Një aksident i rëndë u shënua në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Levan- Vlorë.
Një automjet Land Rover me targa DR 5902 E, me timon në krah të kundërt, në të cilin udhëtonin tre persona, ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes së mjetit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i makinës, ndërsa të plagosur kanë mbetur dhe dy pasagjerët, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Një pasagjer nuk u mbijetoi plagëve dhe humbi jetën pak më vonë, duke e çuar në dy numrin e viktimave.
Burime nga policia sqarojnë se viktima e dytë është një grua.
eh, si s’mbaruan ndonjehere keto gjera
Te ndalohen te gjitha makinat me timon ne anen e kundert!