Riorganizimi i PD/ Nis testimi i emrave për postet drejtuese, në listë edhe Grida Duma

27 Prill 2014, 12:03Politika TEMA

Partia Demokratike ka nisur testimin e disa prej emrave që mund të përfshihen në strukturën drejtuese të kësaj partie pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar. E ndërsa procesi konsiderohet ende në fazën fillestare, burime nga PD konfirmojnë se në bazë të një udhëzimi që po përgatitet synohet të testohet mbështetja për disa nga emrat që bashkë me Kryetarin e kësaj partie Lulzim Basha do të përbëjnë kupolën drejtuese të PD-së.

Ndryshimet e pritshme në organizimin e partisë më të madhe opozitare, që do të shoqërohen me ndryshimin e statutit ku postet e Sekretarëve do të shkrihen dhe do të ketë një shtim të posteve të Nënkryetarëve, mund të çojnë në një përplasje të fortë mes grupimeve në PD.

Në këtë kuadër, duket se kreu demokrat po teston në anëtarësinë e partisë disa nga emrat që mund të përfshihen në garën për pozicionet e reja drejtuese. Burimet konfirmojnë se ka një miksim emrash mes atyre që konsiderohen si senatorët e kësaj partie, me emrat e rinj që janë ofruar. Kështu mësohet se në këtë testim të bazës së partisë janë përfshirë Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Oerd Bylykbashi, Grida Duma, Luçiano Boçi, Jorida Tabaku, Eduard Selami, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Arben Imami dhe Flamur Noka.
Burimet shprehen se përmes këtij procesi testimi do të synohet të shihet mbështetja që ato kanë në anëtarësinë e partisë, dhe që më pas në bazë të saj të përcaktohen edhe propozimet në lidhje me postet drejtuese. Duket se kjo mënyrë është zgjedhur për të shmangur përplasjet në momentin e propozimeve përsa i takon posteve drejtuese në këtë parti, por burimet shprehen se ky proces po ndërmerret pa ndonjë konsultim me anëtarët në detyrë të Kryesisë apo Grupin Parlamentar.

Ajo që bie në sy është fakti se me përjashtim të Grida Dumës, e cila është një nga Koordinatoret e reja në Partinë Demokratike, të gjithë emrat e tjerë janë deputetë të kësaj partie. Sikundër lista duket se është një miksim mes emrave që konsiderohen si mbështetës të linjës së Kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kundërshtarëve të tij. Këta të fundit përballjen e fundit me kreun demokrat e patën kur u emërua në pozicionin e Koordinatores Grida Duma, si dhe përsa i takon udhëzimit të shpërndarë në degët e PD-së, mbi bazën e të cilit janë përcaktuar rregullat për zgjedhjet e drejtuesve të rinj të kësaj partie në rrethe. Udhëzimi përmban kriteret përjashtuese për kandidatët për postet e kryetarëve të degëve, në bazë të të cilit të zgjedhurve vendorë, deputetëve, apo drejtuesve aktualë që në zgjedhjet parlamentare të 2013 kanë arritur një rezultat më të dobët sesa ai i 2009-ës nuk u lejohet të rikandidojnë apo të vendosin kandidatura për pozicionet e drejtimit të degëve.

9 komente në “Riorganizimi i PD/ Nis testimi i emrave për postet drejtuese, në listë edhe Grida Duma”

  1. naun prifti says:

    Jo te riorganizoheni por dhe me shum te beni korbi ,laraska dhe papagai keni qen jeni dhe do te ngeleni per deri sa te jet gangsteri i politikes shqiptare sali intriganti ne partin tuaj

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Basha e ka vendin e sigurte,ka “fituar” zgjedhjet ne Tirane !

  3. Balenti says:

    po me vjen me vjell me keto emra

  4. Mitati says:

    Po Dhori Kule nuk do te kandidoje?

  5. 4999 qelbesira+skypion prezervativin says:

    Nje tufe me zambake, nje parti me torollake.
    Po skypionin ku e kane, artan hoxhen.

    I iku jeta kellef te shkretit. Dmth Imbuluar. Qe mos kyptohet.
    Puka burrit qe I iku jeta e su be dot burre.
    Qelbesirllek.
    Grida suma. Hahahaha. Na mban me gallate.
    Strazimiri dhe muli.
    Hajde rrumpalla hajde.

  6. Grida, mendja qe duhet degjuar says:

    Nese keni ndjekur me vemendje biseden tek Studio e hapur, do ndjeheshit mire, edhe pse shqetesuar vetedijshem per shoqerine shqiptare.

    Profesor Petrela, por edhe Plasari, madje edhe Misha, ishin më të vertete se cdo here tjeter, ne ate bisede te moderuar me inteligjence dhe transparence.

    Por sidosi, nese nuk keni qene paragjykues, sigurisht do kishit vene re se Grida Duma ishte thelbesisht e mrekullueshme ne persiatjet e saj.
    Mos u nxito, te me paragjykosh edhe mua, qe s’me di kush jam, fare lehte gjen tek ajo natyren e bute dhe elegancen…

    Grida prej kohesh eshte shfaqur si goce e mencur, pse jo: ambicioze, hera heres e ashper, ndonjehere edhe e padurueshme, metalike ne prononcimet e saj…
    Por, po ta degjoje ne kete moderim, merrje vesh se ajo eshte teresisht e vetedijshme ne udhen e saj.

    Pse them keshtu?

    Mentor Petrela qe mbahet realisht si mendje e pavarur dhe profesionist i nderuar, eshte permendur e joshur ndonjehere nga politika, po, edhe nga Berisha. Kam drojen se zoti Petrela, i meshoi me shume se meritonte asnjeanesise se tij qe e shtynte deri ne antikitetin athinas!

    Aurel Plasari, sado qe eshte realisht mendje publike vetiake, eshte afruar jo vetem ndonjehere me politikat ditore, ndonse gjithnje vetem kur ka pasur perafrime me te, ose idivide ne te. Me pelqeu fraza e tij, vazhdimesi e tij ne ate bisede, “ne jemi ne kete loje, ne kete mjedis, te tjere do na gjykojne, me vone…”

    Pirro Misha, edhe pse ka dashur te veshtrohet si i pavarur, sic u shpreh ne kete bisede, nuk i ka shpetuar dot pozicionimit majtas, por nuk mu duk realist teksa i etiketonte sulmet ndaj tij e te ngjashmeve te tij, si “sulme nga e Djathta”. Mendoj se sulmet i kane ardhur Mishes si Mishe, por nga sezonalitetet politike…dhe ne fund te fundit, sic u shpreh edhe Pirro, te gjithe jemi subjektive dhe nuk i shpetojme dot se shkuares se mbiemrave tane…

    Grida Duma, ne bisede, u shfaq e denje si per bisede te tilla mendjesh te hapura.
    Jo aq dendur, per te mos thene se eshte mungesor, rast tjeter i tille kur nje individ i perfshire ne politiken shqiptare, eshte shprehur aq thelelsishem e qortues per pozicioimin e vete dhe per kujdesin qe duhet te ushtrojne shefat e medhenj te kesaj politike. Pa lenduar askend prej tyre, duke qene e drejte me te gjithe, me ta por edhe me elektoratin real (se, a nuk eshte e vertete se E Djathta dhe e Majta, te dyja, per te mos shtuar ata te LSI-se qe vetem keshtu sillen, e kane mtuar voten prej turmes nepermjet Thesit te Miellit?), Grida pranoi nje realitet medyshes te individit ne partite shqiptare.

    Po t’i kisha nje adrese, do ta falenderoja kete zonje te fjales dhe te kontributit realist, duke dashur te ftoja terekend tjeter qe priret te ndjej kesisoj, per te motivuar e kurajuar individe te tille, kudo ku jane ne syprinen e politikes shqiptare…

    Lerini te ngrihen, ndihmoni te ngrihen keta individe, se vjen nje dite kur Flasin, pikerisht kur te tjeret heshtin…

  7. Jeni vetem nji anije e fundosur ,dh e , asgje tjetet !
    Mos u mundoni kot ! Duhen me shume se 25 vjete ,qe te harrohen
    ne nji fare mase zjarreveniet e tuaja ,kunder keti populli qe e keni
    masakruar kaq shume here ! Nuk harron dot njeri kollaj vrasjet e 91 shit ne Shkoder !
    Nuk harron njeri kollajgrabitjet e bukes qe i bete popullit duke e mashtruar me piramidat tuaja te famshme !
    Nuk munde te harroje askush , hapjen e depove te armeve ,dhe shperndarjen me lista
    krimineleve te pd se !
    Nuk harron njeri kollaj 14 shtatorin ,kur femijet uhet te fillonin vitin shkollor
    de ju i ja zute rruget me tanke dhe bastarde te mportuar nga Kosova !
    Nuk harron njeri kollaj vjedhjet e zgjedhjeve ne te gjitha kohet !
    Nuk mund te rrije askuh indiferent ,ndaj shkaterrimit total ,dhe grabitjet qe i bete ketij vendi !
    Jeni vetem nji bande fashiste ,cetnike dhe paramilitaresh ,qe i sherbyet vetem intreresave dhe etheve
    serbe per kete qe bete , dhe shkaterruat komplet nji komb !
    Jeni nji grup antishqiptaresh ,qe e treguat me vepray tuaja per 23 vjete !
    Jeni te perbuzur ,dhe mos mbani shprese nga ky popull !

  8. ina says:

    Po Greta Kocin nuk e keni vene ne liste????????????Ajo eshte nje figure tjeter e ndritur e PD-se. Moj kasolle ku na mblodhe.

  9. demokrati says:

    Na e shpifet o Tema,gjithe lajmin me Grida Dumen,a thua se ska emrate tjere PDja. Juve dhe nuk ju shkon gjithe keto lajme per Grida Dumen duke qene se jeni serjoze me figura me kontributet qe japin jo llapa llapa vetem ne media dhe nuk shtrohen nepune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje