Mbyllet konsullata shqiptare në New York

23 Prill 2014, 18:04Politika TEMA

Këshilli i Ministrave nën drejtimin e zv.Kryeministrit Niko Peleshi miratoi disa vendime në mbledhjen e rradhës së tij. Qeveria vendosi për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, (SHBA) dhe për hapjen e Zyrës Konsullore pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, (SHBA).

Qeveria gjithashtu vendosi sot që numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për vitin shkollor 2013-2014, për periudhën 1 janar – 15 qershor 2014 dhe periudhën 15 shtator 2014 – 31 dhjetor 2014, të jetë 1 500 veta. Sipas këtij vendimi praktikantët, gjatë periudhës së kryerjes të praktikës profesionale, përfitojnë çdo muaj nga punëdhënësi, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në masën 16.7%, të përllogaritur mbi pagën bazë minimale mujore 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë.

Qeveria miratoi në parim marrëveshjen e huasë dhe asistencës teknike (grant), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për pjesëmarrje në financimin e projektit të mikrofinancës në Shqipëri, nëpërmjet një kredie që jepet nga Fondi Islamik i Solidaritetit për Zhvillim (ISFD), në shumën prej një milion USD, një kredie nga vetë fondet e IDB-së, në vlerën 2 670 000 dinarë islamikë dhe një granti të IDB-së, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) ID (dinarë islamikë).

Gjithashtu u miratua në parim, dokumentet ndryshuese të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e zhvillimit të rrugëve bashkiake të Tiranës.

Këshilli i Ministrave vendosi kalimin e përgjegjësisë së administrimit të disa mjediseve në katin e tretë të godinës së ish-shtëpisë botuese “Naim Frashëri’, Tiranë, të cilat janë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Kulturës, te Komiteti Shtetëror i Minoriteteve dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për t’u përdorur si mjedise pune nga këto institucione. Sipas vendimit këtyre institucioneve u ndalohet ta ndryshojnë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojnë ose t’ua japin në përdorim të tretëve.

Qeveria miratoi  edhe marrëveshjen kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë.

Këshilli i Ministrave gjithashtu vendoi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për partneritetin evropian.

Po kështu u  miratua protokolli për zbatimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar.

Këshilli i Ministrave gjthashtu miratoi strukturën dhe të organikën për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar. Sipas këtij vendimi numri i punonjësve të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar do të jetë, gjithsej, 133 veta.

Qeveria gjithashtu vendosi për miratimin e rregullave për transferimin në mënyrë profesionale të mbetjeve jo të rrezikshme nga një person te një tjetër brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të informacionit që duhet të përfshihet në dokumentin e transferimit.

Gjithashtu sot qeveria miratoi strukturën dhe organikën e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit. Sipas këtij vendimi numri limit i punonjësve të shërbimit të PMNZSH-së pranë prefektit të qarkut do të jetë, gjithsej, 739 veta.

11 komente në “Mbyllet konsullata shqiptare në New York”

  1. tironci says:

    Kjo konsullata e manhatenit ishte kthyer ne cerdhe masjarenjsh,qe kurre nuk te mbaroni nje pune.

  2. Bobi says:

    Ha ha
    Bravo or Filiz.
    Hajde per Korce
    Ti ci temen. E temes Puleshit.
    Konsullata ka qene shume e nire dhe mua me ka zgjidhur pune
    Por figura kryesore ishte kunata F Mediut me dy gocat.
    Nuk e di a u martuan

  3. Selena says:

    O milet nuk eshte mire qe merreni me fjale boshe,per tu gjindur kola pune.Punonjesit e konsullates ishin njerez qe te sqaronin e te mbaronin pune ne baze te rregullave te shtetit Shqipetar. Nuk mund te bejne pune Ty tirons qe shkruan ketu si do ti.Akoma nuk ke fituar ate educate te vendit ku ti jeton, e merresh akoma me intriga.

  4. beren mire qe e mbyllen,se mos kryente ndonje funksion.

  5. USA imigrant says:

    Po cfare behet, jeni ne terezi, si ore u mbyllka Konsullata ne New York, ne kryeqytetin e botes, ne USA qe qeveria e ka partnerin nr.1. Mbani konsullata ne bari dhe janine dhe e mbyllni New York. Po komuniteti shqiptar ketu qe eshte komuniteti me i rendesishem cfare do bej?!!?? po sherbimet. E vertete eshte, kucedra ne konsullate ka qene Mishto, qe kur iku ai, shpetoi konsullata. Konsullata momentalisht po ben pune te shkelqyer me te gjitha sherbimet, e kemi pare vete si punohet.

  6. aldona says:

    ha ha ha Kunata e Fatmirit tamam personazh eshte, por mos ja qani hallin se i ka ngulur kembet me gjithe te bijen ne Mision ne OKB.i ecen asaj si me PD ashtu dhe me PS.po perse ore spaska te tjere njerez shiqiperia per perfaqesim???!!!

  7. emigranti says:

    Turp te mbyllesh konsullaten ne New York nese eshte e vertete gjithmone, USA eshte partneri me i rendesishem i Shqip, sikur te gjitha te mbyllen, ketu ne usa jo, kurre./

  8. eljona says:

    Turp sinqerisht, nga Michigani kemi udhetuar per ne Konsullate Nju Jork me gjithe familjen kemi bere pasaporta dhe sherbimi ka qene i shkeqlyer.Stafi na ka pritur dhe sherbyer mjaft mire.Shyqyr ku kishim nje zyre ku te shkonim dhe te flisnim SHQIP!!Cfare ben keshtu Edi???.Ne kemi qene gjithnje me ty por kesaj radhe……….JOOOOO!!!

  9. Saimir says:

    E vertete eshte edhe ne kemi udhetuar nga Chicago per ne Nju Jork dhe kemi bere pasaporta, prokure,.Sherbimi shume i mire.Keqardhje!! perse na e bejne ne emigranteve kete??? Edhe Kosova qe nuk eshte tamam shtet e ka Konsullaten ne NJu Jork.Cdo te thote kjo zyre konsullorene Mision? Po cfare shteti je ti qe smabke dot Konsulalte ne Nju Jork ne Kryeqytetin e botes???Sikur fare te mos kete pune “MBAJE” se tregon dhe pak fuqi si shtet.Keqardhje sinqerisht!!!!

  10. Simona says:

    O zot i madh po perse more zot tek Konsullata ne Nju Jork mbeti shteti te kurseje???

    Aman o zot, po kush pyt per ne qe jemi ketej ne fund te botes???
    Hiqajni dhe konsullaten emigranteve, merrni ato leke e kushedi cfare keni me boooo.keni kyrsy shume eeee me ket qe keni bo do dilni ne drite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje