Kokëdhima-Berishës: Përgjegjës për pasuritë që i shkatërrove shqiptarëve. Bathorizove bregdetin

24 Prill 2014, 18:27Politika TEMA

Deputeti Koço Kokëdhima dhe ish-Kryeministri Sali Berisha debatuan ashpër mes tyre në sallën e Kuvendit duke shkëmbyer akuza mes tyre. Deputeti socialist u vu në qendër të akuzave nga ish-Kryeministri Berisha në lidhje me një ndërtim në zonën e Qeparoit, por edhe për naftën dhe shkresat që i dërgonte doganave. Në përgjigje të akuzave  deputeti socialist Kokëdhima i cilësoi të gjitha akuzat ndaj tij si shpifje.

“Kam 20 vite që bëj opozitën përballë Fatosit dhe këtij burrit këtu 70 vjeçar dhe në këto 20 vite nuk kanë fituar asnjë betejë administrative me mua, pasi parimi im është të respektoj ligjin”, theksoi Kokëdhima në fjalën e mbajtur në Kuvend.

Në lidhjen me akuzën që Berisha i drejtoi për pallatin vetëm 30 metra larg bregut të detit dhe për të cilin ish-Kryeministri theksoi se janë dy urdhëra prishjeje, ligjvënësi tha se është një shpifje që Berisha e ka sajuar në mëngjes, pastaja e botoi në gazetën e tij të cilën e paraqet në Kuvend si një burim jashtë vetes së tij.

“Vite me radhë ai zotëri e ka përdorur për të përbaltur ata që ka përballë. Qindra shpifje dhe përgojime ka bërë për punën time dhe të kompanive  të mia. Sot përmend gjëra me të cilat s’kam asnjë lidhje. Në bregdet jetojnë njerëzit e mi, kushurinjtë, familjarët që kanë mbiemrin tim. Nuk them as që më dëgjojnë, as që nuk më dëgjojnë, por ata bëjnë jetën e tyre. Më parë kjo histori me shpifje  me shqetësonte, pasi nëna ime është në moshë të thyer dhe sa herë shihte televizorin, trembej nga Saliu, se e mendonte si Enveri dhe të bën gjëmën. Dhe nuk e dinte se si ishin shprehjet e këtij personi. Dhe sot që më ndjek, i them mos ki frikë nga shpifjet e Saliut, por jeto e qetë, se populli ka shpëtuar prej tij”, u shpreh Kokëdhima. Në vijim ai akuzoi ish/Qeverinë Berisha se bathorizoi të gjithë bregdetin e vendit.

“Ju jeni përgjegjës për kontrollin dhe zhvillimin e territorit. Qeveria jonë nuk ka një fushatë prishjesh dhe shkatërrimi në bregdet, por një fushatë dhe plan për ta rindërtuar atë. Për ta rikthyer mundësinë që ai vend i begatë dhe populli që jeton në bregdet të mos jetë i varfër si e katandisët ju, por të jetojë me pasuritë e veta. Projekti që zbatohet tani në Himarë synon përmirësimin e zonës, dhe shërimin nga ndërtimet e dëmshme, që dëmtojnë këtë territor. Po merreni me shpifje si gratë e liga, nuk morët kurrë përgjegjësi për rolet që morët në këtë vend. Ju, përfituat gjithë këto vite nga përçarja e të majtës, por nuk do përfitosh më. Ka perënduar koha jote, përballë të majtës së bashkuar do të jetë një hic”, iu drejtua Kokëdhima ish-Kryeministrit.

Por si replikë me ligjvënësin socialist, Berisha ka hedhur të tjera akuza ndaj Kokëdhimës dhe ky i fundit sërisht i është përgjigjur akuzave të ish-Kryeministrit.

“Nëse banorëve në Himarë e Xarë do t’u preket një fije flokut, do të mbajë përgjegjësi Edi Rama e Koço Kokëdhima”, u shpreh Berisha, ndërsa ligjvënësi socialist si kundërpërgjigje i kërkoi ish-Kryeministrit të mos bëjë shantazhe dhe se do të mbante përgjegjësi për abuzimet me pasuritë e shqiptarëve.

Replikat mes ish-Kryeministrit Berisha dhe ligjvënësit socialist Kokëdhima

Berisha: Kështjella në Himarë është ose e Ramës dhe e tij, ose e Gramozit dhe Cacit, por s’kam asnjë fakt t’ua faturoj këtyre. Por është e Ramës dhe e Koços. Vetëm në 3 muaj është 6-fishuar ky ndërtim. Kam një jetë të gjatë në politikë dhe nuk kam parë kurrë politikan që çojnë shkresa në dogana. Këtë e ka bërë vetëm Kokëdhima që është i çmendur pas naftës. Me ndërhyrjen e tij patologjike në dogana përpiqet të rivendosë pozitën si të vjedhë në tokë, në det, në ajër. Është 10-fishuar squfuri. Sot në Xarë fshatarët janë ngritur në protestë, akuzojnë Ramën e Kokëdhimën se duan t’i marrin tokën, për ato planet e veta. Shikoni dy kullat binjake që kanë ngritur në Himarë, himarjoti që s’e lidh asgjë me atë zonë, përveçse vjedhjet e bëra aty. Shkoni shikoni si i ka lidhur sytë me shami Himarës me dy kulla, i ka zënë gjithë pamjen. Me dy kulla, Koçua i lidhi sytë Himarës. Çdo prishje në bregdet ka vetëm inatet primitive të dy njerëzve që quhen Edi Rama dhe Koço Kokëdhima. Një qime floku po i luajti kujt në atë zonë, ju do jeni përgjegjës.

Kokëdhima: Zotëria këtu i mori pasuritë e naftës popullit shqiptar dhe asnjë të ardhur nuk përfitoi buxheti i popullit shqiptar nga pasuritë e veta nëntokësore. Ia dha të gjithë atyre me të cilët ndante interesat. Mos më trego gishtin mua, dhe mos më bëj shantazhe. Ti do përgjigjesh. Ti ke luajtur me pasuritë e shqiptarëve. Ti do përgjigjesh për këto krime këtu. Ky punon si makineri, vetëm shpif, nuk funksionon në marrje. Tani Albpetroli paguan fitim në buxhetin e shtetit e taksa, gjë që nuk e bënte në qeverisjen tuaj. Vetëm këtë vit qeveria jonë ka ndryshuar të gjitha kushtet prej koncesioneve të tua, ku përfituan të gjithë përveç shqiptarëve. Nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën ato që thoni ju. Si deputet në Xarë po punoj për nxitjen e punës, për të bërë prodhime konkurruese, dhe jo për t’i katandisur siç ndodhi në qeverisjen tëndë. i ke lënë pa zot shqiptarët, dhe flet për liri ti. Zoti Berisha kam menduar gjithmonë që Kuvendi yt është i ulët që të bëj debat më ty, pasi ti nuk ke etikë, dhe shpif.

Berisha: Parafolësi ua la në shpinë kullat e Himarës, kështjellat e Qeparoit. Përrallisi për çdo gjë po nuk foli për to. Mashtrimi i ka këmbët e shkurtra. Rentën e naftës e ka vendosur qeveria ime 4-5 vjet përpara. Ato përrallat që tregon ti këtu, s’ti beson asnjë nga këta. Këta donin të të dëgjonin për kullat e Himarës, kështjellat e Qeparoit, vjedhjet në naftë. Kur erdhëm ne në pushtet prodhimi i naftës arriti në 1 milion ton. Nuk ka det që të lan mëkatet me Edi Ramën, jeni një kopje totale.

43 komente në “Kokëdhima-Berishës: Përgjegjës për pasuritë që i shkatërrove shqiptarëve. Bathorizove bregdetin”

  1. A'''''''' says:

    Pse nuk e coni ne burg more zoteri,nqs Berisha shkaterroi bregdetin?Pse vazhdni te tallni bythen me kete popull,duke mbetur vetem ne fazen e akuzave me njeri-tjetrin.Ju jeni deputet,dhe duhet te keni prova per ato qe akuzoni.Provat ti çoni ne prokurori,dhe me plakun psikopat te merren prokuroret,perndryshe,ju beheni njelloj si ai qe akuzoni.

    1. deri says:

      qe ay plehra e ka shkaterruar e ka shkaterruar vendin!!!! shikoni si eshte bere dhermiu ku ka vilat ai …maskarai

      1. ermir says:

        nje bastard eshte ky berisha dhe asgje me shume! nje hajdut, matrapaz qe nuk e ka shokun! nje njeri i cili donte te bombardonte popullin e vet ne 1997 ne Vlore vetem se nuk i kishte elektorat…i dime bemat e tua dhe kelyshit tend basha me rrugen e kombit, me gerdecin me 21 janarin..sdo falesh kaq kollat more plehre

        1. Tarrasi says:

          Te gjithe se kuptojne Sali Berisha ka standarte te tjera dhe per ate kjo gje eshte mese normale … per qytetare normale kjo eshte kasapane e banjo … pra problem qendron se kemi standart te ndryshem … qe tani e tutje mos vini ne krye njerez me kaq standart te ulet apo pa strandart fare.

        2. zhaku i pamposhtur says:

          mor zotni jemi ngopur me te akuzuar berishen….eshte bere komplet bajate situata me sharjet,prandaj populli ua dha votat ju ‘rilindasve’ qe ta fusni brenda sali berishen(hajdutin ,tradhetarin,vrasesin,kriminelin,21 janarin ,gerdecin,detin e jugut etj etj…
          por dyshoj pak tek ju ‘rilindasit’ dhe tek lideri juaj sepse ju nuk erdhet ne pushtet per te ndryshuar dhe rregulluar vendin por erdhet te vazhdonit tradhetite qe la ne gjysem sali berisha…ju jeni akoma me te felliqur se saliu dhe patet paturpesine te beni koalicion me ilir hadut koklopen(pra me karten e djegur…)
          shqipetaret po i shikojne poshtersite qe i beni ketij populli por jane te paafte per tu organizuar dhe tju shporrin per ne greqi dhe serbi sepse ai parlament eshte i tejmbushur me agjentura serbo-greke te cilet dirigjojne si marjoneta sharlatanet politikane,ti ermir shum mir ben qe shfryn kundra saliut por ai lideri i ‘rilindasve’ para disa ditesh tha qe saliu na paska merita te medha ne luften e kosoves…(une mbaj mend qe saliu e ka quajtur organizate terroriste uck…mos vuan nga amnisia gje rama??)

        3. Lori says:

          Si nuk ka turp ky njeri qe del e flet per Shqiperine. Ky kellire qe shkaterroi gjithcka dhe mori popullin ne qafe. Rama dhe projekti i tij kane marre nje mandat 4 vjecar nga populli. Ne fund te kater viteve Rama, Ruci etj do japin llogari per ate qe kane bere, por do japin llogari perpara popullit, jo perpara ketij katunari!!!

      2. LOLA says:

        Ti pse mashtron o qen?
        Ti se njej Kocon, pse genjen e hedh balte? se te thote Saliu i rrjedhuri?
        KOCO BRAVO TE QOFTE JA FUTE SALI MASKARAIT!!!
        AI B__ E FALTORES QE VETEM HEDH MASHTRIMET E VETA, JA FUTE KOKEN ANDEJ NGA KA DALE
        NJE HIC ESHTE KY ZOTERI PARA TE MAJTES SE BASHKUAR!!!
        BRAVO KOCO

      3. Astrit says:

        Po ku ka vila Kocua ne Dhermi o derebardhe? Po ka Shkelzeni po, njeri i verber. Kocua e ardhmja e Bregdetit

    2. AC/DC says:

      Kush ta coje ne burg,Kocoja? Ai eshte nje kopje(nje cike me zbutur)e Berishes,per sa i peket hajdutellikut.

      1. lELA says:

        FUTJA PORDHES, KONE E SALI PLEHUT

    3. genti says:

      Ca merreni ende me plakun Mere. Kokedhima beri mire qe iu pergjigj, por ai njeri nuk meriton me asnje pergjigje tjeter pervec arrestimit!

  2. anton says:

    ky deputet thote mire pe bregdetin,jo vetem qe e bathorizoi por e malokizoi dhe e serbinizoi,fillo nga sali luzha ne golem dhe mbaro tek fazllici ne Durres,,edhe shkenca e perparuar boteroe nuk do eksperimentonte aq shume sa i ka bere saliu kombit tone…

    1. emigranti says:

      ZOTI ANTON MALOKU PO QE SE KA ARDHUR ANDEJ NGA JUGU DHE NGA BRIGJET E DETIT KA ARDHUR ME MERITEN E VET.
      CFARE ESHTE KJO MALOK LALUC LAB APO CAM MBI TE GJITHA JEMI SHQIPTAR.
      EUROPA PO MBAN NGA TE GJITHA KOMBET DHE PO MUNDOHEN TE NA RESPEKTOJNE DHE TE NA NDIHMOJNE,KURSE JU SHQIPTAR ME NJERI TJETRIN DHE VILLNI VRER PER NJERI TJETRIN,ESHTE NJE TURP I MADH PER NE SHQIPTARET QE FLASIM NE KTE GJUH.

    2. Diellza says:

      Kocon nuk e njoh, por duket burre i mirei mencur dhe i matur qe flet konkretisht e jo budallalleqet qe flet Sali Serbi. Zhdukeni Saliun futeni ne burg.Njerez si Koco i duhen politikes e te ardhmes jo Sali Serbi.

  3. Li says:

    Berisha e shkaterroi bregdetin dhe i vodhi dokumentat e kadastres ne Sarande dhe ju kerkonte pronareve te dorezonin dokumenta nga kadastra ne AKKP dhe kadastra e Sarandes te jepte dokument negativ qe nuk figuron pronari me toke se nuk ka dokument pronesie ne vitin 2011; nderkohe pronari ka nje sere dokumentash te marra nga arkivi Sarande, kadastra Sarande perpare se Saliu te vidhte kadastren e Sarandes. Kete beri hajduti Sali bashke me dhendrin e vet qe beri projektin e financuar nga Banka Boterore per bregdetin.

    1. Unitet says:

      Shoke: shoku Koco na nderoi! Poshte rrrrrreaksioni!

  4. Treviso says:

    Ju lutem deputete, mos u merrni me Berishen por meruni me pune serjoze. Koha e Berishes mbaroi.Me Berishen duhet te merret vetem prokuroria.

  5. ELENA GJIKA says:

    replika mes berishes dhe kokebythes nuk pat efekt se kokebytha mbetet kokerame

    1. @elena Gjike Vicidoli says:

      Eshte fatkeqesi qe nje idjot, debil, maskara horr si Sali Vicidoli vazhdon te lejohet te perdhosi Parlamentin Shqiptar.
      Eshte po ashtu fatkeqesi qe dobicat e tij ne gazeten tema vazhdojne te hane mut.

    2. lELA says:

      LAJ GOJEN PARA SE TE FLASESH PER KOCON! KRENARIA E BREGDETIT!

  6. eleΥΘeriskepsi says:

    Dy figurat kryesore shkaterreuese te zones bregdetare flasin per Himaren dhe shemtirat qe ndertuan pa asnje lidhje me kulturen dhe fizionomin e zones!!

    Ironia qendron se konflikti midis tyre nxjerr ne pah ndertimet skandaloze te deputetit socialist Kokedhima ne Himare, Qepare dhe ne gjithe vijen bregdetare te cilat Edi Rama ben sikur nuk i shikon kur viziton kete zone.Gjithsesi, me qendrimin qe mban Edi Rama ka pergjegjesi personale.
    Vetvetiu te lind pyetje ..
    Perse keto shemtira nuk i shemb INUK-u, zoti Kryeminister ?!

    1. Pelasgian says:

      bravo moj cupke …kur ju intereson juve gerrkve jepni mendime te drejta .

      Ps – Ndertimet e Kocos jan ” Lirindase ” prandaj nuk prishen !

  7. 4999 qelbesira+skypion prezervativin says:

    Maloket e saliu dogjen kadastren e tiranes dhe dolen me toka te bulevardi.
    He skypion prezervativi, cdo na thuash.

  8. Tirana says:

    Berisha nuk eshte me ne pushtet.
    Problemi kryesor qe shof une tani eshte se biznesmenet si kokedhima kane marre pushtetin dhe kane filluar te bejne biznes ne shtet. Shkoni pyesni ne jug se ca po ndodh!

    1. Safo says:

      Berisha nuk eshte me ne pushtet, por faktikisht ai e sulmon Kokedhimen per dy ndertime ne Himare dhe nje ne Qeparo qe, po te ishin jashte ligjit, kishte ne dipozicion 8 vjet per ti shembur. Nuk e beri ate tani na kerkon reston. Me mire do te bente ta mbyllte gojen.Faktikisht sulmi nuk behet sepse i dhimbset Himara, por se si gjithmone hedh shashka tymuese per te dhene prezencen e tij. Ne te njejten kohe ne dy vitet e fundit te sundimit Berishian, ne Qeparo, krejt buze detit po ndertohet nje resort turistik. Nqs atij personi apo grup personash i eshte dhene leja perndertimin e nje resorti turistik, atehere pse Kokedhima mos ta kete nje leje te tille per nje resort turistik? Puna eshte ketu: kemi te bejme me dy klane, nje Berisha i mundur dhe nje Kocua i fituar, apo dy vizione te ndryshme, Berishe-Bathore-Rumpalle dhe nga ana tjeter nje model i ri per zhvillim.

    2. Arben says:

      PSE GENJEN TI? PSE THUA PYET NE JUG?
      UNE JAM NE JUG DHE PUNEN QE KA BERE DHE PO BEN KOCUA NE 8 MUAJ SE KA BERE ASNJE DEPUTET NE JUG NE 20 VJET? JE KELYSHI I SALI HORRIT TI?
      KOCO KRENARIA E BREGUT PO RIKTHEN DINJTITETIN E ZONES QE NA E BETONIZOI SALI PLEHU

  9. shpetim says:

    Berisha eshte nje keqberes dhe i damkosur si i tille.
    Uzurpimi prej Berishes i politikes shqiptare per 24 vjet dhe drejtimi i shtetit prej tij per 15 vjet ka qene dhe mbetet nje fatkeqsi kombetare.

    Por problemi eshte se cfar takemi eshte ky Koco.Mua personalisht me duket nje personazh i erret.
    Ata qe nuk e njohin dhe shpresojne tek figura te tilla, shume shpejt do te zhgenjehen.
    Ata qe e njohin dhe hamendesojne se mund te jete permiresuar, genjejne vehten.

  10. asdreni says:

    Kokedhimi vertet te shkon per shtat ky emer(tamam surrat dhiem)

  11. Dervish Malluto says:

    Kocet e Kokedhimes jane te ziera ne turlifar qorbe, ska fjale!

  12. beni says:

    BRAVO, Kocos ia mblodhi saliut me fakte,[ti e shkatarrove shqiperine me ndertime pa leje ti e bathorizove] ,kjo ishte me e bukura.

  13. Shaba says:

    “Qente le te lehin, karvani shkon perpara”. Kuvendi te coje pronen tek pronari dhe trahegimtaret dhe te jap doreheqjen.Per nje Kuvend te till nuk ka nevoje populli. Populli eshte ne gjendje te riorganizohet vete, nese keta hibride te bastarduar te Enverizmit (jo-komunizmit), nuk dalin jashte skenes poplitike te Shqiperise. Me shporrjen e ketyre atmosfera politike e Shqiprise do te kullohet prej pislleqeve te helmatisura kete cerek-shekulli.

  14. taso says:

    @asdren pse mban anen e shurakeve te TROPOJES,do jesh ritur ne BATHORE nuk ndaheni dot nga regresi.Keni filluar ta qani shurakun persegjalli.

  15. thonin nje here nje shprehje kur nje grua apo burre fliste shume dhe budallalleqe ,qe. edhe bytha i shpif dhe i flet, ketij, ky eshte berisha. i mendon me bythe dhe i thote pa mend, pavetedie… mos ja vini re! eshte ne fazen e dekompozimit, ne fazen kur fillon te kesh frike, ne fazen kur
    fillon te kuptosh se po te ikin gjerat nga duart, ne fazen ku nuk ta fishkellen me njeri.dhe e fundit juve ju duket e lehte ta lini pushtetin po posikur tia hiqnit enverit po te ishte gjalle????? sic e coi ramizi saliun tek pd ashtu coi saliu bashen,jo per te fituar apo bere kryetare, por per te mbrojtur ate. kjo eshte nje rikthim tek katovica……………

  16. Tomi says:

    Kokemdhima, ka mbiemer shume domethenes. Dhe mbiemri tregon se c’i ka bere gregdetit shqiptar, ne Dhermi, Himare, Qeparo, etj. E gjithe lufta qe behet ne bregdet dhe qe PS po sakrifikon Shpetim Gjiken, eshte qe Kocua te marre gjithe zonen, qe nga Lungo Mare e deri ne Sarande.

    Shqiptare zgjohuni se Kokedhima ka Kryeministrin me vete dhe c’thote ky Kokedhimi e zbaton Kreyministri. Prishen ndertime me leje por nuk prishen ndertimet e Kocos qe jane vetem 14 hapa larg detit!?

    Kjo eshte Rilindja jone, Rilindja e Kokedhimes!

    1. Arben says:

      IK ORE RROTE, MERR NJECIK ERE NGA BOTA NJEHERE PASTAJ FOL MASHTRIME PER KOCON, LAJ GOJEN

    2. joni says:

      Po mor Tomi, po. Kokedhima do marre bregdetin, do e shkule me gjithe rrenje dhe do e mbjelle ne bahcen e shtepise. Juve ju ka verbuar syte Berisha. Rama, Kokedhima dhe te gjithe deputetet e Vlores po bejne nje pune re shkelqyer me bregdetin. Por nuk qenka kollaj te heqesh problemet qe ka shkaktuar PD tere keto vite…

  17. realist says:

    Debilin, maskarain, hajdutin, vrasësin, idiotin e çmëndur të Viçidolit, “dikush” e mbron… Ndryshe nuk shpjegohet që ai vazhdon të bëjë ato që bën dhe të thotë ato që thotë…

  18. realist says:

    Debilin, maskarain, hajdutin, vrasësin, idiotin e çmëndur të Viçidolit, “dikush” e mbron… Ndryshe nuk shpjegohet që ai vazhdon të bëjë ato që bën dhe të thotë ato që thotë… Dhe asnjëherë mos thoni se “shpëtuam prej tij”… Se “po të duan miqtë”, e sjellin prapë në pushtet, siç ndodhi pas 97-98-ës

  19. verteta says:

    Qojini ne burg Berishen, Argiten te gjithe cfare prisni jeni ne pushtet keni fakte dhe te gjitha ne dore Ju lumte, por mos harron kete mashtrues kete imoral kokedhjere si ky qe na qenka i “ndreshem’ me pallate 12 katesh misdis bllokut . kush ja la babai nga Qeparoi

  20. Arbër says:

    O ju te pa fytyre,Berisha i ka fajet qe u nxori ju nga balta e j’u beri njerez nga qe ishit majmune dhe kafshë te egra.
    Nuk jam nga Shqiperia,por kam filluar te dyshoj qe ju kemi gjak shqiptari.

  21. THUTHUQI .HALIMI says:

    ore se e ka qelbur sala kete vend s ka dyshim por me lavire e kurva kana boll si kurvat me jaguara sigurimse avokatja argjita por e ka bathorizu krejt jugun do u shkulim per rrenjesh o sali maloku do u tresim faren e qelbur si na solle

  22. Astrit says:

    O Berishe, po deri dje ti ishe ne pushtet o i zi, pse nuk i prishe ti “kullen” e Kokedhimes? apo i ke vetem per dokrra parlamentare keto? po mjaft o i zi se u lodhem duke pare surratin tend te qelbur gjithe keto vite

  23. shqipetaret e vertete says:

    Hajduteria e fashizmit te sali berishes te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut bashke me nipin e hajdutit dhe nexhmije hoxha.Na ndyne kombin,na ndyne simbolin e vecante te miresise dhe bujarise te Nene Terezes.Hiri i tyre te flaket ne det.vetem keshtu shpetojne shqipetaret dhe kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje