Gjosha: Integrimi, sfidë që duhet të përfshijë të gjithë

25 Prill 2014, 09:18Politika TEMA

Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha u shpreh se “procesi i integrimit është një sfidë që duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët”.

Duke folur gjatë një takimi me nxënësit e shkollës “Aleksandër Moisiu” në Kavajë për gjithëpërfshirjen e të rinjve në procesin e integrimit, ministrja Gjosha theksoi se duhet të mendojmë për të ardhmen e brezave të rinj.

“Pa dije nuk ka integrim”, tha Gjosha, e cila iu drejtua të rinjve duke thënë “ju jeni forca që gjeneron progresin. “Statusi i vendit kandidat eshtë vetëm një hap përpara. Është e nevojshme të evropianizohemi brenda nesh dhe të mos ndalemi me reformat. Shqipëria duhet të transformohet brenda vetes”.

Ministrja gjithashtu shtoi se, “Qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet dhe standartet e BE”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje