Servet Pëllumbi: Emërtimet “senatorë” e “të urtë” janë tallje

20 Prill 2014, 13:29Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi, JAVA

Ndryshe nga e shkuara, kur në krye të grupimeve politike kanë qenë politikanë me stazh të ngjashëm, përballja Rama-Berisha duket sikur e thyen këtë rregull të pashkruar. I pari konsiderohet ende “i ri”, kurse për të dytin thuhet se kurba është në rënie. Si qëndron raporti mes brezave në politikën shqiptare?

Në përgjithësi, çështja e harmonizimit të brezave në politikë, në qeverisje, në shkencë dhe në lëmenjtë e tjerë të jetës, ka qenë dhe mbetet një problem i përhershëm njerëzor që kërkon bon-sense, mençuri, shkallë të lartë përgjegjësie dhe kulturë demokratike. Episode të konfliktit të brezave kemi hasur, por për mendimin tim do të ishte gabim që “përballja Rama-Berisha “të quhej konflikt brezash! Si në këtë rast, madje dhe në atë “Basha-Berisha” brenda PD-së, bëhet fjalë për berishizmin si politikë e sundim klanor, që nuk do t’i lëshojë pozitat sepse qenien në krye të një politike agresive e revanshiste e ka kthyer në çështje ekzistenciale, për vete dhe familjen e tij. Pa këtë “konstante” çdo analizë politike do të ishte e mangët, për sot dhe për të ardhmen e afërt.

Për ta sjellë këtë temë brenda PS së sotme, si ndjeheni kur flitet për “senatorë”, “të vjetrit”, etj., brenda partisë? Si po e menaxhon partia ku keni qenë figurë e rangut të parë për shumë vite, stafetën e brezave?

E njëjta temë e shtrirë brenda Partisë Socialiste ka pamje e dimensione të tjera. Veçse edhe këtu nuk është aq problemi, se nuk janë harmonizuar brezat, njerëzit me kontribute me të rinjtë që natyrshëm hyjnë në parti, apo marrin detyra të ndryshme në qeverisje, a në administratë. Çështje të tilla do të ketë vazhdimisht. Themelore, më duket mua, është zgjidhja e çështjes që ka të bëjë me natyrën e Partisë dhe me mënyrën e funksionimit të saj. Dhe, kjo sot nuk është thjesht çështje vetëm e PS-së, por e të gjitha partive shqiptare. Madje, çështje e partive në përgjithësi.

Realisht, para zgjedhjeve të 23 qershorit u bënë disa hapa edhe në këtë drejtim. Nuk i kam paragjykuar kur u bënë, por tani mund t’i gjykoj, sepse e shoh që nuk është bërë ajo që duhet, sepse shoh që ato kanë ndikuar negativisht, aq sa krijohet përshtypja se tashmë PS, me strukturat në bazë, asambletë në qendër e në bazë është shndërruar në një fiksion. Po t’i shtosh kësaj edhe mungesën e transparencës nga drejtuesit e partisë në qendër, çështja në fjalë bëhet edhe më serioze!

Afërsisht të njëjtën gjë do të thosha edhe për konceptet “të vjetër”, “senatorë të PS-së, “Të urtët e PS-së”, etj. Dikur “të vjetrit”, d.m.th. ata me stazh më të gjatë në parti e me kontribute të spikatura, u quajtën rëndom “xhaketa të vjetra”. Me që kjo nuk u prit mirë u emërtuan “senatorë”, “të urtë”. Më duken sinonime e tallje “luajale”, për të mos thënë mashtrime. Jo, jo në parti nuk mund të luhet kështu! Aq më tepër kur ajo ka marrë përsipër përgjegjësinë e qeverisjes në një periudhë krize.

Si po e qeveris vendin mazhoranca aktuale?

Edhe pse ka kaluar afati prej 100 ditësh, të domosdoshme për qeverinë që të formësohet e të nisë nga puna, afat që në praktikën botërore përdoret për inkurajim e mbështetje, jo për kritika, unë e kam të vështirë një analizë të mazhorancës qeverisëse. Di që ka siguruar një mbështetje ndërkombëtare solide: do të veçoja vizitën dhe mbështetjen gjermane; marrëveshjen me FMN-në që do të nxjerrë vendin nga kolapsi financiar; premtimet e shumicës së vendeve anëtare të BE-së për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat; diskreditimin e krerëve të opozitës shqiptare, që po përpiqen të sabotojnë në çdo hap Qeverinë Rama. Në këtë kuptim, mendoj se mbështetja dhe inkurajimi i qeverisë duhet të prevalojë në raport me kritikat.

A mendoni se aleanca PS-LSI është një koalicion afatgjatë, që do të sigurojë një qeverisje të qetë edhe për shumë vite? Apo forcat e brendshme dhe interesat e ndryshe, mund të sjellin çarje në të ardhmen?

Nuk do të doja ta vlerësoja koalicionin PS-LSI mbi bazën e koncepteve “afatgjatë” apo “afat shkurtër”, por duke marrë për bazë realitetin e tanishëm nëse ai është i dobishëm dhe i qëndrueshëm. Mendoj se ky koalicion mund të quhet i tillë, pra i dobishëm për vendin dhe i qëndrueshëm. Këtë e mbështes në ngjyrën e njëjtë politike, në programet politike gati të njëjta, si dhe në marrëveshjet konkrete midis tyre, të cilat mos qofshin thjesht “marrëveshje xhentëlmenësh”! Madje kam shprehur një mendim kohë më parë, që parti të tilla nuk ka pse ta quajnë të pamundur një unifikim të mundshëm në kuadrin e ndryshime që po sjell koha në caqet e partitologjisë bashkëkohore.

10 komente në “Servet Pëllumbi: Emërtimet “senatorë” e “të urtë” janë tallje”

  1. arsen says:

    Profesor!
    Minxhozi dhe te tjere…..
    Diskutimi eshte i mbyllur.
    Intervista per vlerat e momentit dhe brezat, nuk ka vlere kur 50% e qeverisjes i takon LSI-se
    Nje gje eshte mese e kjarte,
    ASHTU SIC KA SENATORE NE KRYESINE E TIRANES, KA SENATORE DHE TE URTE EDHE NE KONISPOL E VERMOSH
    Boll i genjyet njerzit me politiken gazetarske dhe show te perseritur majtas-djathtas!!!!.
    AFISHONI PROGRAMET E MBLEDHJEVE TE KRYESIVE TE PARTISE!
    THERRISNI EDI RAMEN TE JAPE LLOGARI DHE TE ZOTOHET ME AFATE!
    MBLIDHNI ANTARESINE DHE RREGJISTROINI NE RREGJISTRIN KOMBETAR TE ANTARESISE!
    Ju nuk dini sot e kesaj dite sesa ANETARE keni ne PS….
    Ky eshte mesimi qe duhet te nxirni nga fjalet e Prof. Servetit

  2. ww says:

    Nuk na the asgje te vertete ,asgje konkrete ,flet si pas
    Mesimeve Marksiste -Leniniste ,
    Koha do ti zbuloje vete keta Rilindas Komuniste

  3. Une jam, ti je. says:

    nE MAZHORANCE SOT PER SOT ESHTE lsi-JA E iLIR metes. Te tjerat jane brrockulla.

  4. shpetim says:

    Titulli i artikullit nuk perkon me permbajtjen.
    Z.Pellumbi i ben bisht pyetjeve qe ben Minxhozi, duke e defermuar pergjigjen.
    Por ne thelbin e vet intervista e dhene eshte nje lloj mbeshtetje per Qeverine.

  5. Uji i ftohte says:

    Shume i ,urte,eshte,kur ja futi thelle Rama qendronte si pule,tani e mori vesh se cka kandodhur me te.

  6. MILI says:

    Sa per te ardhur keq per disa komentues per menyren e arsyetimit. Cdo njeri ka mendimin e tij dhe jo dikush ja futi kujt . Sa per professor Pellumbin nuk ka qene ambicios per pushtet. Ai pati nje karriere politike te shkelqyer ,analizat e tij te trajtuara ne librat e e botur me se fundit tregojne qarte se sa I matur dhe realist eshte treguar . A mund ne ti shikojme me largpamesi dhe pa urrejtje personale?

    1. Blero says:

      Ajo pervoje e gjate moshe e karriere nuk I kane sherbyer professor it te bej analiza racionale.shfaqet si militant I se majtes se bashkuar megjithe perpjekjet per ta fshehur me lajle-lule.

    2. Blero says:

      S’ma lejuat komentin e tani think eshte perseritur.

    3. Blero says:

      Thjesht prof.po shfaqet si militant.S’ka lidhje me analize racionale.

  7. Për në @Tepelenë says:

    Po për atë 10% që krenohem që bëjë pjesë nuk i përmendin fare këta lloj profesorë. Ose majtas ose djathtas është opinionin politikë i manipuluar nga klasat partikratike. Populli u lodh e nuk i besojnë më askush. Shpresoj sinqerisht ajo 10% e atyre që se japin votën midis tyre edhe unë të ritet në vijim, le të votojnë njëri tjetrin qysh bëjnë dallavera edhe shijojnë ngjela nëpër takime luksoze me marrveshje antikombëtare nuk meritojnë votën time edhe atë 10%. Analizën time e bëra e që sjame profesorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje