Një 23- vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e një 48- vjeçari, Agim Seraseli dhe plagosjen e bashëshortes së tij, Dile Seraseli.
Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja është shënuar mbrëmë në lagjen “24 maji”.
Autori 23- vjeçar, Mario Bejdollari, me origjinë nga Gramshi, ishte banues në qytetin bregdetar, ndërsa e plagosura ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave të fundit nga policia e Vlorës, dyshohet se 23-vjecari ka pasur një lidhje dashurie me njërën prej vajzave të çiftit Seraseli.
eshte i dashuruar me vajzen po i vret prinderit! llogjike korrakesh!