Presion tri kandidateve femra që të mos marrin mandatin e Tahirit, Gjiknurit, Canit e Bushatit?

27 Prill 2014, 13:34Politika TEMA

Katër ministra, Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati, nuk e kanë dorëzuar ende mandatin e deputetit, ashtu siç kanë bërë kolegët e tyre.

Deri më tani mediat e kanë argumentuar me pasigurinë që prodhojnë për karriget ministrore sektorët që 4 ministrat mbulojnë.

Por, “Panorama” vjen me një tjetër version sot.

Sipas gazetës, “vonesat nuk kanë të bëjnë me aktivitetin e ngjeshur parlamentar, siç është dhe komisioni hetimor për emërimet dhe largimet nga puna në Policinë e Shtetit, por me presionin që po u bëhet kandidatëve në pritje të mandatit që të mos e pranojnë atë. Në këtë mënyrë ai u kalon kandidatëve të tjerë në listë”.

Gazeta shkruan se po u bëhet presion tre kandidateve potenciale femra që mund të marrin mandatin e deputetes, që ta refuzojnë atë, në mënyrë që këto mandate të merren nga meshkujt.

Në qarkun e Tiranës mandatin e deputetit do ta lenë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, respektivisht i dyti dhe i katërti në listë. Njëri nga mandatet e ministrave do t’i kalojë një femre për shkak se PS në listën e Tiranës nuk ka respektuar kuotën gjinore të 30 % të grave dhe për këtë shkelje është gjobitur. KQZ do t’i japë mandatin kandidates femër të radhës, pavarësisht se në çfarë pozicioni të listës ajo ndodhet.

“Erjeta Allhysa është e 27-ta e listës dhe e vetmja kandidate femër e mbetur në listën e Tiranës. Vetëm nëse ajo do ta refuzojë mandatin, atëhere ai do t’i kalojë kandidatit mashkull të listës që është i 18-ti, Ervin Bushati. E më pas, lista do të vazhdojë me të 19-in, që është Bledar Doracaj, pas dorëzimit të mandatit nga ministri i radhës. Allhysës i është kërkuar nga drejtues të PS-së në Tiranë që të refuzojë mandatin por ajo këmbëngul që të bëhet deputete. E kontaktuar në telefon, kryetarja e PS-së Ndroq nuk donte të komentonte asnjë zhvillim por tha se ajo do ta marrë mandatin e deputetit që i takon. Kjo negociatë e gjatë ka shtyrë pa kufi dorëzimin e mandateve të ministrave në këtë qark” shkruhet në artikull.

Në qarkun e Elbasanit është e njëjta situatë si në Tiranë, ashtu si edhe në Qarkun e Dibrës.

12 komente në “Presion tri kandidateve femra që të mos marrin mandatin e Tahirit, Gjiknurit, Canit e Bushatit?”

  1. cic mirimonga says:

    U LUTEM GRAVE SHQIPTARE, BIJAVE TE BUBULINES, TE MOS UA LENE MANDATIN BURRAVE DEMBELE SHQIPTARE. GJERAT FITOHEN ME PUNE JO ME LLAFE PAZARI. NUK JEMI ME NE KOHEN E KADIUT.
    BURRAT QE DUAN VENDIN E DEPUTETIT, LE TE NXJERRIN FOTOT DUKE LARE PJATAT, DUKE GATUAR, DUKE LARE RROBAT, DUKE PASTRUAR SHTEPINE DHE DUKE PERGATITUR FEMIJET PER NE SHKOLLE.
    BOLL ME ME DEMBELA, FAKTE DUHEN! KUSH S’KA FOTO, HAP KRAHUN!

    1. Neorealizmi says:

      Problem me serioz eshte zgjedhja e deputetit nga kryetari. Deputeti duhet zgjedhur direkt nga populli.

  2. Gjenerali Bato says:

    Bravo Edi, je cun flori. Ti i do shume grate dhe je nje shembull i demokracise. Ptuuu. Legen!

  3. ramastan dhe tritolistan. says:

    se mos i pyet rama-ato i ka letra higjenike si Mimin.te pastroi kanoqe ose te trfikojne droge kjo vlene ne rilindje.

  4. beso says:

    Duhet ndryshuar kodi zgjedhor me kandidim te drejtperdrejte.Dhe dalin e teprojne 80 deputete.A ka mundesi te jepet ne TVSh vetem nje here ne jave ndonje permbledhje e punimeve te parlamentit,se jane bere si Stare kinemaje dhe U ka mbetur te japin nga foltorja leksione anatomie.Jepini fund deputetarizmit,statusit te njeriut qe di nga te gjitha pa zgjidhur asgje.

  5. ska emer says:

    Po ja e la Gjiknuri ne Elbasan psh,kush te shkoje ne kuvend,nje pensioniste qe qellon te jete ne liste,”rilindase mbi 65 vjec,gomarlleqe pa fund.

  6. Hm... says:

    ligji zgjedhor duhet ndryshuar. Votuesi te kete ne dore. Boll me lista apo dhe diskriminime positive sikurse prania e femrave. Femrat jane te zonja vete dhe duhet ti refuzojne keto kuotat qe jane marrje per dore dmth diskriminim ne vetvete. Ka plot ligje zgjedhore me korrekte dhe ku kushdo merr hakun nga mazhoritari, I kombinuari, STV etj. I dine po nuk duan se keshtu ruajne statukuone. Pa vote te lire dhe pa prone, kjo pune keshtu do vazhdoje. Do mbetemi gjithnje ne doren e liderit… largpamesise se tij rrethuar me servile kamikaz qe nuk te lene rradhe

  7. Ne rastese me te vertet u behet presion qe mos te marrin mandatin edhe pse u takon sipas rregullave,eshte nje turp per PS e vet EDI RAMEN ,NGA I CILI POPULLI KA KTHYER SYTE SE DO VENDOSI DREJTESI.
    Jo femrat nuk kane pse ta refuzojne mandatin,po perkundrazi te kembngulin per ta marr,duke zbatuar rregullat e percaktuara me pare.
    zoti Rama,mos e ulni besimin qe kini ne popull. I BEN KUSH I BEN KETO PRESIONE, FAJ JU NGELET JUVE ,EDHE ME TE DREJTE ,PASI JENI PLAKU I SHTEPISE PER ps-NE .

  8. LULI LESHI says:

    C’deputet, i zgjedh Saliu, Iliri dhe Edi.
    Rilindja do filloje me zgjedhjen e dputeteve.

  9. Hitleri says:

    Bravo Edi e mbajte edhe premtimin e radhes…..mire ja bon ktij arnaut pis mileti…..bonja nonen se te therrasin Baba…

  10. sheme shapka 2 says:

    Sa naive tregoheni bre burra,i besoni cdo genjeshtre qe hedh ne treg Sandri me Salen..

  11. Denoncim says:

    nese kjo eshte e vertete, z. Rama te shkoje ne shtepi se nuk behet keshtu Rilindja e premtuar, keq me vjen por ndoshta me mire keshtu, mbase do te jete motivim per ndonje iniciative te re nga njerez te pakorruptuar, gjithe “elita” e vjeter duhet te hape krahun se paska qene e kalbur fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje