Strategjia e Sigurisë Kombëtare/ Parashikohet ngritja e Agjensisë pranë Qeverisë për filtrimin e informacioneve

30 Prill 2014, 12:08Politika TEMA

Zv. ministri i Jashtëm Sokol Dervishaj prezantoi në Komisionin e Jashtëm parlamentar piketat kryesore ku do të mbështetet dokumenti i strategjisë së sigurisë kombëtare, që pritet të diskutohet së shpejti nga parlamenti. Në cilësinë e drejtuesit të grupit të punës për hartimin e kësaj strategjie, Dervishaj bëri të ditur se një ndër risitë e këtij dokumenti është krijimi i një agjencie pranë Qeverisë, e cila do të jetë një instrument që do të merret me çështjet e sigurisë kombëtare, duke grumbulluar dhe filtruar informacione që vijnë nga institucione të specializuara.

“Në nga të risitë më të rëndësishme të dokumentit të strategjisë së sigurisë kombëtare do të jetë ngritja e një departamenti apo agjencie pranë ekzekutivit, i cili duhet të jetë një instrument permanent që merret me çështjet e sigurisë kombëtare, përmes grumbullimit dhe filtrimit të informacioneve që vijnë nga institucione të specializuara. Ky informacion, më pas do të kthehet në një informacion të përpunuar që do t’i vihet në dispozicion ekzekutivit, parlamentit dhe çdo institucioni që ka përgjegjësi direkte për implementimin e një strategjie të sigurisë kombëtare”, tha zv/ministri i Jashtëm.

Krijimi i kësaj strukture, sipas tij, është i nevojshëm pasi vendi ka një Këshill të Sigurisë Kombëtare, në parlament funksionon komisioni i Sigurisë, pranë Kryeministrit ekziston një komitet që merret me sigurinë, por të gjitha këto janë në konceptin ad hoc dhe nuk ka një strukturë permanente ekzekutive me fuqi analitike, në mënyrë që të informojë dhe të prodhojë një informacion të specializuar, të filtruar dhe të koordinuar, në kuptimin e ballafaqimit të disa burimeve, për të arritur në një konkluzion që më pas t’u vihet në dispozicion institucioneve vendimmarrëse .për tu dhënë këshillat e duhura dhe për t’í vënë në rrugën e zgjidhjes.

Zv/ministri i Jashtëm tha se përmes kësaj strukture do të ketë një qasje më gjithëpërfshirëse dhe strategjike në raport me prioritetet që ka vendi dhe me analizën e problematikave dhe të burimeve që vendi duhet të vërë në dispozicion të përmbushjes së këtyre qëllimeve.

6 komente në “Strategjia e Sigurisë Kombëtare/ Parashikohet ngritja e Agjensisë pranë Qeverisë për filtrimin e informacioneve”

  1. Prefekti says:

    Po ato qe paguhen me taksat e shqiptareve per te bere kete pune cduhet te bejne???? amulli institucionale te panevojshme fare!

    1. ermir says:

      ata po NXJERRIN INFORMACION NE PUBLIK KUR ATO JANE TE SIGURISE KOMBETARE!

      1. bashkimi says:

        eshte bere qesharake, keta vishoret jane qartazi ne sherbim te berishes!

        1. Prefekti says:

          O pseudo “bashkim”, as me kercet fare per visho ajazin apo saliun! ju qe me mbroni me fanatizem pse se beni nje pyetje , meqe keta jane kaq te ligj po ata qe jane ne pushtet pse si kalbin ne burg? e rendesishme eshte te forcohen institucionet qe jane shkateruar keto 22 vjet e jo te bejme te reja ne sherbim te njerit apo tjetrit kryeminister pas Edit!

    2. zapad says:

      Agjensi per filtrimin e informacionit…wtf!!!!!!! Duket si nje VKM e Sales – vazhdimesi linje idotlleku

  2. ermir says:

    siguria kombetare eshte shume e rendesishme qe te implementohet me maksimumin e seriozitetit dhe jo te kete rrjedhje informacioni nga visho ajazrat e berishes verdall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje