Prezantohet paketa mbështetëse për fasonet/ Rama: Ju mbrojmë me mish e me shpirt. Ja lehtësirat! (VIDEO)

21 Prill 2014, 10:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shpreh mbështetjen maksimale ndaj biznesit fason, ndërsa theksoi se kjo industri mbrohet me mish e me shpirt nga shteti.

Ndërsa ishte i pranishëm në prezantimin e paketës së re fiskale për fasonerinë, Rama theksoi se ajo është hartuar jo në bazë të dikatit të Qeverisë apo një ministri ndaj jush, por duke mbledhur dhe shqyrtuar propozimet tuaja një nga një me përgjegjshmëri maksimale.

Madje Kreu i Qeverisë nuk ngurroi të shprehte falenderimet për biznesin fason kur tha se atë që Qeveria kishte mësuar gjatë takimeve dhe bashkëbisedimeve me përfaqësues apo shoqatat e këtij binesi, nuk mund tia këshillonin asnjë prej ekonomistëve të nderuar që sot ka vendi apo këshilltarëve të zot.

“Kjo mbështetje që do të marrë formë me këtë paketë vjen në bazë të analizës me shumë përgjegjshmëri nga ana e qeverisë të të gjitha kërkesave nga ana e industrisë dhe në bazë të procesit të sintezës së këtyre propozimeve dhe jo në bazë të një diktati tradicional nga ana e qeverisë. Hapi i parë ka qenë ndërtimi i një konsultimi të gjerë me të gjithë ju dhe kemi marrë një për një të gjithë listën e propozimeve të bërë nga takimet që janë organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dhe sot jemi këtu për të thënë që jemi gati të celim një kapitull të ri për industrinë. Pa kontributin e të gjithëve ju kjo do të ishte praktikisht e pamundur”, iu drejtua Kryeministri të pranishmëve gjatë prezantimit të paketës së re fiskale.

Duke iu referuar modelit ekonomik të deritanishëm, Rama tha se ka përfunduar plotësisht koha kur modeli bazohet mbi remitancat e emigrantëve, industrinë e mjedisit, e marrjes së kredive të dhunshme nga qeveria prej biznesit, si borxhe që nuk shlyheshin ka përfunduar. Në këtë kuadër, Kreu i Qeverisë tha se do shikojmë nga burimet e reja të rritjes dhe padyshim që është dhe ky sektor dhe ai i manifakturës në përgjithësi.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që kontribuojnë në këtë industri, duhet që të bashkëpunojnë me AIDA-n, për të promovuar markën Made in Albania, përmes një fondi special dhe pjesëmarrjen në panairet ndërkombëtare. Do të krijojmë edhe një show room për prezantimin e biznesit fason”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Në vijim të prezantimit të lehtësira, Kreu i Qeverisë theksoi se deklarimi i punonjësve do të bëhet online dhe koha do të shkurtohet në 10 ditë, ndërsa shtoi se industria fasone do të mbështetet me burime njerëzore përmes kurseve profesionale të drejtuara nga praktika në punë dhe këtu vjen një pjesë e rëndësishme se si do të kountribuoni ju nga shteti.

Një tjetër risi, sipas Ramës që ofron paketa fiskale, është që paratë që ky biznes i paguan shtetit është sërisht në dispozicion të fasonerisë. Në vijim Rama bëri të ditur hapjen e 3 shkollave profesionale në tre qytete të vendit dhe shkollat do të jenë ngushtësit të lidhura me fabrikën.

“Jemi duke negociuar me KFË dhe Kooperacione Italiane me një fond prej rreth 37 milionë euro dhe një pjesë e konsiderueshme do të shkojë për ju”, tha Rama.

Një tjetër ndërhyrje, sipas Kreut të Qeverisë, është ajo në Kodin Doganor që ky sektor të përfitojë që tani. “Jemi në diskutime për mënyrën se si do të trajtohen mbetjet, firot dhe kjo në kodin doganor është e zgjidhur, por që do të hyjë në fuqi në vitin 2015. Por s’ka kohë për të pritur. Prandaj do bëjmë një ndërhyrje në kodin ekzistues për të trajtuar këtë problem”, nënvizoi Rama.

Kryeministri ka kërkuar edhe bashkëpunimin e biznesit për të shkuar përpara, duke theksuar se ne mund të shkojmë shumë përpara nëse arrijmë sinergjinë mes biznesit dhe industrisë.

“Ne jemi të gatshëm për këtë betejë por na duhet ndihma dhe mbështetja juaj.  Të gjithë nëpunësit shtetëror duhet ta marrin të qartë mesazhin që kjo është një industri që mbrohet me mish e me shpirt nga shteti”, theksoi ai.

Për kryeministrin, “me këtë paketë Shqipëria vendoset në hartën e vendeve prodhuese në Europë, jo vetëm si vend i afërt por edhe si prodhues aktiv. Kemi shumë kërkesa, nga Italia, Franca, Gjermania për të investuar. Jemi të bindur se pjesa më e madhe e kompanive tuaja janë të gatshme që të zgjerohen, të krijojnë kushtet për të arritur në ato numra të punësimit që kemi objektiv dhe prandaj ne do mbështesin çdo njërën prej kompanive tuaja me fonde të posaçme”.

“Kjo është eksperienca e parë konkrete me një industri për një paketë të veçantë. Ishte një eksperiencë për të kuptuar se, sa shumë kohë dhe mundësi janë humbur nga qeveria vetëm se nuk ka pasur kohë për të dëgjuar dhe se sa shumë mund të bëhet duke shfrytëzuar eksperiencën e territorit”, u shpreh ai.

Duke folur në prezantimin e paketës fiskale për fasonët, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se, nga ky biznes janë bërë 54 propozime. Sipas tij, qeveria ka përgatitur paketën që 3 viteve të ardhshme do të punësojë 100 mijë persona.

“Rritja e punësimit është një nga objektivat e qeverisë Rama dhe që është i arritshëm. Në vizitat që kemi pasur në fasonët janë hapur 2 mijë vende pune të reja. Objektivi është të hapen 12-15 mijë vende pune. Në vitin e dytë të shkojë në 60 mijë dhe në vitin e tretë të shkojë në 100 mijë të punës”, deklaroi ministri i Ekonomisë.

 “6 muaj më parë premtuam se, biznesi fason do të merrte vëmendjen e qeverisë dhe ky është një premtim i mbajtur. Kompanitë ne i shikojmë si gjenerator i punësimit dhe jo si lopë për tu mjelë. Biznesi fason gjeneron shumë vende pune”, tha Ahmetaj.

Ai gjithashtu vuri theksin edhe në rritje ne eksportit. “Në vitin e parë ne synojmë që të rrisim eksportet në 590, ndërsa në vitin e tretë nga kjo industrit të eksportojmë 900 milionë euro”.

Veçoria e saj më e madhe është se kjo është paketa e parë e mbështetjes për një sektor, e cila është zhvilluar në bazë të kërkesave të vetë sektorit dhe jo diktateve të qeverisë apo të një ministrie. Pikërisht, hapi i parë i zhvillimit të paketës ka qënë mbledhja e opinioneve nga vetë grupet e interesit. Në gjithësinë e tyre masat e kësaj pakete synojnë një përmirësim të dukshëm cilësor, si nga ana  e rritjes së eksporteve, duke synuar një rritje  me më shumë se 80 % në eksporte, brenda tre viteve, pra në 900 milionë euro eksporte.

Janë marrë në konsideratë 46 masa e propozime, disa nga të cilat janë implementuar ndërkohë, si kalimi i VKM nr. 54, që akordon kontratën me vlerën 1 euro për impiantet e përpunimit aktiv, një masë kjo që do të kursejë mesatarisht 2,5 milionë dollarë qira për sipërmarrësit;

Po ashtu ka një fokus të madh të paketës  në lidhje me punësimin, me anë të një sërë masash që synojnë ta çojnë numrin e të punësuarve të deklaruar nga 28 mijë në 100 mijë  për tre vjet. Fondi i punësimit për industrinë e përpunimit në fund të këtij viti do të jetë 5 milionë dollarë.

Kjo paketë është vetëm fillimi i një inovacioni të sektorit të përpunimit aktiv që do të shtrihet në të gjithë ekonominë, për të siguruar atë rritje të qëndrueshme ekonomike në nivelet e 5 apo 6%.

27 komente në “Prezantohet paketa mbështetëse për fasonet/ Rama: Ju mbrojmë me mish e me shpirt. Ja lehtësirat! (VIDEO)”

  1. Fiqua says:

    Po bisnesit te vogel qe the se do ja heqesh taksat dhe paguan 2fish sivjet,ca kishe per te thene per kete,futja pordhes kot o legen se ke gjetur popull pa shtylle kurrizore!

    1. librazhdi says:

      Nje popull me shtylle kurrizori si do te vepronte o rrusho a s’na e tregon ?

      1. Liza says:

        Puna e qeverise eshte fantastike e po synon te rrise besueshmerine deh sigurine ne Pune.

        Do Ulet papunesia ne kete menyre

        1. Zana says:

          hallall ju qofte. Qeveri e premtimeve te mbajtura.

          Nje pakete e tille eshte ne interes te punetorit dhe kompanive,. Me shume besim tek shteti

          1. Desa says:

            Epo me ne fund te shkreten po shohim qe po merren ca masa ne kete drejtim..\

            Eshte kursim paraje per popullin dhe shtetin. Eshte nje e mire e pergjithshme

            1. yllka says:

              te lumte Ed. Je vertete fantastik

            2. Niku says:

              O njerez thirrini trurit se nuk rregullohet ekonomia nga biznesi fason … Shqiperia ka vite qe eshte ndare nga niveli i pages qe ofron nje biznes i tille

    2. Flavia says:

      Me ne fund nje qeverisje moderne !Modeli i mëparshmëm, bazuar tek remitancat, borxhi publik dhe industritë si ndërtimiështë ezauruar dhe për këtë jemi sot dëshmitarë të gjithë

      1. limoni says:

        Me ne fund do kemi nje rritje te punesimit me mbi 100’000 njerez.

        Keto jane politika te shendetshme. Me vjen mire qe erdhi kjo dite

        1. Elsa says:

          Fondi i punësimit për industrinë e përpunimit në fund të këtij viti do të jetë deri 5 milionë dollarë..

          Bravo per gjithcka

          1. Andi says:

            mesa kuptova, do kete Rritje me më shumë se 80% në eksporte brenda 3 viteve (në 900 milionë euro eksporte)

            1. Vespa says:

              Suksese. Eshte nje nevoje imediate nderhyrja ne kete drejtim

              Kjo do rrise sigurine dhe punesimin

    3. sandri kuko says:

      kjo pakete na mbush me shprese per te ardhmen ! jemi me syte nga Edi Rama qe na ben per dite e me krenar

  2. doda says:

    mezi po presim panairin per tu njohur me vendet e punes ! jemi plote shprese per nje te ardhme europine ?

  3. ramastan dhe tritolistan. says:

    tash fasonet jane te detyruar te fusin kepucet dhe kemishat ne droge per eksporte.rama pa ju marre 20 perqind dhe meta 20 as nje kepuc nuk e shesin a prodhojne.me lekure ngjale tash kepucet kane me dale.

  4. eksperti says:

    nuk mora vesh asgje cfare do te behet

    1. - homeri- says:

      — si nuk e koptove …keta fasonet kane punesuar ca skllever dhe i paguajn 100 euro ne muaj , por karkojne te rrisin me shume fitimet e tyre … atehere qeveeria nen presionin e kryehajdutit META qe ka marre vota nga puntoret e detyruar nga keta fasonet , vendosi te ule taksat , pra tu rrite fitimin , pa menduar aspak per ata 100000 puntore qe robetohen si skllever……..

  5. Ekonomisti says:

    Per ata qe mendojne tej ngjyrave partiake kjo industri nuk sjell aspak rritje ekonomike, por vetem i heq barren e premtimeve elektorale Per punesimin Edi Rames.
    Kjo lloj industrie mbeshtetur tek kosto e ulet e fuqise punetore nuk prodhon vlere te shtuar, pra nuk sjell produktivitetin ne ekonomi. Gjithashtu facon mbetet teresisht i varur nga tregu nderkombetar, pra nga cdo krize boterore. Ky eshte modeli i ri ekonomik i qeverise? Pra me pak fjale shqiptareve po u propozohet nje punesim me rroge minimale.
    Turp per kete gjetje, te pakten mos e promovoni kaq shume mediatikisht

  6. kapedani says:

    Po behesh edhe Ti si Sali Berisha. Pse? Sepse aty komandon mafia me ne krye sal ilir floriri

  7. Vlora says:

    Industria e sklleverve modern Europian, me ne fund po gjen mbeshtetje nga qeveria Shqiptare. Ekonomia Shqiptare do te pesoj nje “ngritje” te madhe nga shfrytezimi i krahut te lire te punes te sklleverve modern ne Europe, te cilet quhen Shqiptare.

  8. Mergim tari says:

    MOS HARRONI

    24 PRILL

    DITA E VESHIT !!!!!!!!!!!!!!!

    DUHET FESTUAR

  9. ***** says:

    Ketu vjen era tum.

    Punojne shqiptaret ne fasone me krah per 1 rroge minimale me makinerite qe vijne te prodhuara nga jashte.

    Punojne fermeret shqiptar me teknologjine qe vjen nga jashte.

    Importohet industri e rende dhe eksportohen prodhime bujqesore dhe mbathje.

    Per 1 makineri te marre nga jashte, duhen shume vite pune per te shlyer borxhin qe eshte marre per ta paguar.

    Lenda e pare per krijimin e industrise se rende perdhunohet me ane te koncesioneve qe u jepen kompanive vampire.

    Shpetimi i Shqiperise varet ne investime qe prodhojne industrine e rende brenda vendit. Ai shtet qe favorizon keto lloj investimesh ai eshte shtet mik me Shqiperine.

    Bizneset e fasoneve, patatinave, koka-koles dhe ushqimoret ne pergjithesi qe vijne ne Shqiperi per te perfituar prej mungeses se ligjeve qe kane te bejne me ekologjine, te drejtat e punetoreve….; duket sikur jane zgjidhje e momentit, po ne larg-pamesi jane problem me vete.

    1. ***** says:

      Megjithate, urime dhe suksese atyre punetoreve qe do fillojne te behen pjese aktive e shoqerise duke u angazhuar ne keto lloj veprimtarish, pasi si do qe te jete ne fund te fundit me mire nje pune ne fasone sesa pa pune fare.

  10. tourkofagos says:

    e mor ”vatan” kerkon te mbahesh ne kembe duke qepur…..breke!!
    nje pune qe ne gjithe boten behet vetem nga siriane,turq,pakistaneze me se fundi edhe nga gyzele……………!!!

  11. benbenedeti says:

    Ekonomisti me siper e thote taman sikur eshte.as paret ebukes per nji muaj nuk jua japin e din boll mir shoqnia shqiptare.nfakt bjeri lapsit ithojn 100 mije vota ma shum per edi ilir meten.ishalla theni qafen o muta bashke me ata te pd

  12. benbenedeti says:

    Ej ju qe po ju qrsh ftyra per ket lajm te tipit min me sahat hajdeni punoni arat e mija e po jua paguj diten e punes bajagi mir,psh 1000 lek te vjetra ose nuk po di se sa i takon me naj pare ma te cvleresume me jua pagu me milona.e besoj se do u zvoglote papunesia shuuuuume.taman popull pleh.i bani mutit marshallah.legena

  13. Vladimir says:

    Eshte e vetmja menyre per tu pasuruar edhe Edi Rama me nje mije hajdutet e tij se do vjele qerate 1 € per meter qatror me pak se ne Afrike dmth .
    Por gjithsesi shfrytezimi i sklleverve per pasurim nuk eshte nje teori e tije po antikisht e provuar .
    Po keta politikanet tane nese mund te quhen te tille nuk jane prej mishi e as shpirt nuk kane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje