Trafiku i drogës/ Prokuroria në pritje të dëshmive të politikanëve, administrohen informacionet shkresore

26 Prill 2014, 09:10Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme është në pritje të dëshmive të politikanëve në lidhje me akuzat e hedhura publikisht përsa i takon përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.

Burime nga organi i akuzës konfirmojnë se janë administruar shkresat në lidhje me dyshimet e ngritura, sikundër i është kërkuar një informacion edhe Qendrës së Trafikut të Kontrollit Ajror.

Po kështu shkresa i janë drejtuar edhe Drejtorive të Policive në Qarqet Lezhë, Fier dhe Gjirokastër, ku në bazë të deklarimeve të bëra apo dyshimeve të ngritura në shkresat e SHIU dhe SHISH mund të ketë pasur ulje avioni.

Burimet gjithashtu konfirmojnë se një shkresë pritet ti drejtohet edhe disa prej televizioneve për të administruar kasetat filmike mbi dëshmitë e dhëna nga disa banorë të këtyre zonave që ngrenë dyshimet apo pohojnë se kanë parë avionë të vegjël të ulen dhe ngrihen.

Gjithashtu mësohet se organi i akuzës mbi bazën e këtyre dyshimeve mund të kërkojë edhe asistencë të huaj nëse do të jetë e nevojshme nga onstitucionet homologe të vendeve partnere.

Disa ditë më parë Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shpjeguar se është vënë menjëherë në lëvizje pas një letre të dërguar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Ai ka shpjeguar se kishte dëgjuar dhe deklaratat e deputetëve për trafik droge, ku në këtë rjet ishin përfshirë dhe forcat e ushtrisë.

“Prej disa ditësh, deputetë të ndryshëm kanë ngritur akuza për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet mjeteve të ushtrisë. Sipas tyre disponojnë fakte lidhur me këto dyshime, për deklaratat e tyre. Jemi në fazën e verifikimeve paraprake”, ka deklaruar ai.

Më tej Llalla ka shtuar se “Prokuroria do iu kërkojë të gjithë deputetëve që kanë ngritur dyshime, lidhur me mundësitë e trafikimit të lëndëve narkotike me mjetet e ushtrisë, të paraqesin të gjitha faktet që disponojnë. Po kështu do t’u kërkohet të gjitha institucioneve të specializuara shtetërore, përfshi këtu SHIU, SHISH, Policisë së Shtetit, po ashtu gjej rastin të ftoj gjithkënd që mund të ketë informacion apo fakte lidhur me sa u përmend më sipër, është i mirëpritur t’i paraqesë ato pranë organit të akuzës”.

10 komente në “Trafiku i drogës/ Prokuroria në pritje të dëshmive të politikanëve, administrohen informacionet shkresore”

  1. gege toske says:

    U zgjove o kos op se harrova llalla

    1. bledi says:

      Ja ky eshte skandal shkon ceshtja ne prokurori, nejse hetoni hetoni po duhet te denoni njerezit dhe per shpifje pastaj qe ta marri vesh i gjith populli se eshte genjeshter. Smund te jete kaq e thjeshte te hedhesh keto akuza e te shpetosh pa u lagur.

      1. Perikli says:

        Po merrini ne pytje mo te gjithe me ca ka me ushtare e me gjenerala e me politikan se po te jete se eshte e vertete duhet t e futen nja 50 veta ne burg se kjo nuk nisi keto 8 muaj po ka qe ne kohen e sales qe behet, dhe shiku kishte dijeni per kte, imami me vishon e me shoke te gjithe ne burg. Po sishte e vertete te denohen per shpifje e ti rrasin brenda prap.

        1. pjeshka says:

          Mir o dhadha mir po dil e merru njehere dhe me njerzit e thjesht se per qeveritaret u kputet, dil e beje ate punen nga fillimi ne fund tamamk mo.

  2. LORA says:

    Ky uji me kos eshte perhere ne pritje,per te bere asgjene.I zencin gryken dhe gjymtyret taksat e shqiptareve,ketij ndyresire.
    Te ishte ne doren time,do ta fluturoja per bythe kete garant te krimit dhe kuserimit te Shqiperise dhe shqiptareve!TUNG.

  3. like kokmadhi says:

    ti nuk duhet te presesh tiku. ti duhet ti kapesh per veshi te vijne te flasin aty me ty

  4. Treviso says:

    Deputetet qe kan shpifur kete lajm duhet te pergjigjen para prokurorise dhe minimumi i denimit duhet te dorzojne mandatin e perfaqsimit te popullit ne parlament. Populli nuk ka nevoje te perfaqsohet nga palaço dhe mafjoze ne parlamentin shqiptare. Per keto shpifje parlamenti duhet te beje punen e vet dhe nga krahu tjeter prokuroria te veten.

  5. ILIR says:

    Po shikoheni nga surrati kete LLallen dhe pastaj komentoni,ky duket si i ardhur nga ndo nji planet tjeter,nuk i perket kohes se sotme.

  6. Re'i says:

    Mos prit Z.Prokuror se nuk te vjen njeri te denoncoj para ligjit, Ata as vet nuk e din ne se eshte e vertet apo jo.Po prite, besoj se ka per te te shkuar mjekra deri tek kembet deri te vine deputetet.Te sygjeroj qe brenda ligjit ti therrasesh e tu marresh me shkrim kallzimin per kedo qofte.

  7. ali bejleri says:

    Prit ti se per te pritur te kane zgjedhur.
    O njeri vepro se s’ka kohe per te pritur. Boll ndejt duar kryq kur ishe kryetar ne ILKDP. Po s’ke faj ti…fajin e kane ata qe te zgjodhen ty.
    Ne pritje jemi te gjithe…dhe te gjithe e dime se asgje nuk ka per te ndodhur. Edhe ti e di se s’je i zoti te besh asgje, dhe opinioni publik e ka te qarte se do presesh deri ne kufijte e harreses.
    Kesaj peralle tendes i shkon mire fjala e urte popullore: -“Prit gomar, te mbije bar. Bari mbiu dhe u tha…gomari beri sikur s’e pa”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje