Qefalia: Informacionet e SHISH lënë për të dëshiruar

27 Prill 2014, 18:16Politika TEMA

Deputeti socialist Xhemal Qefalia, shprehet se ka konstatime se Shërbimi Informativ shtetëror, ka dhënë informacione shumë të dobta, në lidhje me gjendjen e rendit publik dhe shpërthimeve. Qefalia sqaron se komisioni i posacëm parlamentar që do të kontrolloj SHISH dhe për pjesën që ka të bëjë me urdhërin për të përgjuar drejtuesit e policisë, do të fillojë punen javën që tjetër.

Por nga informacionet paraprake, është e qartë se SHISH ka dhënë informacione vetëm pas reagimit të ministrit të brëndshëm.

“Dua të them që pas bërjes prezent nga ministri i Brendshëm për mungesë informacioni lidhur me problematikat e rendit në Shqipëri, ka pasur një fluks të madh informacionesh, por informacionet nuk janë të vlefshme vetëm duke siguruar sasi. Informacionet janë të rëndësishme kur brenda tyre ka elementë të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e rendit. Me dy fjalë dua të them nëse ka patur një numër të madh informacionesh, ndoshta dhe të tejkaluara, por cilësia e tyre vlen për të dëshiruar”,  tha deputeti Qefalia në një intervistë për A1 Report.

Për Qefalinë informacionet e dhëna nga deputeti Flamur Noka, pas raportimit të kreut të SHISH Visho Ajazi Lika në komisionionin e sigurisë, janë tërësisht të pavërteta dhe spekulative. Qefalia i lëshon një tjetër apel opozitës ti bashkohet këtij komisioni, që në thelb do kërkojë vetëm zbatueshmërinë e ligjit.

 “Informacioni dhe deklarat e zotit Noka është disinformim i plotë që i bëhet opinionit publik. Të dalësh dhe të thuash për një mbledhje që është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa prezencën e medias dhe të disinformosh opinionin e gjerë publik është vërtetë nonsens dhe diçka jo serioze. Absolutisht nuk ka asgjë të vërtetë në atë që thotë Noka”, tha ligjvënësi socialist.

4 komente në “Qefalia: Informacionet e SHISH lënë për të dëshiruar”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Mos u merrni me Noken.
    Sipas Nokes,SHISH eshte shkurtim i fjales shishe !
    Mos u merrni me gurin qe ka hedhur ne lume Noka dhe Berisha,por rregulloni gjendjen.
    Nuk e dime se çfare ju mungon?!

  2. arsen says:

    Pune leshi kjo e deputetit ne Shqiperi!
    Keta nuk e kuptojne se perse ndodhen ne Parlament?!!!
    Ligje ka!
    rregullore ka!
    kartona e votime behen !
    Perse meren me “e lagu, se lagu”?
    SHISH ka ne permbajtje fjalen INFORMATIV.
    SHISH nuk mund te prese SA TE PLASI MINA, APO TE ULET NAI AVION TJETER.
    SHISH e dergon informacionin sa me pare te jete e mundur….KA ORGANE TE TJERA QE GJURMOJNE, PARANDALOJNE, ARRESTOJNE, PROCEDOJNE, DERGOJNE NE GJYKATE..
    E kuptoni o plotikane se JENI JASHTE ROLIT QE DUHET TE LUANI?
    Si mundet qe “ti nxirni bojen” ne kete menyre nje sherbimi SEKRET?

  3. BARDI says:

    INFORMACIONI I DHENE NGA SHISH NUK ESHTE THJESHTE SI AJO SHPREHJA “ME KA CU NANA ME LA GOJEN APO VJE SONTE PER DARKE”.PRANDAJ LEXOJ DISA GJERA KUTURU!.INFORMCIONI ESHTE 100% I VERTETE I BAZUAR NE FAKTE NGA NUK MUNDE TE LEVIZESH MAJTAS APO DJATHTAS.ESHTE I DETAJUAR ,PSH NGA BASHKEPUNTORET TANE ESHTE VJELUR SE ME DATEN X ORA KAQ APO AQ NE FILAN VEND DO TE BEHET ULJA APO ZBRITJA ,SHUMZIMI E TJERA TE DHENA TE CILAT PARAQESIN PERSONAT QE DO JENE NE PRITJE ,CFARE ESHTE BISEDUAR ETJERA ETJERA SHUME TE DHENA QE IDREJTOHEN KREUT APO MINISTRIT PER TE DETAJUAR AKSIONIN E ME TEJSHEM.POR ASNJEHERE DYSHIME APO HAMENDESIME SE NJE OPERACION I DALE BLLOF MBAHET PERGJEGJESI PENALE ETJERA ETJERA.VERTETESIA E INFORMACIONIT ESHTE BAZA E PUNES SE SHISH JO DOKRRA HINI.ME TE DREJTE ZOTI KLOSI THA QE KY ESHTE NJE INFORMACION I POROSITUR NGA ATO QE PD ESHTE MESUAR TE LESHOJE SHASKA SI AJO PUNA E ATIJ QE HEDHE NJE GUR NE LUME DHE QASEN 100 TE MENCUR PER TA GJETUR.SIMBAS RRJEDHE QE DOLI DHE Z AJAZI AI ESHTE TALLUR ME TE VETET E PD SE TE TILLE KAPACITETE KA DHE PERFAQSOJNE ATE NE PARLAMENT.DHE ZOTI CANI QE PER INTERES TE TIJE KUR KERKON LLOKMA NA DEL DHE NA SERVIRE IDIOTIZMA PER TE VERTETA.DUHET BERE KUJDESE ME INFORMCINET SE KUR DEL BLLOF NUK TE BESON ME NJERI KUR TE JAPESH DHE INFORMACIONE TE VERTETA.DHE JU NE TE ARHMEN NUK E MERRE ME MUNDIMIN TE TE DEGJOJ BROCKULLAT E TUA
    BARDI

  4. dinamoviti says:

    Vetm SHISH ky nuk mund te quhet.Keto lloj informacionesh, jane llafe kafenesh. Shkon agjenti I SHISH ne kafe dhe ne tavolinen afer tij dy persona e shikojne se eshte I SHISH dhe filojnebisedojne gjoja fshtehtas per arme, droge, trafiqe te ndryshme. Ky burri I botes qe merr nje rroge te majme, si agjent I SHISH, I shkruan keto dhe pa vertetuar fare nga ndonje burim tjeter fjalet e degjuara ne kafene, I pergatit ne informacion per shefin e tij Vishon, duke justifikuar keshtu rrogen per muajin mars, dhe ky I fundit si specialist shume I zoti qe eshte, nuk I ve detyra vartesve per te vertetuar te pakten nga ana operative informacionin, por dergon informacion tek Ministria e Mbrojtjes. A ka me turp! Kjo nuk eshte as pune diletantesh dhe jo me profesionistesh, Turp I madhe per kete lloj sherbimi secret! Ky institucion duhet reformuar! Perfojohen Forcat e Armatosura,sikur te jene banda droge, sa e peshtire, Sa te ndyre dhe sa Turp te besh politike ne kete menyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje