Pashkët/ Politika uron për më shumë siguri, dashuri dhe reflektim

20 Prill 2014, 14:35Politika TEMA

Politika uron besimtarët e krishterë, ortodokës dhe katolikë,për festën e Pashkëve. Pas vizitave të bëra me këtë rast në kishën ortodokse dhe katolike, përfaqësues të politikës kanë shmangur komentet e ditës duke shprehur mesazhin për më shumë dashuri, reflektim.

Krytari i Kuvendit Ilir Meta në prononcimin e tij të shkurtër thekson “sikurse dhe Zoti na deshi dhe na mësoi me sakrificën e tij, ne do të bëjmë për të tjerët atë që duam të na bëjnë. Ky është urimi për të besimtarët në këtë ditë ringjalljeje dhe gëzimit për gjithë shqiparët për pashkët”.

Ndërsa zv/Kryeministri Niko Peleshi ka uruar për festën e Pashkës nga Korça, ku ndodhet së bashku me kryeministrin Edi Rama. “Gëzuar festën e Pashkëve. Këtë ditë e përjetuam me Kryeministrin. Zgjodhëm që të urojmë nga Korça. Shqipëria ka nevojë që të rilindë”, tha Peleshi.

Urimit në festën e Pashkës i janë bashkuar edhe ministrat, Mimi Kodheli dhe Edmond Haxhinasto.  Kodheli uroi për një jetë më të sigurtë, dhe siç tha ajo, kjo të shërbejë si leksion edhe për vetë politikanët. “Kjo ditë të mund të jetë më e sigurtë, më shumë siguri, dhe që ky hendek që ekziston mes vendit tonë dhe vendeve të Evropës të zvogëlohet. Ky është leksioni që ne politikanët duhet të marrim”, u shpreh Kodheli

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto shprehu urimin e tij ndërsa e cilësoi këtë si një ditë reflektimi. “Uroj të gjithë besimtarët Gëzuar Pashkët. Është një moment reflektimi për ti shërbyer dashurisë dhe jetës se kështu bëhemi më të mirë”, tha Haxhinasto

Edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ajo e Kulturës Mirela Kumbaro kanë shprehur urimet e tyre për të gjithë besimtarët e krishterë, me rastin e festës së Pashkëve. Nikolla uroi të gjithë shqiptarët për më shumë progres dhe ecje përpara të Shqipërisë. “Le të jetë kjo një ditë reflektimi për të bashkuar të gjithë politikanët për të folur më shumë me njëri tjetrin. Për të ecur përpara me verpa, për të shënjuar progres më shumë me mundësi të barabarta, për ta parë Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, tha Nikolla

Ndërsa Kumbaro në urimin e saj vlerësoi bashkëjetesen fetare si një ndër virtytet e traditës së shqiptarëve. “Është një ditë paqeje dhe rilindjeje dhe rilindja është për të gjithë. Dhe kjo është pjesë e traditës së Shqipërisë, bashkëjetesa e të gjithë besimeve. Prandaj Gëzuar të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Kumbaro.

 

8 komente në “Pashkët/ Politika uron për më shumë siguri, dashuri dhe reflektim”

  1. arsen says:

    Qe prej 2000 vjetesh te krishteret besojne ne Isu Krisht, po ashtu edhe fete e tjera kane perhapur idete e profeteve te tyre…
    Gjithçka eshte mistike, por sebashku me njeriun lindi dhe jetoi edhe frika. Jeton edhe shpresa. Tek nje force madhore, KERKOJME SHUME SHPESH SHPETIM…
    Por zhvillimi i teknologjse se informacionit, shkenca, ekonomia dhe teknika, kane bere qe Ligjet e Zotit te zevendesohen me botkuptim materilaist dhe jo shpirteror.
    Po kjo nuk do te thote qe femijeve tu mungoje mesimi mbi fene.
    Mbi Librin me te vjeter BIBLEN.Dhjaten e Re dhe Kurhanin.
    Gjithçka ne mbeshtetje te asaj qe Ilir Meta e ka kopjuar aty: ” Mos i bej tjetrit, ate qe te tjeret nuk do qe ta bejne ty”…bazohet ne BESIMIN NE KRIJUES.
    Nuk ka rendesi se cilet jane Profetet…ZOTI ESHTE NJE!

  2. Nish Mishi says:

    kur do na uroje ditlindjen e Krishtit me rastin e pashkeve presidenti nishan bujaq koqja ?

  3. tourkofagos says:

    GEZUAR PASKA!
    XRISTOS ANESTEI!

  4. Gezimi says:

    Pavaresisht fjaleve te mira qe na thone ne raste te tilla, deklaratet jane krejtesisht ironike dhe me dashakeqesi perderisa gjerat kane ngelur ne vend, madje jane bere hapa pas! Turp i rradhes!

  5. WEB says:

    Gezuar pashket te gjitheve !!!

  6. vojsava says:

    GEZUAR PASHKET TE GJITHEVE. FALEMINDERIT ILIR META PER RESPEKTIN QE NA BENI DHE NE ORTHODOKSEVE. JE NJERI ME MJAFT VLERA

  7. edi says:

    Ne fakt politika historikisht ne na e ka dhene ushqimin shpirteror, dhe ne kembim na marre ushqimin material, keshtu qe jemi ne rregull apo..jo.
    Keshtu e ka jeta: JEP-MERR.

  8. zoti ruajte shenjterine e tij Anastasin,sdi cdo bente Shqiperia sikur te mos e kishim says:

    Jam musliman dhe kam miqesi familjare me te dyja fete.Prandaj ju uroj GEZUAR PASHKET te krishtereve ortodokse dhe atyre katolike.Por nje gje sme pelqeu mbreme kur po ndiqja mbreme paralelisht nga TVSH te dyja ceremonite ne dyja kishat e Tiranes.Gjate gjithe kohes ne meshen e kishes ortodokse thuhej Zot na ruaj Anastasin dhe numeronte dhe gjithe krypeshkopet ortodokse ruse,serbe dhe bullgare,Pavllë dhe Mihalë sikur ishin mbledhur per tu lutur per Anastasin,apo me lutjet e tilla si ruaj ushtine dhe qeverine.Si nuk degjova ruaj popullin dhe njerezine.Nuk e them per patritiozem apo per te perzier muhabet por Zoti eshte i te gjitheve dhe prandaj eshte edhe pak shqiptar,vetem se mbreme ishte vetem ortodoks grek,rus,serb dhe bullgar.Dhe sinqerisht sme erdhi mire,pasi kete e lexova sikur gjithe ortodokset ne Shqiperi nuk jane Shqiptare.Ne radhe te pare pare jemi shqiptare,pastaj shqiptare shqiptare muslimane,katolike,ortodikse apo bektashinj dhe jo e kunderta.U zgjata pak,ju kerkoj ndjese.Sikur te gjitha te mira te kishte bere Berisha gjate ketyre 24 viteve,vetem legjitimimi i Anastasiut krypeshkop i kishen shqiptare i shumezon me zero te mirat e tij.Ju lutem postojeni komentin.Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje