Reforma Territoriale duhet të realizohet me konsensusin më të madh. Deklarata është bërë nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Nicholas Cannon, pas takimit të zhvilluar në Elbasan me kreun e bashkisë Qazim Sejdini.
“Mendoj se ka një konsensus në vend përsa i përket nevojës për një reformë të tillë, dhe që strukturat aktuale të administrimit nuk janë ata të duhurat për të mbuluar nevojat e publikut. Cdo lloj reforme e kësaj natyre në çdo vend tjetër është një proces delikat dhe politik për t’u menaxhuar. Prandaj është e mira që të realizohet me konsensusin më të madh të mundshëm, një konsensus brenda forcave në parlament por edhe midis qeverisë dhe publikut të gjerë në mënyrë që njerëzit që preken nga këto reforma të kenë mundësi të shprehen se si ata mendojnë që duhet menaxhuar si proçes”, tha diplomati britanik.
Ndërsa e konideroi marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në rrugë të mbarë, diplomati britanik gjithashtu vlerësoi programin e reformave të Qeverisë Rama si ambicioz.
“Eshtë një vendim që do të merret në qershor nga Këshilli i Europës, dhe në momentin që po flasim mendoj se situata po lëviz në drejtim pozitiv, nuk është marrë ende një vendim për procesin e statusit në Londër por as në shtetet e tjera Europiane. Nuk mund të paragjykoj se çfarë ministrat dhe kryeministri im të vendosë në këtë cështje. Por gjykimi ynë për momentin që po flasim është se gjërat po ecin në drejtimin e duhur”, tha Cannon.
Një problem që sipas Cannon duhet të marrë zgjidhje është çështja e pronës, e cila për diplomatin britanik pengon thithjen e investimeve.
Deklaratat e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në lidhje me reformën territorial përkojnë me nisjen e punës së Komisionit të posaçëm Parlamentar, i cili i la një aft deri më 19 Maj qeverisë për të paraqitur variantet e saj në lidhje me realizimin e kësaj reforme. Sipas bashkëkryetarit socialist të Komisionit Bashkim Fino reforma do të përfundojë brenda sesionit parlamentar.
O zoti ambasador! Ti perpiqesh ti mesosh dikujt informatiken pa komputer, thjesht me teori. Eshte impreze e deshtuar. Ka pas toka Ram e Sheqere Berisha qe tia linin Sali Berishes? Kane pasur topet e mia. Ka pase toka Thanas Nanua qe tia linte Fatos Nanos? Ka pasur topet e mia. Ka pase toka Kristaq dhe Aneta Rama qe tia linin Edi Rames? Kane pasur topet e mia.
E pra i nderuar zoti ambasador, keta nuk kane as konceptin minimal te prones dhe jo me te kuptojne vlerat qe ajo mbart e trashegon. Prandaj tallin bythen per nje çerek shekulli duke i plasur njerezit nga nje dere gjykate ne tjetren per ate çka me te drejten e zotit u takon, tokat e prinderve te tyre. Keta jane brezi i revoluzionit Kinez zoti ambasador, qe lozin me freterrufe-ra nga mengjezi deri ne darke me njeri tjetrin dhe problemet reale as nuk i kane e as nuk i njohin.
Bravo jepini se nuk kemi kohe per te humbur,lerini larot me gjith konsensus qe kerkojne se ata e dine vetem si emer pa çfar do te thote konsensus nuk kane aber fare.Grupet e interesit jane me te verteta dhe me te komunikushme per kete problem kaq madhor per vendin.
Bravo Edi populli eshte me ty kjo nuk diskutohet fare,pune dhe vetem pune duhet tani qe te bjeshe ne vije te gjitha punet e shqiptareve qe kane 24 vjet qe perpeliten nen tytat e armeve te kremineleve te Sali Berishes. Kjo periudhe duhet te marre funde sa me shpejte te jete e mundur.
edhe enveri i beri te gjitha vete ose me stalinin,titon e maon por ju beri si derra e lop-55 vite Jet derri patet-tash do te keni Jet derrkuci sa te doni ju-pra 1 vit APO me Shum se derri derr mbetet.