Një 25- vjeçar u arrestua në Lezhë, pasi dyshohet për abuzim seksual me një 13- vjeçare.
Policia arrestoi Agim Maliqin, nga Shëngjini, pasi ai kishte marrë në banesën e tij 13- vjeçaren me iniciale B.L.
Prindërit e vajzës së mitur kanë shkuar në banesën e 25- vjeçarit dhe kanë pasur një sherr.
Pas mbërritjes së policisë, Maliqi tha se kishte ndërmend që të martohej me vajzën.
Ai tha se kishte një vit që ishte njohur me vajzën.
Vetë e mitura tha se ai i kishte premtuar martesë, por kur e mori në shtëpi, e përdhunoi.
Për këtë arsye pritet që 13-vjeçarja t’i nënshtrohet vizitës së mjekëve, për të përcaktuar nëse mbi të është përdorur forcë apo jo.
Gjithsesi, mbi 25-vjeçarin Agim Maliqi rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale me të mitura”.
Tani lete martohet …
ose te klikoj ketu nqs do
http://dielli.al/lajme.php?id=53337&k=177
kafshe na paske mesuar fjalen martese, me ke do martohesh me foshjet, ku nje ne afganistan, o i degjenerum
Si duket edhe ky kafsha jone ,po “frymezohet” nga vellezerit arab
http://elacorazado.com/irak-sera-el-primer-pais-en-legalizar-el-matrimonio-con-ninas/