Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të tjera sanksione ndaj individëve rusë dhe 17 kompanive, që thuhet se janë pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se kjo lëvizje ishte një përgjigje ndaj “ndërhyrjeve të vazhdueshme të paligjshme të Rusisë në Ukrainë”.
Sipas BBC, personat e shënjestruar përfshijnë edhe Igor Sechin, kreu i gjigandit të naftës, Rosneft dhe Sergei Chemezov i gjigandit të teknologjisë Rostec.
Sanksionet përfshijnë ngrirje të pasurive dhe ndalim të udhëtimit për në SHBA.
Shtëpia e Bardhë e akuzon Rusinë se nuk po përmbush angazhimet e marra më 17 prill në Gjenevë.
Një njoftim i tillë vjen pasi kryebashkiaku i Karkivit, një qytet në lindje të Ukrainës, u qëllua dhe u plagos rëndë.
Sipas BBC, Hennadiy Kernes është një figurë kontroverse në Ukrainë dhe ende nuk është e qartë se kush e donte të vdekur.
Ai ka pasur qëndrime të ndryshme në karrierën e tij si biznesmen dhe më pas si politikan.
Ai njihej më parë si mbështetës i presidentit Viktor Janukoviç.
Së fundmi, ai ishte bërë mbështetës i qeverisë së re dhe avokat i bashkimit të Ukrainës.
Por korrespondenti i BBC thotë se atentati ndaj tij do të trazojë ndjeshëm ujërat në Karkiv, një qytet që nuk ishte prekur fuqishëm nga lëvizja separatiste.
Kjo ka mundësi të ndryshojë tani.
ME shume dyshime eee? Eh c’me kujtohen keto dite zyrtaret e SHBA-se me 2003, kur dilnin tek CNN cdo dite me ca harta ne duar – Ja ketu i ka Sadami armet kimike – s’mund ta lejojme te vazhdoje keshtu ?
Ky Z. Obama akoma nuk e ka kuptuar qe keta persona nuk jane Shqiptare qe rijne si qene ne dyert e ambasades Amerikaene ne Tirane?
Kernes eshte miku i Avakov, dhe nje nga garancite qe plani rus nuk funksionoi ne Harkov.Asnje dyshim se pas atentatit jane skuadrat e specializuara SMERSH te FSB, te cilat nuk mund te presin aq gjate sa te orketrojne nje “revolte popullore” si ne Donjeck, pasi nuk kane as terrenin dhe as burimet njerezore, prandaj po i bien shkurt, pasi edhe koha per te cilen eshte planifikuar nderhyrja ne shkalle te gjere eshte e limituar ne vetem pak jave.Ruset jane mjeshter te liquidimit pa asnje meshire te kundershtareve, perderisa e ben ne mes te Londres me Litvinenkon dhe Berezovskin, nuk po e bejne ne Harkov apo si do te mundohen ne ditet e ardhshme ne Kiev, per te neutralizuar pikat e forta te rezistences antiruse.
Eh lane kokren e namit me keto sansjonet mer jahu. Bejne zhurme per mediat qe te pertendojne se po bejne dicka. Nje nga personat e sanksjoneve te meparshme ishte ne Ervrope per vizite para pak kohes ne nje forum energjie dhe kur e pyeten per sanksjonet qeshi me ironi
Si qen të rrahur, do të thosha unë, o “fshatar i thjeshtë”…