Austria rikonfirmon mbështetjen/Linhart-Gjosha: Shqipëria meriton statusin në Qershor

29 Prill 2014, 13:12Politika TEMA

Austria rikonfirmon mbështetjen ndaj Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE në Qershor. Gjatë vizitës së punës në Austri, ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha takoi Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së Jashtme austriake për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare Michael Linhart.
 
Pasi i shprehu mirënjohjen palës austriake, si një nga iniciatorët e vendeve që dërguan në Këshillin e Ministrave të BE-së letrën ku kërkohej dhënia e statusit për Shqipërinë në dhjetori të 2013, Gjosha u shpreh se “mbështetja juaj është mjaft e rëndësishme dhe ne e vlerësojmë shumë iniciativën që ju morët në muajin dhjetor. Shqipëria aktualisht ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm dhe ka nevojë për një gjykim sa më të drejtë nga vendet anëtare”.
 
Duke shprehur besimin për marrjen e një vendimi pozitiv në qershor, ministrja Gjosha tha se “statusi i vendit kandidat do i jepte shtysë reformave dhe do të nxiste qeverinë dhe shoqërinë shqiptare për të punuar më shumë për progresin e vendit”.
 
Ndërsa Linhart në fjalën e tij inkurajoi qeverinë shqiptare, për vazhdimësinë e reformave duke vlerësuar arritjet që vendi ka bërë deri tani.
 
“Mbështesim Shqipërinë dhe shpresojmë të ta marrë statusin e vendit kandidat këtë qershor. Komisioni ka parë progresin tuaj dhe ne mendojmë që është bërë një punë e mirë deri tani. Jemi të gatshëm t’ju ofrojmë ndihmën tonë në aspekte teknike të procesit. Ju inkurajojmë të vazhdoni me reformat”, tha Linhart. 

7 komente në “Austria rikonfirmon mbështetjen/Linhart-Gjosha: Shqipëria meriton statusin në Qershor”

  1. leone says:

    Qeveria po ka nje performance shume te mire kshuqe pse mos ti jepet statusi.

    1. lini says:

      Po shyqyr po degjoijm llafe te mira te pakten nga kto per europen po duhet te merreni me shume me vendet e medha, gjermanin e mbylli vet rama po kto te tjerat.

      1. Wendy-B says:

        E perse mos degjojme llafe te mira. Ne jemi “nxenesit” me te mire ne Europe, bejme c’fare na thone, e u themi C’fare duan te degjojne.. -;)

        1. aureli says:

          duket qarte puna qe po ben kjo qeveri e tregon shume qarte qe e meriton statusin ne qershor.

  2. Shpellari says:

    Duhet patjeter qe te emrohet nonji boulevard apo shesh ne Tirane dhe Prishtine me emrin e Franz Jozeph I, apo te qytetit famoz te Vjenes. Austria historikisht gjithmone na ka perkrah, rrnofte Austria mike!

  3. kaki says:

    Cfare na degjojne veshet lum si ne ,cfare na shohin syte mjere ne.

  4. taso says:

    AUSTRIA nuk ka qene kunder ndonje here,shkruani vetem kur te thone po ANGLIA,HOLLANDA,FRANCA E GJERMANIA per te tjeret eshte e kot ti bejme eljozhe vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje