Konferenca e Kryetarëve vendos me votat me mazhorancës të ndryshojë përbërjen e Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale, duke shtuar një anëtar që do ti përkasë mazhorancës. Me këtë vendim i çelet rruga fillimit të punës nga ky komision, veprimtaria e të cilit për 3 muaj ishte bllokuar për shkak të mospjesëmarrjes së anëtarëve të opozitës, e cila kishte të njëjtin numër anëtarësh me atë të mazhorancës.
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi Partinë Socialiste se nuk do konsensusin për reformën territoriale, ndërsa paralajmëroi se një miratim pa konsensus mund të çojë në destabilitetin e vendit.
“PS nuk ka kërkuar konsensus, pasi Kryeministri Edi Rama ka thënë që nuk mund të japim konsensus në Kuvend pasi ai ka frikë se ne mund të bllokojmë votimin në sallën e Parlamentit. Siç duket Rama ka frikë se mos opozita e sotme bën të njëjtën sjellje sikundër bënte Partia Socialiste në Kuvend kur ishte në opozitë. Por ne nuk kemi asnjë interes për të bllokuar këtë reformë”, theksoi Paloka.
Në vijim ai akuzoi mazhorancën se me këtë reformë, që duan ta bëjnë në mënyrë të njëanshme, ata kanë synimin që të sigurojnë zgjedhjet në tavolinë dhe do bëjnë të tyren.
“Vendosën të vijojnë aventurën e tyre, le të shkojnë deri atje sa mund të shkojnë”, tha Paloka.
I pyetur se çfarë nënkupton me paralajmërimin e destabilitetit, kreu i deputetëve demokratë theksoi se marrëveshjet e deritanishme nuk janë pranuar, por koha ka treguar se kur ndodhin trazirat palët janë ulur për të gjetur marrëveshje, madje pala që nuk i ka pranuar, pas trazirave ka bërë marrëveshje edhe më të këqia.
“Këtu kemi të bëjmë me shkeljen e demokracisë dhe ne që dolëm në 1990 për demokraci nuk do të pranojmë shkeljen e asaj që kemi fituar nga biri i atij që rrëzuam. Rrugë e mbarë i qoftë deri atje ku do të shkojë”, theksoi Paloka.
Ndërkohë, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet e Kuvendit Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se Konferenca e Kryetarëve ka miratuar gjithashtu edhe shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale me dy muaj. “Besoj se kjo është një kohë e mjaftueshme që opozita të reflektojë”, tha Celibashi. Sipas tij, maxhoranca ishte e detyruar ta kërkonte këtë ndryshim, me qëllim fillimin nga puna te komisionit, nga pikpamja teknike.
“Kjonuk e përjashton mundësinë që në momentin kur opozita vjen në komision ajo të bëhet pjesë e këtij procesi dhe ne të jemi në një mendje për këtë çështje, sikurse kemi qënë në momentin e parë”, tha ai.
Duke reaguar ndaj kundërshtive të opozitës, Celibashi tha se “megjithë rezervat që PD mund të ketë për këtë reformë, nuk është ky rasti për të mbajtur qëndrim politik ndaj një procesi që ne e kemi konsideruar vazhdimisht thjesht teknik. Refoma territoriale është një çështje e karakterit teknik dhe jam i sigurtë që me kalimin e kohës dhe opozita do të bëhet pjesë e këtij bashkëpunimi dhe e këtij procesi”.
Ndërkohë në lidhje me kërkesën e deputetëve të PS-LSI, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur ngritjen e komisionit hetimor në lidhje me verifikimin e akuzave për përfshirjen e FA-së dhe infrastrukturës së tyre në trafikun e drogës. Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar propozimet e PD-së për zgjerimin e objektit të hetimit. Në lidhje me këtë çështje, kreu i deputetëve demokratë Paloka tha se megjithëse nuk u pranua zgjerimi i hetimit, deputetët demokratë do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor. Paloka tha se informacioni në lidhje me dyshimet që infrastruktura e FA-së përdoret nga narkotrafikantët ka ardhur nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë, institucion që varet nga kjo Qeveri dhe që ka rilindur me këtë qeveri.
ca te bej me maxhoranca ! Luli shkejmoj cdo oferte per bashkepunim dhe konsensus
vazhdoni rrugen tuaj ! ata nuk dine se cfar kerkojne ! duan vetem te prishin stabilitetin ! populli ka votuar qe ju te qeverisni
vazhdoni pune lejeni plakushin te numeroj avjonet me Ristanin dhe Imamin e tij ?
O po vazhdoni bejeni se na plaset se prandja i moret 84 deputet per mte bere kto reforma themelore dhe po u mundua te bllokohet nga opozita jo per te pritur kur ti teket atyne.
Po lereni opoziten te bojkotoj e te bej cte doje vazhdoni punen ju e mos u bllokoni nga ato ordinera qe e kane mendjen vetem te bllokojne shqiperine e te mos e lejojne te integrohet ne BE e kudo.
Beni reformen se kjo nuk eshte opozite por grup kriminal qe sdo qe shqiperia te shkoje drejte BE-se
mir e ke miranda ndoshta nje pjese nuk po e kupton , ndoshta populli ka votuar te filloje prape diktati .
Me ka gjetun nji hall dhe mue.
Me duhet nji Avukat i forte
Gamori jem Beni kishte hy ne livadh te Asllon Kapedanit,hongri jonxh si i babzit dhe ,..i plasi plonci.
Un i thash Asllanit se due leket e gamorit se jonxha jote ma fryu dhe ngordhi kriçi jem.
Asllani me ka hodh n’gjyq per damin e jonxhes qi hongri gamori jem dhe kerkon qi ti paguj dhe dogane per kapercim gardhi.
Gjykatsit duhet te zbulojne si ka hy Gamorri ne livadhin e Asllanit ,kur ne na ndan nji gardh i modh 2 metra i nolt????
Pra munsija e vetme osht qi Gamorri jem ose ka flutur ose i ka hyp avjonit qe un mbaj ne ahur te lopes dhe qi pulat e perdorin me bo vez por siç duket GJELI asgani,perveçse i pallon pulat paskan bo dhe patenten me drejtu avjona pa zhurm..
Fluturon,..
fluturon,.
fluturon
Gamori,
njikshtu osht kjo teorija e Aeroplanave me telekomandim te PD.
Shqipnija dhe Italija ku droga sipas Lulushes dhe Salushes dergohet me avjona privat, i ven para pergjegjsise dhe taljonet qe moniturojne gjithe hapsiren detare dhe ajrore midis dy veneve .
Por per te shpetu Arben Imamin, Sala po bon qe te fluturojne dhe Gamoret.
Te lumte je njeshi i Politikes Shqipetare Bamir Topi.
Ai po e kupton me mire se kushdo tjeter politiken bllokuese qe po ben lulzim basha nepermjet pengimit te reformave dhe zhvillimit te vendit.
lulesim basha perpara se te flase per te tjeret ai duhet ti jape llogari popullit perse nuk shkoi per te dhene llogari perpara organeve te hetimit per dosjen e rruhes se kukesit ku sipas Organit te Prokurorise eshte shkelur rende ligji me pasoja te renda financiare per vendin dhe ekonomine Shqipetare. Akoma sot e kesaj dite ai nuk ka shkuar perpara organeve te hetimit dhe te prokurorise per te dhene shpjegimet si ministri pergjegjes i asaj kohe. Ai duhet ti jape llogari qytetareve per mashtrimet ne lidhje me tramvajin qe tha qe do ta realizonte mbrenda dy vjetesh nga ardhja ne bashkine e tiranes.
Ai duhet tu jape llogari qytetareve per legalizimet qe i premtoi me popmpozitet dhe tani eshte ne vitin efundit te mandatit dhe nuk ka bere pothuajse asgje.
Politika qe ben lulzim basha eshte politika e pengimit, e bllokimit te reformave per te cilat ka nevoje vendi.
O Paloqe, jua kan thene troc, produkti qe do dali nga komisioni nuk do ndryshohet ne parlament, dhe ne komisionin e reformes territoriale kishit te gjitha mjetet qe cdo vendim te merrej bashkarisht dhe asnje vendim nuk mund te merrej njeanshmerisht, ju doni qe ate qe sjua dha populli me vote ta merrni me marrveshje, domethene te keni 70 deputete!, por ju nuk e doni reformen territoriale se doni te shkohet ne zgjedhje me kete pacavure qe eshte tani ku per 1 kryetar komune ka fshatra qe votojne vetem 300 veta.
Nuk e di nese jeni budallenje apo tinzare por kur merr nje mandat qeverises nuk jua ka dhene populli qe te qeveriset me konsensus, nese ju nuk doni te jeni pjes e reformes eshte problemi juaj, boll kohe ka humbur vendi nga tekat e pazarlleqet tuaja,, shumica votat i ka te bej te gjitha reformat, territorialen, ne drejtesi, ne kushtetute e ne cdo gje, nese nuk i ben mos te nxjerri justifikime se votat i keni.
O Rama ,o cte te them.Ske kohe te humbesh .Bjeru cke per te bere beje se gjarpri ska ngordhur.Dhe vetem ndryshimet qe ata duan te pengojne kane vetem nje qellim :te ruajne pasurine e vjedhur.Ne ke frike lere ta beje ndonje tjeter se durimi po humbet.
Leri kafsherine sic thote dhe Arben Duka ne vargjet e tij te te haje mu..
I ginjen mendja ose shohin endrra me sy hapur per destabilitet se kujtojn se mund te mashtrojn popullin.Le ta provojne sa ju vlen lekura asaj bande nuk i shkon mbrapa vec llumit te kesaj shoqnie.
ku celibashi duket si goj arapash, i pa aft,.
e keni degjuar si thone ku pyetet per nje problem pergjigjet sikur ka ardhur nga hena , nuk e kam degjuar, nuk e kam te qarte, nuk e di , eshte si nje fend e ftohte.
@futja kot…te vjen inat per ftohtesine e tij si politikan eeeee!!! Nuk ia arrin kush ketij! Nje nder te paktet politikan me vlera qe kemi!
Nuk e kuptoni cdon te thote DOBICI i ILIR ENVER HOXHES ,LULZIM BASHA ( HOXHA ) ?
Ai cdo here mundohet qe te kaloje lumin e radhes POR nuk e kupton qe mbas kalimit teLUMIT vjen DETI dhe pastaj OQEANI .
Keshtu i ka marre urdherat nga U.D.B-ja per Destabilitet sepse LULZIMI vec qe duket si Domate SERE ,brenda tij zjen nje KRIMINEL -GJAKFTOHTE por shume i rrezikshem qe nuk ndalet para asnje ndjenje njerzore ,ku jo me kot eshte i perzgjedhuri i disa SHERBIMEVE INTELIGJENTE .
AI ,LULJA se bashku me SALIUN ,varjen me Koke-poshte per ato qe ka bere e ka pak .
E zente AHU i POPULLIT dhe i NENAVE dhe GRAVE qe u ka thare shirtin !
Pa-lok(q)ja keto thote se koto i thote shpellari.Po sillen me vendin tone
sikur ta kene pronen e tyre,duan destabilitet se keshtu kane bere disa
here ne keto 23 vjet.Nuk mund te rrine dot ne opozite dhe me programe te
studiuara dhe ne menyre demokratike te vine ne pushtet.Per te mbuluar
zullumet qe kane bere kerkojne rikthimin e viteve te mbrapshta te 97-es.
Me njerzit e rrugeve kerkojne trazira duke i bere presion dhe shantazh
gjithe popullit mazhoritar qe me vote plebishitare erdhi ne pushtet
ne menyre demokratike.
Keto jane thirrje te hapta per nxitje dhune,organet kopetente duhet
te mbajne qendrim, keto bien ndesh me kushtetuten dhe ligjet e vendit.
Kur ishin ne pushtet asnjehere nuk kerkuan konsensus nga opozita e dieshme,ndesa mazhoranca e sotme po tregohet e durueshme dhe tolernte.
Keto nuk i kuptone keta…
Paloqja ka dhene ultimatum: Do bejme desbatiliteth … hahahahahahaha
O Paloqe me avionin 8+1 te linjes se Divjake – Tirane erdhe ne parlament sot.. ?
Varianti ukraines.
Hahahaha
Shumica duhet ti leje te pellasin sa te duan ata te pedes.Brenda rradheve te pedes ka filluar kanibalizmi politik per te zene vende drejtuese dhe po mundohen te mbijetojne duke lehur me te eger.Qente le te lehin o ed ,populli duhet te ece perpara me cdo kusht.suksese.