Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një automjet tip furgon, në qendër të qytetit të Fushë Krujës.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:00 dhe furgoni tip taksi 8+1 me targa AA900T ishte në pronësi të shtetasit Bujar Zalla.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëmime të automjetit.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Ky është shpërthimi i dytë brenda pak ditësh në Fushë Krujë, pas shpërthimit të radhës në komisariatin e këtij qyteti.
Ndërkohë e përditshmja Shqiptarja.com raporton se Shqipëria është kthyer si një El Dorado e tritolit edhe për vendet e rajonit.
Sipas gazetës, trafikantët shqiptarë të ekplozivit po shpejtojnë të shesin dhjetra e qindra kg tritol apo t’ua dërgojnë “kolegëve” në Itali e Mal të Zi, me disa mënyra.
Njëra prej tyre është e thjeshtë: Bashkë me kuintalët e marijuanës që çohet në Itali, vendosen disa kallëpë tritol, gati për shpërthim, sipas porosisë.
Kur ka kërkesë të lartë, skafi mund të niset edhe i ngarkuar plot me mallin që po i rritet çmimi çdo ditë. Më 18 mars të 2012-ës, në brigjet e Leçes, në Itali, u gjetën 2 çanta me tritol, me peshë 47 kg, me mbishkrimin “TNT 200”, për të cilën ekspertët thanë se e sollën me skaf bandat shqiptare, si porosi e kriminelëve të Leçes, por një keqkuptim në orarin e dorëzimit, solli bllokimin.
Bandat e Saliut ne aksion!
Saimir, shkaterroj keto banda sepse s’mund te durojme me.
albania-rruge rruge rruge-tjetren shtoje ti po te ndihmoi tri…
kjo e fort a me tregu se smna keni mshel krejt
e kam shkruar edhe nje here kruja dhe fush kruja keshtu ka qene edhe para 1990 ishte venbdi qe kishte mne shum krime.
Sa krime kishte kruja kishte gjith shqiperia.
Bravo Cuna dhe bravo Sajmiri bules ne kryer te Policise.
tritolistotahiristan dhe ramagomaristane.u derra hani tritol tani se deshet nje miljone qelbesira.ja ku i keni as bythen nuk e keni te sigurte se ju mbushe meta e rama ngjala.
He mo vari carin se Ripjellja e corapekuqit eshte…
Informacion i sakte, Kruja zinte vendin e pare per krime para ’90, por mos harrojme se xhaxhi u a fuste kembet ne nje kepuce, pasi ishte usta, e jo si keto tani, qe vetem numerojne rastet e shperthimit, dhe jo te gjejne shkaktaret!