Rrëfimi tronditës i studentes: Ja si më masakroi prindërit ish- i fejuari

25 Prill 2014, 08:40Politika TEMA

“I kisha dhënë 170 mijë lekë kur ishim të fejuar. I’a dhashë fshehurazi mamit dhe babit. Por ai nuk po m’i kthente. Më kërcënoi se do të më vriste prindërit nëse unë do të tregoja për paratë. Por, erdhi momenti që unë duhet t’ua thosha, pasi nuk mund ta fshihja dot mungesën e lekëve në shtëpi. Marjo më kishte paralajmëruar që do t’i vriste prindërit e mi nëse unë u thosha, por nuk e mendoja kurrë se ai vërtet mund ta bënte një veprim të tillë”.

Kështu është shprehur M. Sereseli, prindërit e së cilës u masakruan me thika nga ish- i fejuari, Mario Bejdollari.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu atë ç’ka ndodhi në banesën e tyre atë natë, ku humbi jetën babi i saj dhe mbeti e plagosur e ëma.

“U shtrimë për të fjetur si çdo natë tjetër, rreth orës 23:00. Unë me motrën në një dhomë, prindërit në dhomën e tyre. Rreth mesnatës dëgjoj zhurmë. Zgjohem dhe po mbaja vesh. Në këtë kohë dëgjoj motrën e vogël që bërtiti në korridor. Ajo ishte ngritur para meje. Dola me shpejtësi për të parë se çfarë po ndodhte. Kur dola në korridor pashë babanë të mbështetur te dera gjithë gjak. Dorën e kishte vënë te qafa ku i rridhte shumë gjak. Donte të më thoshte diçka, por s’mundi. Përballë babit rrinte me thikë në dorë Mario, i lyer me gjak. E tmerruar, duke ulëritur, e shtyva Marion sa pata mundësi për ta larguar nga babai. Ai qëndronte me thikë në dorë, i hutuar dhe nuk reagoi ndaj meje, edhe pse e shtyva duke e nxjerrë jashtë. Më pas ai u largua nga shtëpia. Babi për pak sekonda ra në shesh. U futëm në dhomë për të parë nënën. Ajo ishte shtrirë në shesh, e mbuluar me gjak e tëra, pa mundësi për t’u ngritur. Nuk dinim se çfarë të bënim. Me shpejtësi, të tmerruara shukuam te xhaxhai ynë, i cili është rreth 100 metra larg nesh, dhe i treguam se çfarë kishte ndodhur. Më pas, së bashku me komshinjtë, i dërguam në spiatal. Por babi nuk ia arriti”.

14 komente në “Rrëfimi tronditës i studentes: Ja si më masakroi prindërit ish- i fejuari”

  1. elda says:

    keta jane meshkujt shqiptare te diteve te sotme. nuk punojne dhe u kerkojne para te dashurave te tyre. mire qe ka vende te tjera se do ngeleshim beqare.

    1. skelari migrues says:

      Dhe ky i vrau sepse ajo tregoi për borxhin…?!
      Të keqen e mendjes, ty dhe kësaj torollakes që i ndodhi tragjedia…

  2. Franz Kafka says:

    jane vet femrat qe terhiqen nga meshkuj te tille dhe pastaj ndodhin ato qe ndodhin

    1. elda says:

      ohu, akoma me keto mend ju. e ju vjen inat pastaj meshkujve shqiptare kur i shajne

  3. Ben Llaveshi says:

    Hajde fare e keqe hajde.

    Vret dy njerez per 120 euro.

    Oh sa mir me ken shqiptar.

    1. xx says:

      Pse mer llavesho? Ky me kete emer Mario me duket si italjan.

      1. JULIANO says:

        mos eshte mario baloteli more xx.dhe jam shum dakort me franz kafken qe keto sorollop femrash i ngjit me shume me kafshet sesa me njerzit e urte e te edukuar

  4. liu says:

    ngrihu xhaxhi enver se tu hap pune e madhe

  5. Gufi says:

    Kjo eshte kultura qe sali gomari beri per 24 vjet beri xhamia beri 97 ku futi erresir dhe ne lufte me njeri tjetrin

  6. Denoncim says:

    o zot cfare historie, fol o Skypjon per kete realitet, apo flet sa here permendet Mbreteria e Kaosit qe krijuan idhujt e ty, ky eshte realiteti more ordiner gjirizash

  7. Per ne @Tepelene says:

    Dergojeni ne Greqi kete monster, ta masakrojne e ta rjepin te gjalle.

  8. kujtesa says:

    fundi i botes se qyteteruar,
    MONSTRA,
    a mendoni se ju kane lindur nenat?
    pse u rritet keshtu dhe lendoni nenat e te tjereve?,
    vajzat e nenave qe duan te behen nena o perbindesha ?
    qe vetem emer nuk do te keni,
    por ju quajne e u shofshi nga kjo bote o monstra.

  9. Ajo.. says:

    Cun legen!
    Shet men me nje thike ne dore dhe ther dy vete te pafuqishem, dhe per me teper i kap ne befasi.
    legen fare!
    Te ishte burre ai e mbante te dashuren ne pellembe te dores! Race e poshter legenash.
    Dhe bejne edhe si hamshore paztaj..
    Yyyt legena morracake.

  10. elinor says:

    I semure mendor, ashtu sic jane ne fakt 2/3 e shqipove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje