Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, deputeti Erion Braçe deklaroi nga salla e Kuvendit se ndryshimet e propozuara në ligjin për ILDKP garantojnë barazi përpara ligjit për të gjithë dhe kontroll pasuror për të gjithë.
“Njëri dha alarmin se duke u votuar nga një shumicë e thjeshtë në sallën e Kuvendit, drejtuesi i ILDKPI-së kthehet në politik dhe nuk është më i pavarur. Po presidenti i zgjedhur nga një shumicë e thjeshtë, çfarë është? Mos vallë ky President, është i pavarur politikisht nga partia që kishte? Si mundet që ky institucion të quhet i varur se votoi njërin nga kandidatët e zgjedhur nga Presidenti, ndërkohë që Presidenti vazhdon të jetë ende i juaji”, theksoi Braçe.
Në vijim ai theksoi se p/ligji i paraqitur bën të mundur që cdo shpenzim i cdo zyrtari me vlerë mbi 3 qind mijë lekë të deklarohet, ndërkohë që limiti ka qenë 500 mijë lekë dhe askush nuk i ka treguar realisht shpenzimet.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se mazhoranca ka kapur të gjitha pushtetet, Braçe theksoi se 3 pushtete janë sot ekzekutivi, legjislativi dhe drejtësia.
“Po të vijmë te pushteti i drejtësi, KLD e keni ju, nga i pari deri në fund. E keni me ish punonjësit e Jozefinës, ata që kanë punuar këtu në administratë janë sot në KLD. Flisni për Gjykatën e Lartë, atë e kontrollin ju. Po prokurorin? Prokurorin e vendosët ju, pason atë prokuror që e vendosët ju dhe e shkarkuat prapë ju. Flisni për BSH? Keni guvernatorin që keni emëruar ju. Flisni për AMA? AMA nuk funksion ka 2 vjet që nuk bën asgjë, mbron piratët e paligjshëm. Flisni për atë inspektoren që për 2 vjet nuk bëri asgjë. Ka patur vite që pasuria është kontrolluar vetëm në një anë (PS), nga ana tjetër asnjëherë. Bëhuni të gjithë të barabartë para ligjit dhe të kontrollueshëm”, u shpreh deputeti socialist Erjon Braçe.
Ndërkohë kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve Fatmir Xhafaj u shpreh se në asnjë rresht të Kushtetutës nuk konstatohet se zgjedhja e kryeinspektorit të jetë kompetencë e Presidentit.
“Presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera, përveç atyre që përcaktohen në Kushtetutë dhe kjo quhet dispozitë ndaluese”, shpjegoi Xhafaj.
Më pas, ai citoi kompetencat që Kushtetuta i lejon kreut të Shtetit si ligji “për faljen”, “për shtetësinë”, “për gradat”, “kodi zgjedhor”, etj.
“Referojuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2002, ‘për funksionet kushtetuese’. Nuk mund t’i japim presidentit më shumë kompetenca se sa e parashikon ligji, se përndryshe do të shpërdoronim institucionin e tij. Dhe ne pikërisht këtë po bëjmë po ruajmë dinjitetin e institucionit të presidentit”, deklaroi Xhafaj.
Duke folur për ndryshimet në ligjin për ILDKP-në ai tha se ato synojnë reformimin e këtij institucioni, i cili ndodhet para një sfide të vështirë dhe që duhet mbështetur nga qeveria.
“Ftoj maxhorancën t’i ofrojë ILDKP-së të gjithë mbështetjen, për t’i krjuar mundësitë në luftën kundër korrupsionit, që ky institucion të bëhet një aktor kyç në hetimin delikat të rasteve të fshehjes së pasurisë nga zyrtarët e lartë”, tha Xhafaj.
KETO JANE FAKTE
Bravo Brace qe ja the te gjitha sot plakushit.
Te gjithe e dime se ushtaret e tij kane bere kerdine ne kete vend
ME vjen keq qe eshte keshtu, por eshte keshtu ne fakt. DREJTESINE e ka akoma saliu dhe vetem drejtesi spo ka.
rrofte e verteta dhe poshte pabesite e Sali Berishes.
Kjo eshte e frikshme, e duhet te rregulohet me cdo mjet
Mbreme u luajt ndehsja midis bajernit-realait dhe un nuk do te ndalem tek loja se sa tek xhesti aq sa fisnik dhe aq hyjnor i futbollistit te Bajernit -ju kujtoj momentein kur Pepe ishte i shtrire-dhe Rubens e nxorri topin n jashtAi shume bukur mundet te kishte perfituar nga superioriteti numerik dhe disavanrazhit qe ishte Bajerni mundet dhe ta justifikonte vazhdimin e lojes Por jo Ai me nje xhest shume madheshtor i dha botes te kuptoje se parase me qene lojtare jemi njerez jemi humane dhe se rezultati para njeriut eshte zero,Ku dua te dal me kete shembull.Sot po shikoja tv dhe se trurin tim ma mbushen me brockulla te dyja krahet Po si more zoterinj te listes -se deputete te zgjedhur nga populli ju nuk jeni-nuk pashe nje te vetem qe te thote ,po opozita ne kete apo ate rast ka te drejte ,si nuk pashe nje te vetem qe te thote qe ne kete rast apo ne kete tjetrin pozita ka te drejte ,por sa per sy e faqe ju beni sikur grindeni per hallet e popullit dhe ne darke ndani hiset e fukarejve qe keni rjepur gjithe diten TURP TE KENI SE NUK E MERITONI ATE KARRIKE QE JENI ULUR PA DESHIREN E KETIJ POPULLI