Të dhënat e siguruara nga Balkan Insight tregojnë se nga viti 2009 deri në vitin 2012, Ministria e Brendshme shpenzoi të gjithë buxhetin e saj për reklama televizive për një agjenci të vetme, të lidhur me një figurë mediatike pro- qeveritare
Nga Besar Likmeta, BIRN
Të dhënat, e siguruara përmes një kërkese për lirinë e informacionit, tregojnë se Ministria e Brendshme organizoi gjashtë fushata të mëdha reklamash televizive dhe prodhoi një spot në katër vite për një total prej 85.389.780 lekë (610 mijë euro).
Të shtatë kontratat për prodhimin dhe transmetimin e reklamave shkuan për një agjenci të vetme publicitare, Promo Sh.p.k.
Tashmë e falimentuar, Promo ishte në pronësi të vëllait të Aleksandër Frangajt, pronar i TV Klan.
Si botues i gazetës “Koha Jonë” në vitet ’90, Frangaj ishte një armik i Sali Berishës, në atë kohë President i qendrës së djathtë në vitet 1992- 1997.
Në vitin 1994, ai madje u burgos për një kohë të shkurtër, pasi zemëroi Berishën dhe Partinë e tij Demokratike.
Por kur Berisha rimori pushtetin në vitin 2005, si kryeministër, Frangaj kultivoi marrëdhënie më të mira, duke marrë mbështetjen e tij.
Edhe pse kërkesa e Balkan Insight për informacion u depozitua në tetor, ne mundëm të sigurojmë akses në këto të dhëna vetëm javën e shkuar, pesë muaj pas skadimit të afatit ligjor prej 35 ditësh.
Nga viti 2008 deri në vitin 2012, Ministria e Brendshme drejtohej: nga kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga viti 2009 deri në vitin 2011, dhe nga Presidenti aktual, Bujar Nishani nga viti 2007 deri në vitin 2009 dhe më pas nga viti 2011 deri në vitin 2012.
Balkan Insight ka mësuar se kontratat ishin pjesë e një skeme të gjerë për të pasuruar median pro- qeveritare gjatë tetë viteve që Partia Demokratike mbajti pushtetin.
Të tjera institucione që ishin bujare me kompanitë në pronësi ose të lidhura me Frangajt përfshijnë Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtorinë e Policisë.
Ministria e Mbrojtjes i dha për dy vite 580 mijë euro reklama dy agjencive të lidhura me Frangajn, Promo dhe Zoom Events. TV Klan po ashtu mori 427 mijë euro nga Këshilli i Ministrave nga viti 2008 deri në vitin 2010.
Ndërkohë Drejtoria e Policisë u dha kompanisë Promo 1.4 milionë euro për tre fushata të mëdha publicitare nga viti 2010 deri në vitin 2012.
Ok i thate, i shkruat e jo per here te pare.Por…..Ku shkojne? Kompetenti Llalla i ka pare dhe kur do te thote, u kthyen parate, vate haka tek i zoti.Dhe me tej. Abuzuesit me leket tona, leket e djersen time, ende te lire do te mbetn?
Basta,please!
Une personalisht nuk e shikoje gabimin te dhenia e reklamave, dakort ky problem qendron plotesisht, por problemi eshte cfar ligji eshte shkelur? Ketu eshte ligji gabim ,jo i drejte, dhe jo ana prefenciale, keshtu qe kjo gje mund te perseritet ne qoftese nuk rregullohen ligjet qe kane te bejne me reklamat, Pra ligjet duhen bere ne ate menyre qe te mbyllin shtegun e abuzimeve ,prandaj dhe pjesa derrmuese e deputeteve duhet te jene jurista dhe ekonomista dhe keto ligje te miratohen ne menyre te tille qe cdo force politike qe vjene ne pushtet te mos kete mundesi te ndryshoje.Ligjet e dobeta dhe hapsirat e lejuara korruptive prej tyre ka bere qe edhe korrupsioni te lulezoje, dhe besoje se keto nuk behen nga “pakujdesia”.
Nuk duhet filluar nga Basha dhe Nishani.
Ka plot Ministra dhe Drejtore te tjere qe kane vjedhur. Ose me sakte nuk ka Minister qe nuk ka vjedhur. Filloni konfiskimin e shtepive, pronave, banesave qe kane marre.
Fillojeni nga ALUIZNI, Shaban Memija, nga Drejtor i KESH me kontratat e Fazllicit per blerjen e energjise.
Fillojeni nga Argita Berisha, nga Fax qe i drejtoi Mediu Shkelzen Berishes.
Fillojeni nga Drejtoresha e ilaceve Hana, mbesa e Liri Berishes qe eshte e dyta nga Pasuria ne Shqiperi.
Dje i merrte Klani, sot po i merr Topi, neser do ti marr gopi. Nuk ka ndonje gje te re me duket
E po mire. Mori cfare mori, te mos i japin perseri. Te shohim se ku do te dale.
sa presidente te pamshem kemi,si no nji mi i lagur ku del nga scqolla e hales.
basta. avete rroto i coglioni fin ora gli avete denunciati tuti!!!.ma si possono rimediare o sono sempre, parole,parole,parole???..fate le denunce concrete se non avete le palle state ziti non rompete le palle…
Klan + Top = Digitalb/Mafia
Sllogani:
Njera dore lan tjetren, te dyja bashke lajne fytyren!
Burgun keta pisa me gjith politikanet, e kane pak!
Ne mos sot, neser, drejtesia e vonuar nuk do ta harroje kte vend!
Menyra me e zgjedhur per te vjedhur parate e taksapaguesve shqiptare !
KU ESHTE KY ALEKSANDER FRANDAJ ? SE NA KA MARRE MALLI ME E PA NE TELEVIZOR.GJYNAH QE E KA LENE SALI BERISHEN VETEM.
Qeverise se me pareshme llogjikisht do ti interesonte qe te bente per vete sa me shume gazeta e televizione duke ju dhene reklamat.
Thua te paskeshin qene aq budallej se ti jepnin para vetem Aleksander Frangajt ?
Njeriu qe i ka trute ne vend e fut ne pune llogjiken e tij e jo thashethemet e Meros, vetem me kete pyetje llogjike do te kuptonin se e gjithe kjo zhurme eshte dashakeqe.
Nga te gjithe botuesit, vetem per Frangaj Rama nuk reshti asnjehere duke perseritur frazen dashakeqese te Meros, “te fala Sandrit”
Po te niseshim me kete llogjike te gazetes se Meros, kjo gazete dhe shumica e mediave shqiptare qe i kane bere fresk e i bejne Rames do te kishin falimentuar.
Me cfare mbijeton gazeta e Meros e dhjetra gazeta e televizione socialiste qe dominojne median shqiptare ?
Kur Klani qenka pasuruar me nje spot ne 4 vjet nga ministria e mbrendeshme, po Meroja ku i merr parate ?
A thua vetem me parate e enveristeve “kurrioze” qe lexojne rubriken e thashethemeve “Antena ne familjen e Berishes” ?
Kohet e fundit kam pare nje reklame te Ministrise se Brendeshme qe shfaqet tek Top Channel. Do te ishte interesante te merrnim vesh se me c’menyre eshte tenderuar? Nuk me rezulton qe qeveria socialiste te kete bere ndonje ndryshim ne ligjin “Per prokurimin publik”, i cili perjashton prokurimin e spoteve publicitare. Nese qeveria kerkon te rregulloje sistemin, nuk duhet te merret me individet, por te korigjoje ligjin. Nese duan te veprojne si qeveria e meparshme, hallal vota…
balkan insight mund te beje dhe ndonje investigim mbi gjendjen aktuale te dallavereve e mos tregoje perralla te sterdegjuara nga e kaluara. gazetare qe “pa dashje” por me “stimuj” ngaterrojne investigimin me hulumtimin…
E ka fajen musteqe miu un ja dhjet e ti ja pret thot nje llaf i popullit. Duket nga surrati qe nuk ka hije per president ngrihuni o popull ta qrojme dhe kete plehurine qe ka zen ere se ka bllokuar pasurin e popullit