar. Sa do të shohim ne me ju?! Se kujtoje zotrote se do ishe përjetë ministër dhe do të të bënin temena. Padrejtësia ju ndjektë ngado të gjithëve në PD.

  4. Fshatar i thjeshte says:

    Se pse mu kujtua revolucioni kulturor Kinez i Mao Ce Dunit! Ta kete lexuar Lul Basha vepren e Maos apo ja ka dhene shefi i ti i ditur me pika per zbatim! Sa per shefin e tij e di qe i ka lexuar dhe mesuar permendesh citatet dhe e mbante librin e vogel nen jastek. Te presim kur te filluje RD me flete rrufe.

  5. petrit zela says:

    Kam pershtypien,se ish qeverija me e korruptuar ne historine e kombit
    shqiptar eshte ajo e PD-es, dhe do te mbetet,perjetesisht ne analet e
    histories-se zeze. SE; Demokracija qe te funksionoi normalisht,
    duhet te udhehiqet nga ligjet,qe burojne nga thellsit e themeleve te saj..Se ne te kunderten ajo transformohet,me ngjyrat e bishave- si
    te diktaturave me kriminale qe ka pare historija njerzimit..Shembuj..
    Si hitleri,Stalini,Musolini, qe dogjen gjithcka,dhe shkretuan nje bote te tere..Demokracija nuk ka nevoje per ngjyrat politike,por per njerez,me gojen plot te mirqene te perkushtuar qe te vazhdojne udhetimin,paralel me zbatimet e sakta te ligjeve te saj..

  6. Leone says:

    une dua ta shikoj PD te shperbehet sepse ate parti e kane uzurpuar disa individ qe deri dije te vrisnin e te prisnin sot rrine bordurave te rrugve se muk dine te jene te afte te bejne gje tjeter.sot ngrihet PD dhe kerkon te drejten e qytetarve, kur deri dije nuk pyeste as per strukturat e saj ,qe e mbanin partin ne kembe.Harbutit mos i jep pushtet se te vrete .

  7. manjani says:

    futini Brenda hajdutet dhe kriminelet Berisha,Basha bode e kompani ..aty pastaj le te ngrein nje parti dhe te hane koken e njeri tjetrit

  8. Gjonoshati says:

    Më sa bëhet stan me lepuj, aq mund të realizojnë uzurpatorët e kësaj force politike të korruptuar fund e krye, një rinovim të PD. Vetëm idetë dhe shpirti rinor I viteve 90-të te një tjetër brez rinor mund të ringjallë këtë force politike e të bëhet e denjë për t’u mbështetur.

  9. bjordi says:

    ky bodja qe ishte gjasme minister duhet qe te jap njehere llogari per bemat e tij,dhe pastaj te flase per ate gjasme ate partine e tij ,si su kujtua njeher ky gjoja minister,se minister ishte vetem per te mbushur xhepin e tij,te thoshte qe skema e pensioneve ishte e falimentuar,dhe po shkonte ne kolaps,por as e kane ngritur dhe as do ta ngrinin ndonjeher kete problem ,po pse ta ngrinin,kur zgjiodhja e tyre ishte nje pese mije leksh ne fund te vitit ose nje pule per te genjyer pensionistet e shkrete,thjeshte ish pushtetar karragjoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje