Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, i drejtoi një apel të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë në vend që të angazhohen edhe të bëhen pjesë e procesit për reformën territoriale.
Një ditë pasi Konferenca e Kryetarëve me miratimin e propozimit të Partisë Socialiste zhbllokoi punën e Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale duke shtuar një anëtar në favor të mazhorancës, ministri për Çështjet e Pushtetit Vendor Bledi Çuçi zhvilloi një takim me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Rauning.
Në një prononcim për mediat, Ambasadori i OSBE gjithashtu apeloi që kjo reformë të mos ketë ndikime në atë zgjedhore.
“Reforma territoriale është reforma territoriale. Nuk është e thënë që reforma territoriale të ketë patjetër implikime, mund të ketë, por prandaj palët të ulen dhe të flasim me njëri tjetrin”, tha Ambasadori i OSBE-së.
Në vijim ai e cilësoi nisjen e kësaj reforme në kohën e duhur, sikundër shtoi se është koha që të gjitha palët të bëhen pjesë në këtë proces.
Ndërsa ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi garantoi se kjo reformë nuk ka lidhje me reformën elektorale, sikundër pretendohet nga opozita.
“Mazhoranca nuk do të bëjë asgjë që ka të bëjë me reformën elektorale. Reforma territoriale do të fokusohet vetëm në riorganizimin administrativ territorial. Reforma është e udhëhequr nga kritere tërësisht teknike dhe ju jap garanci se Ambasadorët nuk patën asnjë shqetësim”, u shpreh ministri Çuçi pas takimit me ambasadorin e OSBE-së Florian Raunig.
Reforma eshte nevoje urgjente.. Mos ndaloni
Kjo reforme eshte kerkuar edhe nga BE
Ska mundesi qe 28 mije km katrore te ndahen ne qindra pjese.
Nga kjo reforme shteti e per pasoje populli perfiton mbi 80 milione dollare
PD po tregohet shume e dobet dhe kunder interesave te populli.
Nuk mund te behet politike me fatet e vendit, kjo eshte e turpshme
Te behet njehere e mire kjo reforme se jemi ndare si zogjte e korbit kot me kot.
Ata qe sduan te miren e vendit bojkotojne gjerat e mira qe duhet te beje politika, e per kete i gjykon populli
Pune e mbare ju qofte. ?
Ecni perpara aty, siç ecet me referendumin per kushtetuten me 1999. Dhe atehere PD, nuk mori pjese, e bojkotoi, por tani bertet me shume nga te tjeret per respektimin e kushtetutes qe ajo nuk e votoi.
Aq me mire po nuk mori pjese ne zgjedhjet lokale. Sepse njelloj i fiton e majta, si me pjesemarrje si pa pjesemarrje te PD-se.
Dhe po iku ne opozite edhe ne pushtetin lokal, PD duhet te nxjerre njoftimin e vdekjes.
Ceshte kjo ambasadori i OSBE i ben thirrje te gjitha forcave ca te gjitha beji thirrje PD apo dhe ky eshte si ai paraardhsi qe e kishte mendjen te qoftet dhe te birra.