INTERVISTA/ Balla: Prokuroria të hetojë Argita Berishën

28 Prill 2014, 14:22Politika TEMA
INTERVISTA/ Balla: Prokuroria të hetojë Argita Berishën

Taulant Balla, nënkryetar i grupit parlamentar socialist, në një prononcim për Top Channel, thotë se intervista e biznesmenit Zafar Ansar, i dha fund çdo dyshimi që mund të ketë ekzistuar më parë për atë që tashmë njihet, si rasti përqindësh i Argita Berishës. Të gjithë këtë histori, Balla e cilëson si një aferë të pastër korrupsioni.

Bisedoi: Muhamed Veliu, TCH

 

Z. Balla, cili është komenti juaj për intervistën e biznesmenit Zafar Ansar, i cili kësaj here shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë shqiptare nëse drejtësia do të hetojë të gjitha deklarimet e tij për një aferë korruptive nga vajza e ish Kryeministrit Berisha, Argita Berisha?

Unë mendoj që intervista e z. Ansar i dha fund çdo lloj dyshimi që mund të ketë ekzistuar në lidhje me prononcimet e tij të mëparshme për atë që quhet “rasti i 3%”. Është mjaft e qartë tashme e gjithë pasqyra e çfarë ka ndodhur, një biznesmen i huaj vjen në Shqipëri në kohën e një krize të thellë energjetike, angazhohet përmes një fondi të fuqishëm investimesh të bëjë një investim prej 100 milion euro, ky investim prej 100 milion euro sigurisht iu bë i ditur dhe iu prezantua Kryeministrit të vendit Sali Berishës i cili menjëherë bëri lidhjen e shkurtër nga zyra e Kryeministrit te zyra avokatore e vajzës së tij e cila u prezantua si zyra avokatore që do të ndihmonte këtë investim në Shqipëri. Ekspozeja mbyllet me fabulën që zotërisë në fjalë që do të investonte 100 milion euro kjo zyrë përveç shpenzimeve të tjera të cilat janë bërë tashmë publike, që kërkonte për 30 minuta punë në kompjuter 100 euro apo për 24 orë punë zyre 8500 euro, kërkonte edhe si “tarifë suksesi” 3%, pra i kërkonte 3 milion euro nga këto 100 milion euro. Biznesmeni u llahtaris nga ajo që i ndodhi në Shqipëri, mori dhenë dhe nuk u kthye më në Shqipëri deri përpara pak ditësh kur u prezantua në televizionin tuaj me intervistën në fjalë dhe ritregoi edhe një herë nga fillimi të gjithë këtë histori të tmerrshme, që ka vetëm një emër, është histori e pastër korrupsioni. Në fund të fundit çfarë është korrupsioni? Korrupsioni është shpërdorim i detyrës të një funksionari publik me qëllim përfitime personale. Rasti në fjalë është rast i pastër korrupsioni sepse e para Shqipëria ka humbur një investim prej 100 milion eurosh. Investimi u humb për arsyen e vetme se u kërkua ryshfet, 3% “tarifa e suksesit” që e quajti zyra avokatore e Argita Berishës, ishte pikërisht “tarifa e korrupsionit”.

 

Sikurse edhe vetë z. Ansar, ju e përshkruat të gjithë këtë histori si një aferë korruptive, a duhet të hetohet kjo nga prokuroria?

Krejt normale, prokuroria vihet në dijeni për një rast të pastër korrupsioni, hetimin duhet ta kishte filluar gjerësisht një vit më parë kur çështja u bë publike edhe përmes opozitës së atëhershme, pra ne në atë kohë, por edhe përmes deklarimit te z. Ansar në televizionin tuaj që e tha shumë qartë. Tregoi historinë e korrupsionit që i kishte ndodhur këtij personi. Tani ka një rast shtesë që është më i rëndësishmi, vetë personi, pra viktima e korrupsionit z. Ansar, vjen në Shqipëri dhe deklaron publikisht dhe thotë ”prokurori, unë jam këtu për tu vënë në dispozicionin tënd për rastin e korrupsionit që është mësuar tashmë, që e dinë të gjithë tashmë”. Dhe ajo që është më e dhimbshmja është që në një zëdhënie nga ana e prokurorisë thuhet “personi le të vijë”. Si të vijë personi? Personi duhet thirrur nga prokuroria. Prokuroria duhet të regjistrojë një procedim penal për këtë rast dhe të fillojë të hetojë personat që kanë dijeni për këtë rast, z. Ansar, Sali Berishën, Argita Berishën, ish ambasadori i cili u bë vegla e komunikimit për rastin në fjalë, të gjithë këta persona edhe persona të tjerë, unë jam i gatshëm të shkoj të dëshmoj për dijeninë që kam për këtë çështje sepse kam folur për këtë çështje një kohë të gjatë. Unë disponoj të gjithë komunikimin elektronik me e-mail të z. Ansar me znj. Argita Berisha ku kujtohet qartë ai 3%, ato tarifat e tmerrshme të punës në kompjuter.

 

Siç dhe ju e thatë, jeni marrë gjerësisht me çështjen e biznesmenit Ansar dhe kur ishit në opozitë, e keni denoncuar me forcë këtë aferë korruptive. Po tani që jeni në pushtet pse nuk inicion mazhoranca ose të çojë në prokurori këtë aferë korruptive?

E dëgjoj shpesh këtë, jo vetëm për rastin Ansar, “Ansar- Argita Berisha” se është një rast i dyanshëm. Por, duhet të kuptojmë, që një demokraci parlamentare pavarësisht se kush është në qeveri, jemi ne apo ishte Partia Demokratike para më pak se një vit duhet të kuptojmë që institucioni që kryen hetimet, është institucioni i prokurorisë. Pra, mazhoranca nuk ka mjete përmes ekzekutivit të cilët të zëvendësojnë punën e prokurorisë. Ka vetëm një institucion të ngarkuar me kushtetutë dhe me ligj, që të bëjë hetime dhe të procedojë penalisht të akuzuar për korrupsion apo vepra të tjera penale. Thirrja ime është shumë e qartë, Prokuroria nuk mund të vazhdojë më, të jetë arkiva shtesë e shtetit, për dosjet e korrupsionit që janë tashmë në dispozicion të prokurorëve për kryerjen e hetimit. Pra, duhet domosdoshmërisht të hetohet, rasti i korrupsionit “Zafar Ansar-Argita Berisha”. Në rastin në fjalë zoti Ansar është viktima, të nxirret fajtori, prokuroria t’a hetojë atë thellësisht. Nëse ka fajtorë procedimi penal t’i shkojë Gjykatës për të marrë dënimin, nëse nuk ka pjesëmarrës në korrupsion, pra nuk ka vepër penale, sigurisht edhe çështja të zbardhet përfundimisht për publikun. Por për aq kohë sa viktima e këtij korrupsioni, zoti Ansar vjen në Shqipëri, deklaron që është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, sigurisht që duhet marrë në konsideratë. Unë i kam kërkuar madje zotit Ansar, që në një gjyq civil nëpërmjet meje dhe zonjës Argita Berisha, e cila ende pretendon që këto janë shpifje, pavarësisht se me zë dhe me figurë zotëria doli dhe foli, të jetë edhe ai pjesë e këtyre gjyqeve civile, të ngritura atëherë politikisht, të dëshmojë në favor të zbardhjes së kësaj afere korruptive. Është shumë e rëndësishme për çdo qytetar shqiptar, që i dëgjon këto gjëra në televizion, që i lexon këto çështje nëpër gazeta, që kjo çështje të zbardhet. Ata, që para një viti thonin që filluan të sqaronin çështjen dhe tashmë pas një viti që zoti Ansar doli në televizor me zë dhe figurë dhe tregoi çështjen. Sot thonë, që zoti Ansar është një gënjeshtar. Këtë çështje duhet t’ia lënë në dorë prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare. Prokuroria dhe drejtësia shqiptare duhet domosdoshmërisht dhe menjëherë të zbardhin çështjen e korrupsionit, “Zafar Ansar- Argita Berisha”.

42 komente në “INTERVISTA/ Balla: Prokuroria të hetojë Argita Berishën”

  1. Heroni says:

    Kapeni hajdutin thote hajduti…..

    1. eri says:

      po ci keni keto more ? kur i vodhi keto para ky more? budallenj, late kokren e namit! balla ska pasur asnjehere pushtet!

      1. arjani says:

        ARGITA DHE XENI duhet te denohen si GRUP kriminal per gjithe shpenzimet marramendese qe kane bere tere keto vite;

        Kane ngrrene e shetit neper maldive me parate e popullit surreterit e ketyre

        1. Vespa says:

          Maskarenj si femijet e sali berishes nuk pjell me nena.

          I ka mesuar i ati qe vecse te vjedhin pafund edhe te shpifin e flasin lare e palare.

          Kjo eshte e papranueshme,

          1. Desara says:

            Owwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwowowowowow, po si ka goje e flet argita e cila ka bere kerdine me parate tona..

            Duhet te veproje shteti para se te veproje vete mileti mbi keto palaco

            1. yllka says:

              Sigurisht qe duhet te hetohen gjer ne detaj.

              8 vjet kane bere cju ka dasht qejfi mbi shpinen e shqipetareve. Kjo eshte e papranueshme dhe per kete drejtesia duhet te beje punen e saj. Miliarda leke kane kaluar nga keta duke lene popullin ne meshire te fatit

              1. gega says:

                Mizerable ka qene ajo qe argita malltezi e shkelzeni kane bere mbi parate e popullit shqiptare.

                Kjo eshte nje familje e cila duhet te hetohet imtesisht e duhet te konfiskohet gjithcka kane.

                Ky eshte minimumi i mundshem

                1. DENADA says:

                  Rruget e pa shtruara edhe knalazimet nuk ja prishin imazhin shqiperise sic ja kan prish argita edhe shkelzeni.

                  Sepse leket e gjithckaje isht eper tu bere ne shqiperi i vodhen femijet e babit

                  1. Quksi says:

                    Ate dite kur kjo te behete realitet une do shtroj dreke. Sepse ate dite femijet e mi do jetojne te qete ne kete bote, sepse e di qe sdo vijne me ne kete shtet njerez te kalbur si keta qe perzume me 23 qershor

      2. Zef Kallami Sheqeres says:

        te dashtun shoke,
        doni
        s’doni jue
        Nji ky asht “Ndryshimi PerPara”!
        http://goo.gl/Qn9Bm5

    2. holta says:

      Argita edhe Shkelzeni duhet japin llogari per cdo krim edhe vjedhje qe i kane bere ketij vendi, nuk mund te vazhdojn akoma kta njerez qe te jene te lire kur vje puna kta kane vjedh leket e shqiptarve.

      1. Sami says:

        O rrogetari i parlamentit me gruan qe ka cante channel 15 mije euro, perse nuk shkon ti bashke me ate pakistanezin ta denoncosh ne prokurori nese ke fakte po vazhdon derdellit ne media sa here te del ndonje skandal me shpenzime qe nuk ka ILDK t’i justifikoje me rrogen qe ke ?

        Mjaft o llapaqen se nuk je me ne opozite. Po pate gje ne dore shko denoncoje vete ne prokurori dhe ler provat e deshmite atje.

        1. sit_back_and_relaks says:

          Po edhe prokuroria mund ti therrese nuk ka ndonje problem. megjithate nuk di kjo argita fantoci e ka paditur gje kete biznesmenin per shpifje apo jo? nqs jo pse nuk e padit?

          1. Sami says:

            Prokuroria nuk eshte zyra e propagandes qeveritare por institucion ku ai qe pretendohet se eshte ne dijeni te nje vepre penale duhet te shkoje dhe te deponoje me faktet qe ka ne dore perndryshe you can just sit and relax watching ping-pong on tv

    3. aba says:

      ky vend nuk mund te vazhdoj me te duroj se si argita edhe shkelzeni shkojn edhe pasurohen dita dites nga aferrat korruptive qe kane bere me vite me rradhe.

      1. DENADA says:

        Rruget e pa shtruara edhe knalazimet nuk ja prishin imazhin shqiperise sic ja kan prish argita edhe shkelzeni.

        1. Elsa says:

          Duhet te marrin ate qe meritojne ata qe dje bene kerdine mbi kete vend. Smund te lejohet me nje percutnim i tille

          kam besim fort se vota e popullit eshte vertete ne drejtimin e duhur

      2. Jace says:

        Ke shume te drejte, nuk durohen keto gjera. Por thuaj shyqyr, qe per te ruajtur mend e kokes peremdia bene kompesimin, con Ballen ne Santiago Bernabeu. Do plasmin nga poshtersite e Argites, kur fap, zoti, nxjerre ne skene Ballen qe t’na gesoj shpirtin. Sepse, me thoni ju lutem, ka kenaqesi me te madhe kur shikon zotin Balla, qe pasi I fut nje brez sharjesh Argites dhe Xenit, per tu shplodhur nga kjo lodhje e tmerrshme, hopa ne Madrid. He me te lumte,zoti Balla,keshtu te do partia dhe populli yne, trim, puntor dhe pensiondashes!

    4. big brother says:

      po ky katunari librazhdit te na shpjegoje pak ku i gjen leket qe sperdridhet neper stadiumet e spanjes…

    5. AvniRystemi says:

      Sa e duan publikun keta ballistat e ps-se… vedesin fare per publikun.. u bie ne koke u bie kur vjen puna per te treguar perralla me publik. Se ato perrall i bejne ballistat shume te bukur.

    6. Tironsi "ZZ" says:

      SA ME PELQEN KJO FOTO!
      ME GJITHE ZEMER, DO DOJA TI OFROJA NJE KAFE FOTOREPORTERIT QE E KA KAPUR KETE MOMENT.

    7. adri says:

      Te rihapet dhe hetimi per ceshtjen e gerdecit dhe per shkelzenin.

  2. loni says:

    kur do ndodhi kjo gje per kete shimpazene e berishes gorrille,jo vetem argita por edhe shkelzeni dhe te gjithe fisi berisha me rradhe duhet te japin llogari perpara drejtesise.

  3. Kritiku says:

    Po katundar mbete more Balla! Mire dje kur ishit ne opozite nuk kishit rruge tjeter vetem qe te denonconi cdo lloj shkelje te ligjit te kujdo, po tani qe i keni çelesat e kashtes, perse vazhdoni akoma me denoncimet e kota neper media? Ti kerkon qe Prokuroria te filloje hetimin, po per cilen Prokurori e ke fjalen? Ate qe e drejton familja Berisha dhe ti i kerkon qe te hetoje pikerisht ate qe po e mban ne kembe kete Prokurori? Perpara se te kerkoni hetime duhet patjeter qe te ndryshoni komplet perberjen e gjyqesorit dhe pastaj te filloni nga puna e zbatimit te ligjit.

  4. nastradini says:

    Keto jane te gjitha thirrje boshe:
    Prokuroria te hetoje …., Rama te heqe dore …., droga me avione me mbeshtetje te FA te hetohet ….
    Te njejten gje bejne te dyja palet: bejne thirrje ne tym, pa emer, pa adresim, pa prova.
    Pse u dashka te hedhë hapin prokurori: dil ti e shko denoncoje ne prokurori Argiten.
    E njejta gje behet nga ana tjeter: S. Berisha hedh gurin, po dil ore nqs je burre dhe shko ne prokurori e bej denoncim se po transportohet hashash, jepja dhe provat qe i paske.
    Me falni per shprehjen, por kesaj i thone njeri m…t e tjetri shu …e.

  5. Trendi says:

    Mire per Argiten po per kete Gjin Gjonin do dali ndonjeri apo ska bythe asnjeri

  6. PYETJA says:

    Kujt po ja kerkoni Z.Balla? Perse keni heshtur 8 muaj? Perse akoma asnje reforme nuk keni bere? Jeni pale me poshtersite e Saliut,apo nuk jua mban menderja te perplaseni me te keqen? A ju dhame vota sa u habitet,e per 3 muaj pite shampanje,e sot akoma nuk ju ka dale e hehura,e prandaj edhe sot nuk e keni mare pushtetin? A i keni 85 vota ne parlament? Po qe e keni perse hezitoni te merni pushtetin qe ju dha populli? Si keni? Atehere populli nuk ju beson me.

    1. Dalani says:

      Ne fillim mendoja se ardhja e Edit ishte ngjarja me e mire qe po I ndodhte Shqiperise qe nga Skenderbeu,tani jam shume I ftohur me te,nuk po Ben asgje,gjithe ajo baterdi qe eshte bere nuk duket se do japi llogari njeri,pra ata nuk e prekin njeri tjetrin.Kjo eshte vazhdim I Lojes se dy paleve.Asgje e re.

  7. hashimi says:

    Po ka vjedhur Berisha apo familja e tija duhet te hetohet po keshtu duhet te hetohet dhe ky politkani shoku Balla se ku i gjti leket qe vajti pa ndeshjen ne Madrit se ky eshte depute se Argita nuk eshte deputete se ky pioneri i Enverit ka qen dhe ne Dubaj per vit Ri ka mundesi te vej neser ne Myni per te par Realin se do i plocoj desheren gruas

  8. Ana says:

    haidutat po keta duhen varur nga i pari tek i fundit

    1. Alia says:

      ne burg duhen te kalben keta lloj njerzish

      1. Sui says:

        Haiduta Hajidutaaaaaaaaaa

  9. Perparimi says:

    Po per canten e guas tende 13 mije euro kush duhet te jape llogari?? Apo hajde, meqe mu permend emri te bejme pak zhurme tani.

  10. Zambi says:

    kjo do ndodhe kur rilindasit apo kushdo qe vjen ne pushtet ta ndaje mendjen qe nuk do e “ngjyeje gishtin ne qypin e mjaltit” te popullit.

  11. Zigur Qarri says:

    http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/11/taulant.jpg

    http://dielli.al/admin/wp-content/uploads/2014/04/talulant-ball-600×328.jpg

    Ti vetem se ja ke rritur vleren Berishes mor pall leversh,keto jan lehje mor Taulant Palla.Keshtu esht kur ngrihen ne pushtet provincialet.E kupton mor idjot,qe ti nuk je me i besushem dhe akuzat tuaja jan kthyer ne nje bumerang?Ne opozite lloqe,ne pozite lloqe kafenesh!
    Po he pra,fute ne burg se na çave trapin.Ke Vite qe akuzon Berishen,por akoma atij nuk i ka hyre nje gjemb.Dhe nese ai nuk denohet,nuk esht vetem nje fjasko per ty qe i ke kthyer akuzat ne personale(tipike per politikanet me mentalitet provincial),por edhe ne akuze kundra teje,pra duhet te futesh ti mbrenda.

  12. Billy says:

    Po lere o z. Balla. Mos u lodhni as ju, mos na revoltoni as ne lexuesve.
    Lere ate muhabet. Eshte ceshtje e mbyllur. Askush nuk duhet te prese qe prokuroria te hape ndonje ceshje per korrupsion, vjedhje apo vrasje nga pushteti i ish-qeverise te Berishes.
    Meeruni me dicka tjeter, jo me nje gje qe eshte e sigurte qe nuk ndodh.

  13. cili says:

    neser do te shkosh ne mynih o taulant palla

  14. Mua me duket se komentuesit kane te drejte.
    Nuk eshte koha per te bere akuza , por veprim konkret per ti vene perpara bongos te akuzuarit ,hajdute,kriminele,keta bashibozuke te Shqiperise.
    Populli po pret,Europa po pret . Ky eshte nje kusht kryesor,nje detyre qe europa ne permjet. B E I ka vene qverise se Rames, prandaj eshte imediate qe kjo qeveri ti tregoi simpatizanteve te saj dhe gjithe popullit sa e fuqishme eshte ,duke plotesuar nje premtim te madh per venjen e drejtesise ne vend.Prandaj ajo te mos hezitoje por te veproje me kurajo e guxim sepse ka ne krah mbi nje miljon njerez trima e te guximshem.

  15. tirana says:

    Kur lexoj keto komente kuptoj se pse erdhi enver hoxha ne pushtet ne 45. kjo puna e luftes kunder korrupsionir eshte nje hipokrizi e madhe qe behet nga politika nga arvizuja etj . Nuk behet shteti me aksione dhe me injorante rilindas me ne krye ramen qe nuk njeh bazat e shtetit te se drejtes por unin dhe egon e tij te semure. Mund te qeveresit gjate me genjeshtra dhe mashtrime ndaj nje populli por asnjehere mos mendoni se ecet perpara por vetem vend numero ose prapa.

  16. visi says:

    O Ball -gorja, po te erdhi goja e flet, apo bere ndonje kure andej nga ishe. Po te ka duruar shume kjo Argita duke shpifur perdite, po thirri mendjes se u bere i neveritshem. Po ke ndonje gje çoje tek organet kompetente. Mbylle halen se na qelbe.

    1. arben says:

      A te po thote dhe ai. Qe organet kompetente te fillojne punen se doli nje deshmitar.

  17. Ibrahim Blakcori says:

    si u katandis Shqiperia! dhe keto fytyra malokesh bejne ligjin…keta duhen var ne mes te Tiranes mu te koqet e kalit te Skenderbeut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje