Së fundmi janë shtuar raportimet për rritje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria, që mësyjnë në Gjermani.
Gjermania duket se do përgjigjet këtij shqetësimi, duke i kaluar pesë vendet e Ballkanit në listën e vendeve të sigurta të origjinës.
Kështu, Shqipëria, Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi do kalojnë shumë shpejt në këtë listë, raporton Spiegel.
Kjo do të thotë se azilkërkuesit nga këto shtete nuk do mund të përfitojnë azil.
Tani procedura e ekzaminimit të kërkesës së tyre do jetë shumë më e shpejtë dhe pa ndonjë thellim.
Spiegel shkruan se nga 22 mijë azilkërkues nga Ballkani, vetëm 60 vetë kanë qenë të suksesshëm.
Por organizata Pro Azil kritikon një plan të tillë.
Ata thonë se kjo do të thotë se ata nuk do merren seriozisht me çështjen e të drejtave të njeriut.
Shumë shpejt qeveria gjermane do shpallë vende të sigurta të gjitha vendet në botë, përveç Zvicrës, prej nga vijnë shumë pak azilkërkues.