Elbasan/ Zjarr në banesë, shkrumbohen nëna dhe biri 7 vjeç

21 Prill 2014, 08:19Politika TEMA

Nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët mesnatën e së të dielës .

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Brigada e 17- Sulmuese”.

Viktimat janë Lumturi Basha e moshës 30-vjeçare dhe djali K. Basha 7-vjeç , të komunitetit rom.

Nga flakët është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë edhe kryefamiljari, Edmond Seferi.

Për të shuar flakët janë dashur dy zjarrfikëse. Edhe banorë të zonës kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë për të shuar flakët, por ka qenë e pamundur.

Sipas policisë, shkak i zjarrit mund të ketë qenë soba me dru.

Fakti që banesa ishte improvizuar me dërrasa, kartona dhe llamarina ka favorizuar shumë shpejt përhapjen e flakëve dhe gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash.

Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në lagjen ku jetojnë banorë të komunitetit rom.

3 komente në “Elbasan/ Zjarr në banesë, shkrumbohen nëna dhe biri 7 vjeç”

  1. Shpresa says:

    Trishtim pa fund teksa degjon lajme te tilla dhe revolte teksa shikon ATA, grabitesit e milionave qe kane ardhur ne mer te ketij komuniteti fatkeq. Ngushellime familjareve…

    1. bimi says:

      Me cdo 10-15,000 euro qe i vidhen romeve mund te ndertohet nje shtepi pak a shume per te qene; jo luks, por te pakten jo derrasa dhe karton. Mendoni sa dhjetera milione euro jane vjedhur gjithe keto vite, do te ishin zgjidhur perfundimisht hallet e romeve. Turp per gjithe politikanet dhe OJQ-te qe gjasme merren me problemet e komunitetit rom…

  2. elbasani says:

    Me vjene shume keqe moje lume shpirti te shkofte ne parajse e di qe keni vuajtur shume si familje dhe kame pasur shume respekt per familjen tuaj por ja kjo eshte jeta pse I thone mose u mba cfare je mose u mba cfare ke sepse asgje nuk marim me vete me vjen shume keqe per ty tamam si per motren time zoti te dhafte qetesi shpirterore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje