Cani i shkruan Llallës: Kemi bërë 192 kallëzime penale, na ke informuar për vetëm 10 raste

26 Prill 2014, 16:12Politika TEMA

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani i është drejtuar me një letër kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku i shpreh shqetësimin për qëndrimet pasive që po mban organi i akuzës për çeshtjet e kallëzuara nga Ministria e Financave.

Që në fillim të letrës, zoti Cani informon kryeprokurorin se Ministria e Financave dhe institucionet që ajo ka në varësi, të angazhuara në luftën ndaj korrupsionit kanë paraqitur pranë organit të akuzës 192 kallëzime penale, të cilat implikojnë 569 autorë.

“Këto kallëzime i referohen veprave penale në disa fusha, që nga shpërdorimi i detyrës, mashtrimi dhe fshehja e taksave por edhe veprimtari të paligjshme në lojrat e fatit dhe pastrimi i parave”.

Por përballë këtyre 192 çështjeve, siç shpreh shqetësimin kreu i Financave, Prokuroria e ka informuar Ministrinë vetëm për 10 raste, që përbëjnë pak më shumë se 5 për qind e totalit. Nga këto, në një rast Prokuroria ka vendosur të mos e fillojë hetimin, në dy të tjerë e ka pushuar çështjen, ndërsa për 7 kallëzimet e mbetura ka vendosur delegimin e dosjeve.

Përballë kësaj situate, kreu i Financave shpreh në letrën e tij shqetësim dhe kërkon vëmendjen e kryeprokurorit për mungesën e informimit mbi çështjet e kallëzuara. Ndaj, në fund të letrës që i dërgon Prokurorit të Përgjithshëm, zoti Cani ka bashkëlidhur edhe të dhënat e detajuara për rastet që janë kallëzuar nga Ministria e Financave.

Top Channel ka mësuar se në listën e të kallëzuarve ka një sërë ish- zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Financave, dhe Drejtorisë së Tatimeve dhe asaj të Doganave. Ata janë denoncuar për një sërë veprimesh, që lidhen me skemat e mashtrimit me rimbursimin e TVSH-së, abuzimet me lojrat e fatit, por edhe për korrupsion në radhën e pagesave të thesarit, ku sipas kallëzimeve janë favorizuar biznese të caktuara./TCH

25 komente në “Cani i shkruan Llallës: Kemi bërë 192 kallëzime penale, na ke informuar për vetëm 10 raste”

  1. tourkofagos says:

    akoma ne gjyqsorin shqiptar fshihet bytha me…….letra!!!
    o Zot c’po na shohen site[kur thote Zike cami]………..!!

    1. adri says:

      Domethene Llalla ju ka bere gjemen kallezimeve te bera nga Qeveria. nga 190 vetem 10 ka informuar. Ne dime vetm per Arben Imamin nja kater kallezime gjigante dhe asgje nga gjashte muaj asgje.
      Nuk ka asnje rruge tjeter nese kjo qeveri kerkon qe te kete akoma mbeshtetjen e popullit duhet urgjentisht te shkarkoje Prokurorin e Pergjitheshem . Ndryshe zgjedhjet lokale po afrohen dhe populli do ta ndershkoje me vote kete qeveri nje here e mire.

  2. Billy says:

    As mos genjeni veten se Llalla do te denoje njeri nga klani i Berishes. E, neqoftese ndonje i majte, si puna e gjykatesit te Pogradecit do te beje gabim te mare 150 euro qera, i mjeri ai. Duhet te marresh mbi 10 mije euro e siper, sic bejne trimat e Berishes, qe te jesh burre i mire per Llallen.

    1. Argita_B says:

      Llogjikisht eshte duke mbrojtur Berishen dhe klanin e tij, pasi ai u emerua nga Berisha. Problemi eshte se nese ky kryeprokuror vertetohet haptazi se nuk kryen detyren, atehere duhet pushuar nga puna. Nuk mund te paguhet me parate e taksapagueseve shqiptare dikush qe nuk kryen punene per te cilen merr rrogen, aq me teper nje drejtues i larte i administrates apo i nje institucioni siç eshte Prokuroria.

    2. adri says:

      atij gjyqtarit te pogradecit dhe hajduteve si puna e tij mire ju behet po duhet te vazhdohet keshtu dhe me te tjere.
      Sa per qerane tja tregoje ndonje merhumi ate perralle ai se nuk e ha kush, ai i ka kerkuar me ze e me figure leket qytetares qe kishte patur gjyqin me te.
      Kjo eshte e verteta. Ai jo vetem qe ka shperdoruar detyren por dhe mashtron.

  3. Dajti says:

    Tik Dhalli, eshte per te bere noi qoke, te shkoje ne ndonje seminar nderkombetar e keshtu gjerash, mos e lodhni me ceshtje penale tani, ju lutna shume.

  4. Andi says:

    Duhet urgjent te merren masa dhe i behet thirje Llalles te beje punen si duhet

    1. Zana says:

      Duhet urgjent te merren masa dhe i behet thirje Llalles te beje punen si duhet

      1. Fatmira says:

        Fantastike qe kerkoni te behet drejtesi.

        me e mira duhet te behet ama duhet angazhim nga te gjitha palet

        1. yllka says:

          Me vjen mire qe e keni marre seriozisht kete pune e doni te beni drejtesi..

  5. like kokmadhi says:

    do cani, po nuk do i zoti i punes

  6. Fshatar i thjeshte says:

    Kur ka gabuar Berisha ne zgjedhjen e kuadrove besnike per vehten e tij? Kur zgjedh dike Berisha shiko ku e ka kapur !

  7. dajti says:

    Llalla duhet te veproje se 1 milion shqiptaret i kane syte tek ai, se tek gjygjesori çdo gje ka marre fund. Te mos jete njeri i varur shpellarit.

  8. Thjesht shqiptar says:

    Nje fakt i tille do te ishte i mjaftueshem qe te ndermerreshin hapa ne drejtim te shkarkimit te drejtuesit te prokurorise. Ky prokuror sa here qe publikohen tregues te dobet i hedh fajin policise se nuk i ka dorezuar prova…Por provat qe dorezon Cani jane te pakundershtueshme dhe ne kete rast nuk duhet te kete justifikime….

  9. E verteta says:

    O Adriatik Llalla.
    Mor njeri i Zotit si nuk degjon keto kembana qe biene ,perse bjene,dhe per ke bjene.
    Adriatik i dashur duke te vleresuare nga paraqitja se direkt nuk te njoh dhe kjo eshte fat i madh per mua them se je njeri i leshte,nuk je per kete pune,Sali Berisha te ka varur nje kembore qe edhe demat me te beshem nuk e mbajne dote jo ti o bir Adriatik.
    Po njeriu ka nje kufi per çdo gje ,ka nje limit veprimi dhe mos veprimi,prandaj behu burre dhe thuaj kurre mos u hengreshin ato leke qe te jep ky shtet dhe kthjellou mire dhe me ne fund JEP DORHEQEN e menjehershme te fleshe edhe ti nje nate rehate.
    Sali Berisha si ti ka lene pa gjume mijra te tjere burra dhe gra duke ja u nxire jeten me presione,shantazhe,kercenime dhe çfarrosje fare.Ne kete situate i zgjuare dhe trim do te dale ai qe me zotesi i shpeton kesaj hallke te çelikte qe ju ka hedhur ne qafe dhe ju terheq zvarre çdo dite,behu burre se nga 196 raste te behesh i gjalle vetm per 10 ti duheshe te kishje ikur me kohe dhe pa e kthyere koken mbrapa fare se mbrapa ka vetem sketerre berishjane.Degjoje ate ministrin Cani se eshte me i vjeter se ti ai dhe e ka pare djelin me perpare se ti jo se une more Llalla.drejtesi do behet dhe ju kete e dini fare mire por do behet kur tju sakrifikoje juve te gjitheve dhe pastaj ajo do ti thote popullit ja ku na ke ne ligjin njelloje per te gjithe dhe pik.Tani Tike largohu she shpeto he bir ta them me pasterti ti si te duashe.

  10. O Daje says:

    Bravo Maxhoranca, kjo eshte pjekuri dhe pune e palodhur, vazhdoni ne kete menyre, lerini ata te bandes te pellasin se i kane pellimat e fundit. O Lalle, ho me lale ckena? Si ske turp e vonon more i uruar, nese te kane tredhur ler detyren, nese i ke hallatet ende poshte shaleve, vendosi ne pune e fillo me detyrat e shtepise…

  11. beni says:

    po ky llalla punon peer sali berishen se pse ai e ka vendose te punoje per te

  12. arben says:

    po cani cfare do qe ti thote prokurori i pergjithshem lepe peqe ti jape llogari ke heton ke pergjon ke con ne gjyq e ke pushon. kjo eshte ne kundershtim me ligjin , me sekretin e hetimeve etj. ky eshte presion per prokurorine. Jo po mbetet ti thote kete cojeni ne gjyq e kete jo. kur ta bejne hetimin ata qe bejne kallezimin atehere po , por nuk funksionon keshtu. Hetimet kane afate, kane pergjime kane sekrete dhe ne fund mund te jepet informacion. boll me keto lojra politike vetem per kom\nsum popullor. letra te hapura , letra leshi

  13. e cuditshme says:

    injoranca e rilindasve nuk ka kufi. ku e di CAni se cfare eshte kallzim penal, cfare veper penale, cfare eshte hetim penal, afate hetimi, te drejta procedurale penale etj nga keto.

  14. baffo says:

    O ZOTI CANI Mos u lodh kote me kete ADRIATIK QUMSHIN se ky eshte i skadum i ka kalu afati i shitjes nuk e blejne me qytetaret prandaj gjeni ndonje kryeprekuror tjeter vetem kujdes me mbiemrin se na dalin te skadum

  15. Majakovski says:

    Cani e ka ne dore. Nderpriti fondet e prokurorise qe marrin pagat e majme per mbulimin e krimit.

  16. llalli says:

    Zotrinj Qeveritare,

    kosi eshte hollu shume dhe Llalli ka fillu me pi qumesht tek shpella e Vicidollit !!!

    Mos prisni ndonje pergjigje nga LLALLI i Prokurorise deri andej nga 2019.

    Ai do te levize kur ti rreziokeht RROGA ashtu sic beri Vishua i SHISH-it.

  17. tarrasi says:

    ik oplako memir vdiq diku ne nje qoshe se kashum koh qe kaikur koha ejuaj ekomunizmit vetem minister nuke mundet tetherras njeri

  18. OSKEOLA INDIAN says:

    Nuk di te kete ndonje ligj qe detyron Prokurorin e Pergjithshem te informoje Canet per ecurine e procedimeve. Sidoqofte, rilindasit i kane votat qe te vendosin se Prokurori i Pergjithshem varet nga Ministri i Financave… Cdo gje mund te ndodhe… Jetojme ne Tirone.

  19. Kendveshtrim tjeter says:

    Mire keta te rinjte,por dhe ti me goxha eksperjenc ne politik,kerkon ti zgjidh Llalla problemet.
    Pa reforme ne drejtesi nuk ka zgjidhje.
    Me mire tja kerkoje Berishes,se Llalles !
    Boll u hoqet si naiv,nuk keni deshire ta luftoni seriozisht krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje