Amnistohet çështja e ‘votave të Korçës’ në lidhje me akuzat për blerje votash gjatë zgjedhjeve lokale. Të gjithë personat të cilët ishin të akuzuar për përfshirjen në skemën e blerjes së votave, nuk do të ndiqen penalisht.
Prokuroria e Korçës ka bërë sot me dije, se amnistija e shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave përfshin edhe këtë kategori, duke qenë se bën pjesë në veprat penale që dënohen deri në dy vite burg.
Neni 325 i kodit penal për të cilin akuzohen personat e përfshirë në skandalin e zgjedhjeve dënohet nga gjobë deri në dy vite burg, raporton “Ora News”.
Megjithatë, po kjo amnisti përjashton të dënuarit për veprën penale në fushën e zgjedhjeve, por interpretimi që personat e akuzuar nuk janë dënuar ende, i përfshin këta në pikën përgjithësuese të parimit te përgjithshëm që përfitojnë të gjithë ata që kanë kryer vepra penale me dënim deri në dy vjet.
Bravo…cuna ?
Korrupsioni fillon nga votuesit,shesin voten(by.hen),pastaj kryetari bashkise,kryeministri,deputeti fillojne te vjedhin per ti nxjerr leket e zhpenzuara per blerjen e b.thes,pastaj vjen reciklimi,…
PER “SHIT-BLERJEN E VOTAVE”.