Trafiku i drogës/ Kuvendi i jep ok hetimit për akuzat ndaj FA

25 Prill 2014, 07:15Politika TEMA

Kuvendi i ka dhënë “ok” ngritjes së Komisionit hetimor për zbardhjen dhe vërtetëinë e akuzave mbi implikimin e Forcave të Armatosura apo përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës.

Komisioni do të ketë 9 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita. Kjo e fundit do të përfaqësohet në Komision nga Oerd Bylykbashi, Voltana Ademi, Gent Strazimiri dhe Alban Zeneli.

Ndërsa mazhoranca do të përfaqësohet nga Xhemal Qefalia, Ermonela Felaj, Silvana Caka, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi. Opozita megjithë kundërshtitë e shprehura për ngritjen dhe objektin e hetimit të Komisionit, u shpreh se do të jetë pjesë e tij.

 

 

2 komente në “Trafiku i drogës/ Kuvendi i jep ok hetimit për akuzat ndaj FA”

  1. Denoncim says:

    po cmereni more ke keta? po keta sebepe te shmangin ceshtjet madhore duan… qe tja kujtos Skypjon plehres, kaosin 23 vjecar qe ka shkaktuar demin me te madh ekologjik (male, kodra, cuka, gerxhe, pyje, lumenj, plazhe, fusha) qe pa pesuar ndonjehere ky komb

    1. Xani says:

      Serish Opozita nuk pranon sepse te gjitha i ka shpifje e ska argument.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje