VIDEO/ Tenton të vetëdigjet një ish- i burgosur politik

24 Prill 2014, 09:39Politika TEMA

Një ish- i përndjekur politik ka tentuar të vetëdigjet para selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të rendit ka shmangur aktin e ndërmarrë nga Kujtim Kaziu, i cili tentoi t’i vinte flakën vetes, ndërsa kishte me vete një shishe me lëndë djegëse.

Aktin e vetëdjegies, Kaziu tentoi ta kryente pasi disa ish- të përndjekur politikë mbajtën një deklaratë ku i kërkonin Kryeministrit Edi Rama që të dëmshpërblejë të gjithë ata të ish- të dënuar politikë që janë gjallë.

Përmes deklaratës nënvizohet se Qeveria duhet fillimisht të shlyejë detyrimet e plota ndaj ish- të përndjekurve që janë gjallë dhe më pas të mendojë për pasardhësit e tyre.

Ndërkohë paralajmërohet nisja e grevave të urisë, pasi ish- të përndjekurit mendojnë se Qeveria po i mashtron përsa i takon dëmshpërblimit.

22 komente në “VIDEO/ Tenton të vetëdigjet një ish- i burgosur politik”

  1. BASHA DHE BERISHA JENI TURPI I KOMBIT, PRANDAJ LARGOHU. says:

    Kamikazet e Berishes tentojne te bien viktima per te bere rremuje.

    1. Niku says:

      Dmth ata qe digjen me urdher te Rames jane heronje kursa keta jane kamikaze ???

    2. Andi says:

      Ne te gjithe jemi vjedhur ne komunizem dhe ne kapitalizem apo demokraci. Po te marresh punen me aksion qe ne kemi bere gjithe jeten tone cdo te djele dhe aksionet njemujore neper fushat, kodrat, rruget, hekurudhat, pemetarite, vreshtarite e Shqiperise del qe jemi te gjithe te vjedhur dhe te persekutuar. Komunizmi na persekutoj te gjitheve jo vetem me punen e papaguar por edhe me mbylljen qe na beri dhe moskomunikimin me boten. Na hoqi oportunitetet ne nj ejete qe te jepet vetem nje here. Favorizoi vetem nje grusht njerezish dhe familjet e veta. Po ashtu na diskriminoj duke mos na dhene te drejten per te studiuar ate dege qe ne desheronim duke na shkaterruar te gjithe avenirin. Po ashtu e gjithe pasuria e ngritur u shit nga PD (armet dhe fisheket e ushtrise) dhe i moren te gjitha parate vete. Vjedhja e parave te popullit me skemat piramidale dhe mos kthimi i asnje kacidhe eshte po ashtu nje humbje e madhe e te gjitheve. A duhet ne te dalim e ti veme flaken vetes per keto gjema qe na kane bere politikanet tane. JO, ne duhet te punojme fort mezgjedhjen e politikaneve qe e mbajne fjalen dhe na japim ate qe kerkojme. VOTA eshte arma me e mire dhe jo djegja ne shesh. Sigurisht qe te burgosurit gjate komunizmit jane te shumte hajdute, vrases, kriminele te te gjitha llojeve. Shteti duhet ti klasifikoje nese kane qene ne grupin e te persekutuarve politikisht apo ne kategorite e tjera. Kam pershtypjen qe shume familje te funksionareve te larte komuniste denuan njeri tjetrin. Kjo ishte lufta ne soj qe thote Darvini (si Ngjela apo Lubonja me shoke). Keta gezuan te gjithe te drejtat gjate pjese me te madhe te sundimit komunist dhe na u kthyen te persekutuar kur nuk bene asgje per te rrezuar komunizmin por thjesh baballaret e tyre u hoqen per aresye konkurence midis tyre. Ish te burgosurit duhet te ‘djegin Berishen’ sepse ai i la rrugeve. Kjo qeveri po thote qe do tju paguaj, keta thone i duam tani dhe te gjithe e te gjithe ne menjeher kur banka e shtetit eshte bosh. Kini durim more burra se late nam.

    3. hitleri says:

      Jepini parate qe i premtuat, qa hub ketu qeveria e meparshme…..

  2. BASHA DHE BERISHA JENI TURPI I KOMBIT, PRANDAJ LARGOHU. says:

    Ish te perndjekurit politik ose per vjedhje ne kohen e regjimit duhet te marr fund, pra duke mos u njohur si te tille tashme. Ish te tillet nuk duhet te perfitojne me nga shteti sepse c’do shqiptar vuan ekonomikisht. Iku koha per tu mburrur se jemi ish te perndjekur, kapitalizmi thot qe ta perballosh jeten vete. Ish te perndjekurit e kane marre kestin e tyre qe kur ishin te denuar, Enveri i mbajti me ushqim ne burg, pra duke siguruar finance per ti ushqyer te burgosurit te tille.

    1. Atdheu ne Rrezik says:

      Ke te drejte,por duhet bere dallimi i atyre qe u denuan padrejtsisht dhe i atyre qe thyenin ligjet e shtetit ,qoft ky dhe nje shtet diktator.
      Kush kerkonte te largohej nga Shqiperia duke kalu ilegalisht kufirin e dinte mire se çfare e pret.Kush ishte trim e morri rrezikun ne sy por shum fatkeq u vrane.Ushtaret kishin nje urdher dhe duhet ta zbatonin,ata qe kerkonin te arratiseshin donin te iknin dhe te jetonin te lire.
      Tani kane dale me mijra ish te perndjekur politik.
      shum ish bashkpuntor te fashizmit te cilet çdo shtet demokratik jua konfiskoi pasurine tani kan dal te persekutum,
      Kush u denua pa fakte por vetem me manipulime dhe supozime duhet te demshperblehet,kur ka thyer ligjin i cili ishte ne fuqi nuk ka pse te demshperblehet.
      Kriminle dhe hajduta ka ne çdo sistem politik.
      Duhen motivu ato qe vuajten duke punu tan jeten dhe sot marrin pensione qesharake,duhen motivu ato gra dhe vajza qe derdhen djersen per te ndertu Shqiperine.Kush ka shkelur ligjin,nuk ka pse te demshperblehet,sepse ai e kishte te qarte se çfar e pret.

    2. realiteti says:

      Mos ke pire gje?

  3. Daniel says:

    Ku ishin keta trima , ne kohen e Sales. Perse nuk dolen ne greve urije bashke me ate qe u dogjen dhe u goditen. Apo keta jane kontigjent i PD. Nuk shkon kjo menyre qe profesoret e PD ,mundohen ti bejne reale. Po mundohen te imitojne PS me largim nga parlamenti,po pa motiv,po ngrejne akuza qe dhe vet ata si besojne ,ndryshe nga PS ne opozite qe me fakte akuzonte.

  4. BASHA DHE BERISHA JENI TURPI I KOMBIT, PRANDAJ LARGOHU. says:

    Shtese, eshte absurd te cuesh ish i perndjekur politike sepse nuk perballon kapitalizmin, sepse nuk perballon jeten ekonomik.

  5. KOZi says:

    – Nje veprim i tille heren e pare ishte Tragjedi,kur perseritet ne keto kushte eshte Komedi !

  6. qukapiku says:

    Te tallesh me fatkeqesine e te tjereve eshte gjeja me e pandershme.
    Keta njerez skan asnje shprese kan pesedhjete vjet qe vuajne ne mos me shume .Te gjithe politikanet si pd dhe ps jane tallur me kete shtrese.
    Dhe boll me saliun se lat nam .
    Nqs jeni punesuar nga tema per te ber propagande eshte pun tjeter.
    Se kohet e fundit tema eshte bere tellalli i ps.

  7. Van Damme says:

    Keqardhje per vuajtjet e ketij njeriu,por te arrish ne kete vendim i koptuar nga Sali Berisha eshte gabim i madh,nuk ka me Lirak Bejko,edhe duhet qe te presin vendimet e qeverise se ka dhene nje fond goxha te madh per kete shtrese,dhe nuk jane genjeshtra sepse i perkas vete kesaj shtrese por nuk kam lene veten te tallem nga SALIU DHE ASNJE TJETER.disa te afermit e mij qe kishin babane te pushkatuar para nje muaji moren kestin per here te pare,qe ka 20 vjet qe kane bere letrat,ndersa une kam marre dy keste me qeverine e kaluar dhe shpresoj qe te marr pjesen tjeter,por duhet te jemi realiste ku e la Saliu dhe qeveria e tij.

  8. vlonjati says:

    Eshte e trishtueshme qe vetem pak dite pasi Veliaj tha se do jepeshin parate e ish-te perndjekurve ende nuk eshte paguar asnje kest. Nese deri dje PS perkrahu aktin e Lirak Bejkos dhe ish-te perndjekurve te tjere qe shkuan deri ne vetsakrifikim, sot eshte ajo qe po perserit te njejten sjellje. Nuk po mbahen premtimet per dhenien e parave qe u takojne ish- te perndjekurve. Nese nuk ka para le te thone qe nuk ka dhe ta dine njerezit, por nese ka thene qe do i jape dhe nuk po i jep, atehere eshte gabim. I takon PS-se qe te demshperbleje ish-te perndjekurit edhe si nje detyrim moral dhe shenje faljeje per ato gjera qe u ndodhen atyre ne kohen e rregjimit komunist, ku te aferm dhe prinder te disa prej drejtuesve te qeverise shkaktuan keto plage te shemtuara te shoqerise tone.

  9. tirana says:

    gjynaf kjo shtrese. PS e shfrytezoi greven e urise se tyre kur ishte ne opozite dhe tani normalisht qe nuk do beje asgje per kete shtrese.
    Ju militante te PS, behuni pak njerezore dhe boll mbrojtet liderin tuaj edhe per gjera te gabuara!

  10. andrea says:

    Keta kelushat e PDse nuk jane te afte as te vrasin veten.

  11. Shqiperi e Kuqe Flake... says:

    Loje Fjalesh me Burg e Liri

    Nuk ka nevoje per konferenca per shtypin,
    madje as per diferenca mes qeverive s’ka
    Ata Ishin Te Burgosur dhe te Burgosur Jane,
    Dhe Instituti dot s’ben gje per Ta…

    Rama dhe Sala, Saliu dhe Rama
    Te dy Ilirin Meten e kane Midis
    Ashtu sic burgu dhe jetet pa liri,
    u rrijne shqiptareve para sysh.

    Listave mbeten, dhe rrugeve tunele
    te gjithe betohen e flasin per Ata
    Premtime pa fund, e prape premtime
    por jo pushtetin, Kurre s’ua dhane…

    Ashtu do ikin, pa fjale, me Ah…
    Tallur pertallur, Oh-e e Dhimbje
    Instituti nderron edhe Kryetar
    Por mbetet Burgu vetem i Tyre…

  12. Mali says:

    Nuk eshte e drejte qe ish shkelesit e ligjit vazhdojne te kercenojne.
    Demshperblim nuk duhet tu jepet atyre por atyre familjareve qe per
    shkak te tyre u internuan e ju mohuan te gjitha te drejtat.Ketu ka nje handikap te madh keta kerkojne demshperblim e pjesa eushtarakeve te M.B.
    te asaj kohe kerkon status.Nuk e di se kush ka te drejte?Ne kete vend e ka paguar gjithmon ai qe ka respektuar LIGJIN.Kush shkel ligjin eshte i nderuar.Kjo situat vazhdon dhe sot.

  13. doda says:

    Komunizmi ka ikur ka tridhjet vjet, çfar lekesh dun kta mashtrusa qe mbahen per te persekutum, qe 90 perqind kan qen alabak dhe injorant pa shkoll,ku i kemi leket ne qe nuk ishim ne burg, te ter rrogen e mernin vetem per te ngren gjithsecili dhe kta kan punuar ne burg dhe rrogen e kan ngren ushqim, çfar kemi ber me shum ne te tjeret qe ishim te lir ne at koh,njerez mashtrus duan te perfitojn ne kurriz te te tjerve ka tridhjet vjet demokraci dhe kta legena kurr nuk e gjeten veten as me kte sistem,çfar dun kta qe ne qe e nxierim buken me pun te mbajm ne kurriz kta plera, po pse çkan ber per kombin kta njerez qe vetem shtet nuk duan kurr, apo nuk perballonin dot jeten dhe mereshin vetem me debilelliqe te ter me pes klas shkoll nuk dinin nga lidhej gomari, gjoja kan ber politik,mir thot dikush ktu kan thyer ligjet e shtetit ne fuqi dhe e pagun ate qe po paguajn dhe mijra te tjer sot qe nuk jan korrekt me shtetin ligjor,SHQIPRIA ka 200mij te burgosur per jet, kan dal dhe te ter hajdutet e kusaret e sistemit te kaluar te persekutum, jan ber dhe kta nja 50mij, po ne te tjeret qe jemi korrekt me shtetin ligjor dhe punojm ter diten e perendis skllevrit e batakçive dhe te kriminelve kti kombi jemi, kjo nyk ka byth ku te rri,djeg veten tjetri se esht pa pun,ky esht kapitalizmi qe paskeni deshiru,po nuk gjetet pun vrisni veten po te doni, po mos i çani trapin pjeses tjeter se nuk ju a ka per borxh,e myten horrat dhe mashtrusit ket ven dhe nuk e len me marr frym,nuk jetohet qyl kan tridhjet vjet dhe prap pa pun,ja ka fain komunizmi ik mer pirdhuni se ju ne çdo sistem barra e te tjerve jeni te persekutumit e leshit.

  14. Vlora says:

    Paguani faturen e ish te perndjekureve dhe lerini denglat! Ashtu si po ju jepni parate bizneseve, ashtu i shlyeni te gjithe te perndjekurit pa perjashtim qe te mbyllet kjo histori njehere e pergjithmone. Eshte detyrim i qeverise Shqiptare qe ta permbush kete gje. Ju thate qe do ti demshperbleni para zgjedhjeve, mbylleni kete histori dhe lerini show-it mediatike dhe propaganden.

    Kjo klase e vuajtur duhet te ishte likuiduar shume vite me pare. Mbylleni kete pune se po lini nam dhe po beheni gazi i botes demokratike. Fatura eshte rreth 40-milione Dollare dhe jepini fund ketij muhabeti njehere e pergjithmone!

  15. shvejk says:

    Te perndjekur dhe te persekutuar ishin te gjithe Shqiptaret, nuk vuajten vetem te burgosurit politike. Por ama kjo faze dikur duhet te perfundoje. Kane kaluar 23 vjet dhe ne degjojme per dite te njejten histori. Ne fund te fundit ne burg shkuan per bindje politike jo per interes apo pasuri, megjithate nuk kemi degjuar qe ndonje prej tyre ti kete vene flaken vetes ne ato vite, ndersa sot duket se po behet mode. Nese atyre ju takon te demshperblehen per vitet e vuajeve atehere u takon te gjithe Shqiptareve te demshperblehen per ato vite sepse nuk kane vuajtur me pak, ne fund te fundit te gjithe kemi jetuar ne nje burg te madh.

  16. rexi says:

    del digjet njeriu, Salu, shtohet krimi saliu, kethehet shqipria ne tritol saliu, del rama skam lek saliu, po ju qifte derri nenen me gjith salun, sun lexosh nje lajm e nje koment

  17. petrit zela says:

    Me duket se ish te burgosurit politik,jane te gatshem te presin dhe 23-
    vjet te tjera per dem shperblimet..Mjafton qe te shohin Sali Berishen,
    ne ekranet e televizoreve,duke u premtuar,se shperblimet do ti mernit patjeter.. Zoterija qe desh te vete digjet harroi,se ne pushtet nuk
    eshte Sali Berisha,qe do ta linte te behej -shkrumb..
    Zoterinj;; Shqiptaret nuk jane mesuar,te ndjekin ngjyrat politike,si demat
    spanjoll..Shqiptaret sot duhet te preferojn nje demokraci gjith perfshirese,per tere shtresat e popullit,pa dallim feje dhe ideje,dhe jo demokraci, per tu joshur vetem me ngjyren blu..Ju ish te burgosurit
    politik, jeni shtyllat e mbijeteses se popujve te shqiptarizmit..Une shoh,se juve ju ka sosur durimi,por ky veprim I juaj eshte me se I pranushem,sepse ju jeni te ngopur me mashtrimet dhe genjeshtrat e qeveris se meparshme..Vetem nje gje te dini, se kerkesat e juaja do te realizohen me se miri,dhe pa zhurm..Se kjo qeveri eshte e angazhuar,per mirqenije socijale,per popullin ne menyren me universal..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. w
    wmdolls

    リアルラブドール 固定膣と交換可能な膣、どちらを選択しますか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje