Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat. Kështu u shpreh Ambasadori i Polonisë në Tiranë Marek Jeziorski.
“Është një periudhe e rëndësishme dhe kyçe për Shqipërinë, pasi kemi të bëjmë me një histori të gjatë e të vështirë të shtetit shqiptar. Është bërë shumë, por ka ende për të bërë, pasi orientimet janë të qarta për Shqipërinë. Politika dhe parlamentarizmi e dinë mirë se ç’farë duhet të bëjnë. Polonia e ka mbështetur zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perndimor dhe në veçanti Shqipërisë, pasi ajo e meriton statusin e vendit kandidat”, tha ambasadori Jeziorski.
Diplomati polak ishte i pranishëm në një takim të organizuar me rastin e “10 vjetorit të antarësimit të Polonisë në BE”, ku në fokus ishin refleksione të kësaj historie suksesi të Polonisë. Antarësimin në BE, Ambasadori Jeziorski, e ka konsideruar me një ndikim mjaft pozitiv për qytetarët polakë dhe ekonominë e vendit.
“Polonia para dhe pas anëtarësimit, ka patur ngjarje të rëndësishme që kanë ndikuar pozitivisht për qytetarët, ekonominë dhe vetë, shtetin polka. Ka patur një hov civilizues si në rritjen ekonomike, rritjen e mirëqënies qytetare, infrastrukturën dhe përmirësimin e saj, si pasojë e investimeve të BE-së. Po ashtu triumfalitet kanë patur eksportet, falë përpilimit adekuat të fondeve. Po ashtu, ndikim kyç i BE-së, ka qenë mbi investimet që arritën në 180 miliardë euro”, theksoi diplomati polak.
Sipas tij, “përspektiva e zgjerimit varen nga politika e zgjerimit të BE-së por edhe kushtet që duhet të plotësojnë vende që aspirojnë”.
Nuk ka mbet vend pa na mbeshtet! Vetem Hollanda me duket, po edhe me ate do e rregullojme mbas “parades se ylbereve”.
FLM shteteve qe po na mbeshtesin .
Te gjithe ata qe e dine qe ne nuk do e marrim statusin dhe vete s’kane gje ne dore na mbeshtesin me plot pasion! Nuk u kushton gje plus qe nuk mund te na thone dot qe “jeni rob kot” se nuk duan te na vrasin ndjenjat.
qeveria po punon, duhet te bashkepunoje dhe opozita edhe jo ta bllokoj!
Vetem nje perkrahje direkte nga fuqite europiane mund te perbeje lajm…