Reforma Territoriale/ Kryetarët e Bashkive japin propozimet: Administratorë për komunat

29 Prill 2014, 18:14Politika TEMA

Kryetarët e bashkive më të mëdha në vend, që janë përfaqësues të Partisë Socialiste apo LSI-së paraqitën opinionet e tyre para Komisionit të posaçëm parlamentar të Reformës Territoriale në lidhje me këtë process. Të pranishëm në komision ishin Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Viktor Tusha, Baftjar Zeqaj, Flamur Bime,  të cilët e konsideruanm reformën territoriale një domosdoshmëri jo vetëm përsa i takon kontrollit të njësive vendore mbi territorin, por edhe në aspektin e përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. Gjatë raportimeve në Komision, disa nga propozimet e hedhura kishin të bënin me numrin e bashkive që duhet të ketë apo zvogëlimin e numrit të këshilltarëve në njësitë vendore .

Kështu Vangjush Dako propozoi pasjen e vetëm dy bashkive, atë të Durrësit dhe Krujës, ndërsa kryebashkiaku Zeqaj propozoi si bashki Fierin, Mallakastrën dhe Lushnjen. Për kreun e bashkisë së Elbasanit Qazim sejdini duhet zvogëluar numri i këshilltarëve dhe paralelisht me këtë duhet rritur cilësisht këshilli. Në vijim të propozimit, Sejdini tha se këshilltarët nuk kanë pse të paguhen. Një tjetër propozim ishte ai i krzebashkiakut të Lezhës Viktor Tusha, sipas të cilit në komuna duhet të emërohen administrator, duke sjellë shembullin e Kosovës. Sipas tij, kjo mënyrë do të shmangë burokracitë dhe do të lehtësojë komunikimin. Po kështu drejtuesit e bashkive të pranishme në komision, vunë theksin në hartimin e planeve të integruara për të gjithë hapësirën e një qarku .

Sejdini

Kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini propozoi variantin e një bashkie në bazë rrethi dhe reforma të bëhet njëherë e mirë.  “Unë jam për zvogëlimin e këshillave, duhet të kenë numër më të vogël por edhe më cilësorë. Këshilltarët nuk kanë pse të paguhen. Një tjetër problem ka të bëjë me kufijtë mes bashkive dhe komunave. Kështu në Bashkinë e Elbasanit, janë disa qindra familje që marrin shërbimet nga bashkia e qytetit, por shtëpitë i kanë në një territori që i përket komunës. Pra ata janë nga njëra anë banorë të Bashkisë, por ne nuk ndërhyjmë dot me plane zhvillimi për zonën ku ata jetojnë, pasi ky territorI përket komunës”, theksoi Sejdini.

Për kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako  propozoi që ndarja e re territoriale të garantojë zhvillim të qëndrueshëm dhe çdo bashki duhet të ketë hapësirat për decentralizimin fiskal, të cilin e cilësoi si domosdoshmëri dhe mundësi zhvillimi. Sipas tij, kjo reformë gjithashtu do të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve, sikundër do të bëjë të mundur një kontroll më efikas të territorit një njësitë vendore. Një tjetër propozim i hedhur nga Dako kishte të bënte me hartimin e një plai rregullimi në rang qarku dhe jo sikundër ndodh sot që çdo njësi bën planin e saj, dhe në fund kemi disa plane të paintegruara. Në këtë kuadër Dako tha se zhvillimi jo vetëm është i paqëndrueshëm, sikundër ndodh në zonën industriale përreth autostradës, por edhe funksionimi nuk bëhet sipas parametrave që pritet.

Kryebashkiku i Fierit Baftjar Zeqaj propozoi që për qarkun e Fierit të jenë vetëm 3 njësi, Fieri, Lushnja dhe Mallakastra sepse kështu ato administrohen më mirë sesa të copëtohen më shumë.  “Jam i mendimit që kryetari i njësive duhet të jetë njëkohësisht edhe administrator i tyre. Sot, ligjet dhe vendimet e qeverisë sjellin një lloj zhgënjimi në buxhetet e njësive vendore, pasi disa prej tyre janë zona turistike dhe kanë shumë biznese të tilla, kurse Fieri përshembull nuk ka, por ka biznese të tjera. Ndaj, duhet parë që një përqindje e të ardhurave t’i kalojë njësive vendore duke bërë specifikimet për secilën”, propozoi Zeqaj.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tusha propozoi që për çdo komunë të emërohet një administrator, sikundër ndodh në Kosovë. Kjo sipas Tushës do të heqë burokracitë dhe qytetarët do të kenë mundësi të kenë një vendimmarrje direkte. “Lezha është një qëndër qarku apo rrethi e konceptuar si qëndër e zhvillimit ekonomik. Ndarja sipas kooperativae bujqësore ka bërë që të mos funksionojë pasi industria përpunuese ka qënë e përqëndruar vetëm në qytetin e Lezhës.  Vënia në efiçensë e industrisë përpunuese të qumështit apo industrive të tjera është domosdoshmëri. Kam përshtypjen se pas reformës do të përmirësohen të gjitha shërbimet”, tha Tusha.

8 komente në “Reforma Territoriale/ Kryetarët e Bashkive japin propozimet: Administratorë për komunat”

  1. safeti says:

    Se kuptoj pse harxhojn kohen kot kur mund te benin ndonje pune, te pastronin teritorin, te ndimonin pleqt ne azil. Kete reform pa opoziten nuk do ta bejn dot asnjiher se nuk do njofet nga populli dhe nderkomtaret.

    1. ermir says:

      o safet palla! si sdo behet reforma se sdo basha? tall bythen ti ore?

      1. klajdi says:

        O safet, NUK eshte BASha populli ore, BAsha eshte vrasesi dhe hajduti qe ka vjedhe kete popull

        1. Gerti says:

          Reforma eshte nevoje urgjente per vendin dhe e kerkuar nga BE

          Kjo reforme kursen mbi 80 milione Dollar ne vit per arken e shtetit.

          Basha beri loje politike me fatet e vendit

  2. arsen says:

    Hiqja Lenes, veja Prenes…
    Pushteti duhet te jete i popullit, sepse buron prej tij.
    Perveç ndarjes teritoriale, kodoshpolitikanet duhet te fillojne qe tani te promovojne kandidatura njerzish (per punen e duhur ne vendin e duhur), te zot.
    E tha Sejdini….New Yorku me 50 miljon, ka nje Bashki me 500 veta dhe nje Keshill me 30 veta, por ata nuk jane “veta”, por PERSONALITET QE I DO POPULLI!
    Jane njerez qe shpallin kandidatura dhe zgjidhen me FONDET E VETA, TE GRUMBULLUARA NGA PERKRAHESIT DHE JO FONDE TE PARTIVE (taksave tona).
    Ketu duhet te perqendrohet gjysma e kesaj reforme.

  3. protestuesi says:

    o safeti ku te mbeti po cfar te duhet reforma ty mor i ngrate.

  4. kthjellet says:

    Po mbeti reforma ne dore te ketyre sklerotikeve qe ju vjen koka ere hallve dhe fytyra ju kullon lyre nga majmeria qe kane vene nga pushteti
    si lum ne!

  5. Lisi says:

    Jam kurreshtar te di,mos valle,reforma Teritoriale e shqiperise ka si donator Graqine-A.Janullatosin!Rajonizimin Maqedonia e ka bere per t’ua zvogluar shqiptarve siperfaqen e tokes ku jetojne ne qytete e fshatra,po Shqiperia?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje